Ngjela pyet: Pse ishte aq i trembur Berisha sot?

25 Qershor 2014, 17:35Politika TEMA

Spartak Ngjela shprehet se ish-kryeministri Sali Berisha është i trembur pas marrjes së statusit, sepse Europa kërkon ndëshkimin e keqbërësve dhe atyre që kanë abuzuar me shtetin.

Dhe, sipas Ngjelës, Berisha del dhe akuzon Ramën. Por, Ngjela thotë se ndëshkimi kërkohet nga Europë.

Sipas tij, në rast se Rama nuk ndëshkon korrupsionin, atëherë Berisha ka për ta marrë me vete.

“Statusi ka krijuar pështjellim në mendjet e sëmura orientale shqiptare. Ndoqa për pak çaste Saliun që shfrynte kundër Ramës, a thua se ishte Rama shkaktari i shkallmimit të ëndrës së tij orientale për Shqipërinë. Vërtet mendon ky njëri se mund të ndalojë rrjedhën përëndimore të Shqipërisë?

Pse ishte aq i vrarë në fyturë Saliu? Për dy arsye: e para që hyrja në Perëndim nëpërmjet BE, është kundër konstiutucionit të tij antiqytetërim, njëlloj si Enver Hoxha, sepse realisht këtu janë takuar me njëri-tjeterin; dhe, e dyta, sepse tani Berisha ndien frikë për abuzivizmin e tij.

 Europë e Bashkuar kërkon ndëshkimin e “keqbërësve qeveritare dhe kryeministrave”, dhe ai e kupton se në këtë qark të njohur të krimit në Shqipëri përfshihet edhe ai vetë. E tradhëtoi frika me anë të inkoshientit të tij: Saliu iu doli në mbrojtje gjyqtarëve, “sepse këta i kishte goditur Rama”. Jo, ata nuk i ka goditur Rama, por Bashkimi Europian si politike kushtesh për Shqipërinë. Atëherë, si mendoni ju, s’e di Saliu këtë fakt? Shumë e thjeshte, duke mos i rënë dot Fyles dhe ministrave të BE-së që kërkojnë drejtësi dhe ndëshkim në Shqipëri, i ra Ramës. Por Rama ka përcjellë fjalët e poltikës së BE-së për Shqipërinë.

Aaa…këtu fle lepuri: Berisha është i trembur. Tani ai kërkon vërtet mbrojtjen që do t’i vijë nga gjyqtarët e korruptuar, të cilët nuk i ka atakuar Rama, por politika perëndimore; në një kohë që Rama deri tani s’ka bërë asgjë në lidhje me korrupsionin e gjyqësorit në Shqipëri. Në fakt kjo ka qënë lidhja: një korparatë e vërtetë kriminale: “Une abuzoj me qëverisjen, ju heshtni ose mbyllni çeshtjen; Juve abuzoni me drejtësinë,pasurohuni duke e shitur atë, sepse unë nuk iu ngas apo ngacmoj me shumicën parlamentare Prokurorin dhe Presidentin e Republikës. Por, ndërkohë, balanca është prishur; dhe kjo tregon edhe prishjen në fytryrë të Saliut. Po Rama? Nuk mund të themi ende se ka apo nuk ka forcë që të vendosë moralitetin në Shqipëri.

Por, edhe diçka: e dëshiron Rama vendosjen e drejtësisë shoqërore në Shqipëri? Kjo mbetet për t’u parë. Por kjo është domosdoshmëri: do apo nuk do Rama, di apo nuk di Rama, e rëndësishme është të dihet se shqiptarët do ta vendosin moralitetin, sepse tani që u futën në Oborrin e Bashkimit Europian, është politika europiane e këtij Bashkimi ajo që da ta çojë deri në fund dëshirën shekullore të shqiptarëve për moralitet në qeverisje dhe për drejtësi shoqërore. Le të presim këta muaj për ta kuptuar të ardhmen e afërt, sepse Rama, nëse do të qëndrojë pasiv si deri tani, me fjalë që s’kanë lidhje me drejtësinë dhe moralitetin, lumi që pritet të marrë me vete Berishën dhe kompaninë e tij, mund të marrë me vete edhe vetë Ramën”, thotë Ngjela.

