Ligji për arsimin dhe formimin profesional/ Blushi kundër draftit të Qeverisë. Reagon Veliaj

26 Qershor 2014, 11:38Politika TEMA

Deputeti socialist Ben Blushi shpreh rezervat e tij në lidhje me p/ligjin “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”. Blushi e konsideroi një zgjidhje aspak të mirë kalimin e arsimit professional nga Ministria e Arsimit tek Ministria e Mirëqënies Sociale, duke shtuar se edhe llogjika e përdorur për një bashkim të arsimit profesional me formimin profesional nuk qëndron.

“Nuk është zgjidhje ajo që po bëjmë. Nuk është normale të thuhet se meqë Ministria e Arsimit dështoi me arsimin professional, kjo të kalojë në varësi të një tjetër ministrie. Me këtë llogjikë i bie që meqë spitalet mund të kenë problem, atëherë ti heqim nga varësia e Ministrisë së Shëndetësisë dhe t’I kalojmë nën varësinë e një tjetër dikasteri. Po kështu ndonjë komisariat policie që nuk është në nivelin që duam ta largojmë nga varësia e Ministrisë së Brendshme dhe t’ia kalojmë një tjetër ministrie. Kjo nuk më duket llogjikë e drejtë. Gjithashtu ne po dekurajojmë Ministrinë e Arsimit në lidhje me reformën që ka nisur përsa i përket sistemit arsimor në vend”, tha Blushi gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Në vijim ligjvënësi socialist theksoi se sistemi arsimor në vend është unik dhe si i tillë nuk mund të ndahet apo copëzohet. “Edhe arsimi professional brenda tij ka disa degë, si hoteleria apo turizmi. Atëherë pse mos i kalojmë këto dy degë nën varësinë e Ministrisë së Turizmit, pasi është më afër kjo ministry me këto degë profesionale?”, shtroi pyetjen Blushi.

Por në sqarimin e dhënë pas deputetit Blushi, ministri i Mirëqënies Sociale Erion Veliaj tha se Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të studentëve që ndjekin arsimin profesional.

“Ne jemi në një situatë ku vetëm 14 % e nxënësve tanë ndjekin arsimin profesional, pasi pjesa tjetër preferojnë gjimnazet e përgjithshme. Në vendet e rajonit kjo përqindje është shumë më e lartë, madje shkon në 60 apo 70 %. Ne nuk prekim aspak kompetencat e Ministrisë së Arsimit në lëndët e përgjithshme, por thjesht i krijojmë kushtet e nevojshme këtyre nxënësve që krahas aspektin teorik të kenë mundësi të ushtrojnë edhe atë praktik. Pra ne kemi gjykuar që nxënësit do të harxhojnë 1/3 e kohës duke mësuar në aspektin teoprik dhe 2/3 duke qëndruar pranë një biznesi, duke ushtruar praktikë”, tha Veliaj.

Sipas tij, e vetmja gjë që ndryshon është kalimi në një sistem dual, sikundër është edhe në Gjermani.

7 komente në “Ligji për arsimin dhe formimin profesional/ Blushi kundër draftit të Qeverisë. Reagon Veliaj”

  1. martin says:

    O Blush po mbete me verejtje o birce, na thuaj ndonje gje per Lazaratin apo harrove qe the qe Qeveria nuk futet atje.U fut dhe i dermoi kriminelet.

  2. Prefekti says:

    ky erioni eshte pallosh fare! kot me kot propagande boshe!

  3. elio says:

    dakord me Blushin!!!

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Ndarja e Ministrise se Arsimit me ate Profesjonal eshte e drejte..Kur nxenesit mbarojne shkollimin baze ku Ministria e Arsimit eshte pergjegjese dhe ata nxenes nuk kane ndermend te vazhdojne dhe mendojne te hidhen ne shkolla profesjonale, ajo te filtrohet dhe menaxhohet nga nje ministri tjeter..Ministria tjeter te jete me afer ketyre personave se si ata progresojne dhe zhvillohen ne profesjonin qe ata zgjedhin..Ministria e Arsimit nuk e perballon dot gjithe kete proces..Me pelqen propozimi I qeverrise..

  5. plaku says:

    Nuk e di se pse mu kujtua nje histori e vertete,qe me ka ndodhur ne Milano