48 komente në “Ngjela pyet: Pse ishte aq i trembur Berisha sot?”

  1. lavirja e bulevardit says:

    nuk e pame Avokat, se ai ka kohe qe vet’ flet, vet’ degjon e vet’ u beson brockullave, qe nxjerr nga goja.

    1. neda says:

      Avokat Ngjela eshte nje pasuri e ketij kombi, ai duhet te ishte patjeter pjese e ekzekutivit shqiptar, vete ekzekutivi shqiptar ka nevoje per ngjelen, te vjene per te qeshur kur shikon disa ministra ordiner dhe Ngjelen ne periferi te tyre, kjo nuk eshte e drejte, por nga te aftet cdo qeveri ka frike, Z.Ngjela ka plotesisht te drejte, ai as shitet dhe as blihet nga politika dhe televizionet,si servila te politikes.

    2. matteo says:

      edhe ca gazetaruce, qe degjojne me goje hapur vetem brockulla pa fund..

    3. Marko Boçari says:

      Ngjela 4 PRESIDENT

      Jasht kamarieret nga drejtimi i shtetit

  2. Xhaja says:

    Avokat !!!! Per sali qenin te lumte goja s’te heq asnje presje por per RAMEN gabon , keshtu fole pak me pare edhe per vullnetin e tij per Lazaratin , por koha foli ndryshe .

    1. elinor says:

      O Xhaje, po te jete se gabon Ngjela atehere fitojme ne; por, si t’ia bejme nqs Ngjela ka te drejte?!

      1. pats says:

        @Elinor je I modh,hats off per pergjigjen me te mprehte,respekt!

        1. kaurri says:

          pytje rrufe.Sa e mrehte nga 1-shi gjer ke 10-ta

    2. xHEVDETI says:

      O Xhaje me mire te shikosh te zesh ndonje vend ne Tufine ose Sharre se nuk i thuhet ish presidentit qen, prandaj zer vrapin se je vone

  3. Derrkuci says:

    Ik o spurdhiak se ti per karrier ringjall dhe rivret baban tend, veteem e vetem te behesh pak minister, te njohim dezha,,

  4. beni says:

    MORALITETI ne shqiperi vendoset kur saliu te denohet nga drejtesia per vrasjete 21 janarit,gerdecit,shitjes te interesave kombetare ne rastin e mareveshjes me greqine,korrupsionin ne gjykata-prokurori-qeveri-administrate.

    1. Halla e Tourkofagosit says:

      Moraliteti vendoset edhe kur Ilir Like Meta jep llogari per zullimet e tij e shkom per diete ne nje qeli burgu.

      1. Pijaneci says:

        Dale ngadale vjen behari, or cun i ri. Kapen mollet poshte, pastaj ato siper. Mendo perpara se leshon.

  5. Kendveshtrim tjeter says:

    Ate qe tha BE-ja per drejtesine,Ngjela e ka kerkuar me ardhjen e maxhorances ne pushtet.
    Arsyet e voneses dhe pasivitetit mbase do ti shpjegoj koha !
    LSI-ja me gjithse drejton M.Drejtesise,duhet te shprehet per reformat e thella qe na presin.
    Eshte normale te shqetesohet “Lazarati” per reformen ne drejtesi,ajo do kerkoj hetim parlamentar,per gjyqtaret qe do ndjekin ceshtjen.
    Mbi Berishen rendojne nje mal me akuza,sistemi i drejtesise i kapur prej tij,ka bere “mbrojtjen” me te suksesheme deri tani.
    Kursesi ai nuk do jete dakort,nuk jep as “konsensusin” per reformat,por nuk do presim ti bien bolet dashit.
    Shqiperia nuk do mbetet peng i E.Hoxhes & S.Berishes !

  6. fieraku4u says:

    O AVOKAT, DO BENI MIRE TE MBESHTESNI RAMEN NE RRUGEN E TIJ PER PERMISIMIN E SHQIPERISE. SE NUK DO JET E LEHTE.

    NUK BEHEN TE GJITHA NE NJE DITE. PUNET E MIRA BEHEN ME NGADALE.

    TANI QE LAZARATI MORI FUND DHE POLICIA U FORCUA EDHE ME SHUME, E KA RADHEN DREJTESIA. GJATE GJITHE KESAJ KOHE RAMA KA PRITUR APROVIMIN E EVROPES PER TE RIFORMAUAR DREJTESIN SHQIPTARE.

    EDHE MBESHTETJEN E MORI NGA TAKIMI ME MERKELIN NE GJERMANI. KOKAT DO FLUTUROJN SE SHPEJTI AVOKAT.

    JU THEM ME PLOT BINDJE QE VET PROKURORET EDHE GJYQTARET E KORRUPTUAR DO SPIUNOJN NJERI TJETRIN PER TE SHPETUAR.

    PRANDAJ SALA DEL EDHE BERTET SI I CMENDUR.

  7. populli says:

    Avokat, jo jo, Saliu duhet futur ne burg, ndersa Rama duhet perkrahur. Deshira dhe punet e tij flasin per nje Shqiperi drejt Europes.

  8. Petrit T. says:

    Avokat, te kujtohet Konfuci se c’thoshte? “Nuk kam njohur deri me sot njeri qe t’i pranoje fajet e veta…Te gjithe ia percjeelin te tjereve”. Fryma perendimore, roli i “oborrit te Bashkimit Europian” jane per t’u pershendetur, natyrisht dhe frika qe profesionisti ka dalluar te SRB-i etj. Po cuditerisht, si orakull, ke te njejtin perfundim me Lulushken: ai me kercenimin STANDART: PROTESTAT, po dhe ju…Pikerisht ketu ngjani si dy pika uji me Lulushken (madje here-here edhe me Blushken e ri), te tonet paralajmeruese, kercenuese, antidemokratike, madje antiperendimore (qe te krijon mundesira e hapsira, te le edhe kohe per t’i ezauruar etj, etj). Pamundesine e mosarrestimit te SRB-it, me Lazaratra neper kembe (nenkupto edhe Gatrat neper kembe)me teper se kushdo tjeter ju e kuptoni. Kyceni mllefin (kacekun e mllefit momental) dhe do te jeni me i qarte. Te njejten gje kam bere edhe une, qe prej 9 vitesh endem pa pune, po ky koment dhe te tjerat nuk jane ushqyer nder kaceke zemerimesh, prishaqejfesh etj. Ftesa per te marre statusin e nepunesit nuk eshte NOMINALE, o avokat! Na drejtohet te gjitheve!…

    1. vishja plot says:

      jam dakord

  9. faleminderit BE says:

    hahahah po normale, Sala tashi do futet ne burg se kete duan ata te Europes te ndeshkohen te korruptuarit…http://goo.gl/20QbRt

  10. Cte duhet? says:

    Ngjela ka shume te drejte per gjithshka thote ne kete rast.Rama nqs do vertete te hyje ne histori e ka shansin TANI.

  11. sokol says:

    Mire me srb e dime se ca duhet te behet po me ilir meten ca do beni ju parashikuesit

    1. vishja plot says:

      C’fare viti jemi?..2014. Kur u transformua diktatura e Enver Hoxhes ne antishtet te Sali Berishes???…Pothuajse 22-23 vjet me pare. E qelbi ne qelize Berishizmi shoqerine shqiptare, e semuri. Infeksioni nuk iken kollaj, do kohe. Une kam besim se me ecurine e sotme, maksimumi per 2-3 vjet do shohim ato ndryshime themelore ne drejtim te nje shteti te se drejtes. Le te durojme pak, por njekohesisht te mos pushojme si kerkuari pushtetit te sotem

  12. DREJTESI E MUNGUAR! says:

    O Ngjele…e njef RAMEN ti apo jo, e ka makinen pa marsh indjetro! Nuk i harron levat e SRB ne koke? Shko kontribo, leri pordhet sikur cfar po na thuaj. Me kete opozite…… 12 vjet k/minister e ke RAMEN.

  13. e verteta says:

    Po te jeni pak te qete dhe vizionare, edhe Likja eshte i ndergjegjshem per ato qe ka bere dhe se nje dite duhet te pergjigjet, por puna e forte qe duhet te beje tani do flasin gjithmone ne favor te tija.Edhe ai e di se iku vapa me gushtin thote populli fukara.Tani shqiperia ka halle me te medha se ato te Likes.
    Te pakten une keshtu mendoj dhe gjykoj tani per tani.

  14. shpatar says:

    Kam qe nga 97 qe degjoje te ndeshkohet Saliu.Mos me keqkuptoni nuk jam avokat ta mare ne mbrojtje.Ne si shqiptare nuk shpetojme po u denua Saliu.Iku koha kur denimi i Perandorve apo Mbreterve ndyshonte rrjedhen e fatet e popujve .
    Fenomeni Sali duhet te vere ne mendjen e politikebersve arsyet kryesore pse ndodh dhe keshtu .Ne nuk jemi pa eksperienca por nuk dime te realizojme ato qe na sherbejne per te patur nje shtet mbi baza rreptesishte te ndeshkueshem .Saliu eshte e keqja me e vogel qe eliminohet vetem me nje nen ne Kushtetute .Sic kane vepruar e veprojne shtetet me stabilitet shkullor .
    Ne Amerike ,Evrope e Azi popujte nuk vuajne se kush do ta drejtoje por se si funksjonon shteti .
    Obama u zgjodh President per here te dyte se populli amerikan nuk pa tek personaliteti i tije defekte si politikan .Ne si per cudi edhe kur shohim shemtira e rizgjedhim perseri .Pse????? Se ja lejon Kushetuta.
    Cfardo qe te beje Rama me Drejtesine nese nuk revizjonohet Kushtetuta qe,te flasi vetem me nje gjuhe,te denoje pa hezitim skandalet,ne nuk do te behemi ndonjehere shtet .Ne Kushtetute te thuhet te thuhet troc :Nuk ke te djete te zgjidhesh nese je me prejardhje katundar ,me biografi te dyshimte ,kur tregon se ndeshkon popullin ne cfardo rrethane,kur favorizon pjestare te familjes apo te lidhur me te.Kur krahinen tende, duke e favorizuar, ta kthesh ne pike mbeshtetje per pushtet e qellim sundimi.Nese rrezohesh nga populli me revolte te mos kesh te drejte te rizgjidhesh.Kur shet atdheun te kalbesh ne burge .E shume te tjera qe jane fushe e specialistve per tu thirrur mendjes .Kete e bene zoti Ngjela !!!!
    Nuk duhet pritur qe ta citoje Evropa per te vepruar.Ka aq shume pune ne duar tona qe ta zbusim sa ti zbusim sa me shume kshillat e te huajve .Ne e dim ku na pikon shtepia dhe asnjehere nuk eshte vone per te vepruar .Do te preken.Eshte njesoje si i zoti i shtepise kur ndodh nje vaki.Hidherohet qe i largohet nje i aferm nga pakujdesia por ve mend qe te mos i ikin te tjeret . Ja qe, duke u rukullisur per 23 vjete ,duhet menduar per ta ndaluar kete katraure shqiptare .Nuk eshte me situata e shqiptarve si ne kohen e Plakut Ismail ,Zogut ,Hoxhes ,Nanos e Berishes .Kaq eshte e mjaftueshme per tu futur ne rrugen e bekuar. 100 vjet nuk jane pak po te llogasisesh se jane sakrifikuar 3-4 breza shqiptaresh.Mendje ka por duhen vene ne pune.Pa mendje sot mbetesh tek shtegu i dhise .Kete e shohim cdo dite ne Kuvend qe presupozon ajken e popullit shqiptare.Nje banalitet qe as tek tregu i bagtive nuk e gjene.

  15. ILIRET says:

    Bravo Avokat. Duheni pershendetur per inteligjencen tuaj. Megjithese fjaleve tuaja nuk ke se cfare ju shton, une do te thoja se Shqiperise ne kushtet aktuale i nevoitet patjeter nje EULEX.
    Vetem atehere ne do te zgjohemi ne mengjez dhe do te degjojme se jane arrestuar Sali Berisha, Lulezim Basha, Arben Imami, Fatmir Mediu, Ritvan Bode etj.
    A e pate ne Kosove? Drejtesia e korruptuar liroi Ujk Rugoven, djalin e Dhelper Rugoves, te cilin EULEX e kishte arrestuar dy muaj me heret. Mirepo EULEX, nuk e la as te futej ne shtepi. E arrestoi perseri.

    1. xHEVDETI says:

      Ti qenke nje kokerra e debilit qe nuk e paske shokun , po si nuk qelloj te pakten qofte edhe nje emer qe ke deshire ti per ti arrestuar nga familja rilindase. Hajde pyk shelgu hajde

  16. hakiu says:

    I nderuar avokat Un te pakten muk di e skam degjuar ndonjehere qe zoterija juaj keni bere ndonje gjygje dhe kemi mbrojtur ndonje ceshtje te madhe qe te vleresohet ne vendin tone si nje mbrojtje apo gjygj shembull per te tjere Nejse qe te mos zgjatemi Un jam plotesisht dakort me kryeministrin ku thot se Gatet e gjygjesotit jan me te rreikshem se Gatet e Lazaratit.se ato gate na kan mbytur e ngecur ne fyt si hala peshku po nuk pagove gjygj harroje .sfitove Dhe lifta kunder Gateve ne gjyjgesor do te jete e ashper dhe e gjate .Un shrtoj pyetjen Gatet e Gerdecit.te 21 Janarit.Gatet e Ilir Metes qe e shpetuan nga korrupsioni -shkaku dhe pasojat e 21 Janarit ishte vendimi i gjykates qe nxorri te pafajshem Ilir Meten-A DO TE DENOHEN VALLE GATET E PRONAVE ,GATET E ARSIMIT GATET E SHENDETESISE GATET E MINISTRIVE GATET E 25-30 PERQINDES SE TENDERAVE GATET E KRYEBASHKIAKEVE E KUMUNAREVE GATET E RRUGEVE GATET E USHTRISE A DO TE DALIN NDONJEHERE PARA DREJTESISE GATET GATET GATET ETJ E GJITJ JETA JONE ESHTE MBUSHUR ME GATE Nga do ta fillojme i dashur krueminister Jepni shembull fillo behuni i besuar filloni nga te tuajt e dilni e ripni ne thonjeza opoziten UN PERSONALISHT KAM BESIM DHE DURIMIN E DUHUR TEK JU ZOTI KRYEMINISTER

  17. STUDJUESI says:

    Analiza e Ngjeles eshte e drejte ,kjo dihet nga te gjithe shqiptaret se si eshte drejtesia ne shqiperi.Problemi eshte se Rama ka ne dore me shumicen parlamentare te reformoje drejtesine duke bere ligjet qe te votohen me shumicen e nevojshme, por shume rendesi ka pjesa tjeter te ndryshoje punen qe ben deri tani KLD-ja Prokuroria e Pergjithsme dhe vete Presidenti i Republikes.

  18. Gora says:

    Njeriu kur acarohet I djek shapka nga miza populli thot.dhe njeriu qe ka thirrur me shume ne shqipri eshte sali berisha. Po e futen Brenda ai do qetsohet por njeri sma merr mendja te behet. mjer populli shqiptar cka hequr ne demokraci ngA ky njeri.

  19. tani says:

    Martohu avokat se po te rjedhin trute.Gruaja eshte gje e madhe nuk po sheh gjysherit Edi & Linada po na pjellin me vitro 7 femije menjehere.Medet po I ngjaje te atit pa dhe Linda nje pugace duket deri sa jeton me te. vetem per pare pare pare

  20. mali says:

    Avukat.Eshte koha qe realishte dhe objektivishte duhet te mbeshtetesh perpjekjet e Kryeministrit Rama,pamvresishte ndonje qejmbetje qe mund te kesh nga ato personalete sistem korrupsionin ne Shqiperi..
    Drejte shume drejte koha per ndeshkim te Sali Berishes.
    Ndeshkim ligjor.Ka thyer ligjin,ka shkelur Kushtetuten.Ka vrare njeres te pa fajshem,ka vjedhur dhe shperdoruar pasurine e perbashket,futi me qellim te caktuar sitemin korruptiv ne Shqiperi.
    Eshte koha qe klani Berisha per veprimtarine kriminale ne Shqiperi te arrestohen .Te arrestohen sipas ligjit dhe fakteve e provave qe ekzistojne.Arrestimi i kesaj bande vendi do te clirohet.

  21. Agimi says:

    Analiza e Ngjeles eshte e drejte, por e keqa eshte se keshtu flasim kur s’na jepet pushteti qe kerkojme. Rama akoma mbetet per tu pare. Saliu akoma mundohet te luaj edhe gurin e fundit per mos futjen e Shqiperise ne Europe.

  22. mali says:

    Avukat.Eshte koha qe realishte dhe objektivishte duhet te mbeshtetesh perpjekjet e Kryeministrit Rama,pamvresishte ndonje qejfmbetje qe mund te kesh nga ato personalete
    Drejte shume drejte koha per ndeshkim te Sali Berishes.
    Ndeshkim ligjor.Ka thyer ligjin,ka shkelur Kushtetuten.Ka vrare njeres te pa fajshem,ka vjedhur dhe shperdoruar pasurine e perbashket,futi me qellim te caktuar sitemin korruptiv ne Shqiperi.
    Eshte koha qe klani Berisha per veprimtarine kriminale ne Shqiperi te arrestohen .Te arrestohen sipas ligjit dhe fakteve e provave qe ekzistojne.Arrestimi i kesaj bande vendi do te clirohet.

  23. BOGI says:

    PERSHENDETJE ZOTI AVOKAT NJE GJE DOJA TE THOJA BEN MIRE TE MARESH PERDORE CA KOKRRA TE PD E PS QE JENI TALLUR ME GJITHE POPULLIN SHQIPTARE PER KAQ VITE ME RRALLE DHE ZINI VENDIN QE JU TAKON ,,ZHDUKUNU DHE LERINI ATA QE VERTET DIN TE PUNOJNE TE HECIN PERPARA,,ZOTI I BEKOFTE TE GJITHE ATQ QE PUNOJN DHE SAKRIFIKOJNE PER SHQIPERINE,,

  24. Arber says:

    Per DREJTESI E MUNGUAR. Permend levat e SRB qe s’i harroka Rama!!!! Me vjen per te vjelle kur lexoj komente qe rreken t’a kthejne ne hero Ramen. Rama e di se kush e rregulloi dhe e di edhe pse,ne mes te bllokut te banuar dilte ne ballkon pa breke me gjithe te shoqen, sot e shoqja e ministrit te tij Blendi Cucit.I thane nje here mos e bej i thane dy e tre Rama po Rame. Pas kesaj e rregulluan dhe i thane dil prap pa breke para familjareve tone se te rregullojme me mire. Ky eshte heroizmi i Rames qe pas kesaj u zhduk si legen nga Tirana. Tjeter here komento ne gjerat qe i di!!!!

  25. shqip hesapi says:

    Mendimet e Ngjeles jane nxitje per Ramen.

  26. turi says:

    100% me avokatin.Rama po nuk reagoje,Saliu do e mare me vete.Shume mire e ke then avokat.Ta heqin Llallen dhe te vene ngjelen kryeprekuror

  27. xHEVDETI says:

    Juve paskeni probleme te njejta me ate fyçken Spiropali, qe per tu dukur e bukur te Rama e krahasoj ate me Skenderbeun, Nolin, Shekspirin etj. Nuk besoj se ja ndjene Rames, kur te gjithe ja njohim skizofrenllekun, te beje diçka jashte interesit personal. Vereni do tu japi CEZ 95 milion Euro, ku eshte transparenca, kush tha se CEZ donte , se edhe keto qyll i kishte , psh 40 milion Euro dhe pjesen tjeter ja kthen klanit te minifundeve ? Prandaj keto jane demagogji.

  28. kaurriii says:

    qe i ka hy frika sali babes me 40 hajdut e morem vesh bravo qeveris rama dal ngadal do ta bej edhe reformen ne drejtesi

  29. Andon says:

    Lufte korrupsionit?
    … protesta e 21 Janarit, ku u vrane 4 vete, u organizua nga EDI RAMA. Shkak I protestes, ishte video Meta, ku inkriminohej kryetari aktual I parlamentit shqiptar, njekohesisht aleat I Edi Rames.
    Pyetja qe shtrohet eshte: do I shkoje deri ne fund 21 Janarit Edi Rama? Duke perfshire si shkaqet ashtu edhe pasojat e 21 Janarit.

  30. Neri says:

    Kot e ke avokat dhe ju komentues te mjere qe ju shkoi goja prapa per ta pare Saliun ne burg.Gabime behen ne rruge e siper por kontributi i tij per ta nxjerre Shqiperine nga izolimi e diktatura komuniste eshte shume me i madh. Saliu anatemohet vetem nga ekstremiste te majte qe ju ka ngelur ora para viteve 90′, te cilet do ta urrenin edhe sikur te kiahte bere mrekulline. Hiqini syzet e urrejtjes te shikoni te verteten.

  31. MOKO says:

    Avokat,ne Qershorin e vitit qe vjen,Rama do shkoje pas Berishes,zgjedhjet lokale do e renojne dhe rezojne.Asnje reforme nuk ka bere deri tani,per shkaterimin e gjyqtareve dhe prokuroreve te koruptuar dhe asnje reforme nuk mund te mare me.
    Faktet ne rrethe,po tregojne se po kerkohet nje force e re,jashte PD dhe PS,e LSI.Me keta politikane dhe deputete qe jane bere drejtora te zyrave te punes ne rrethe dhe qe po shesin vendet e punes me keq se PD,ky popull nuk mund ti duroje me.Merni mendimet e njerezve te theshte,kudo dhe do shekoni nje poshterim te pa pare qe ju eshte bere nga mashtrimet e ketyre qe drejtojne sot.Njerezit nuk duan me se jemi futur apo do futemi ne Europe,ata duan pune e buke,por kete fat e kane vetem ata qe ishin me PD(te punesuar)jane bere me LSI dhe mbajne vendet e punes.Ata qe sakrifikuan,qe u lodhen,u poshteruan nga Saliu,per bindjet ndaj EDVIN RAMES,sot jane perseri pa pune.DO TE FLASIM NE QERSHORIN E VITIT 2015,AVOKAT,ATEHERE KE MUNDESINE TE VERTETOSH KETO QE KE SHRUAR SOT.

  32. ..Ai duhet legalizuar,”kriminel me letra”..besoj se ka ardhur koha.

  33. andromeda says:

    Edhe pse me sofizma, kësaj rradhe e ke mirë ti. Por Edit me guximin e tij i vini anash të gjithë ju. Të qe për ju Lazarati do të vazhdonte të lulëzonte akoma dhe sot. Je i shkundur e i lodhur, Ngjela, gjithsesi.

  34. Anduelinda says:

    Avokat te ndjek me endje kur flet. Te News 24 para 2 ditesh me kenaqe. Shume i sakte.

    Nje pyetje per Ramen:

    Pse AVOKATI nuk behet PROKUROR? Me duket se ka force per ta bere kete pune shume mire.
    Te DY do te hyni ne Histori nqse shembet situata aktuale ne drejtesi dhe kuptohet AVOKATI behet PROKUROR I PERGJITHSHEM.

  35. bush says:

    Pse se bene nje here minister drejtesie te shihnim se cdo te bente,apo ia kane friken se mund te beje dicka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje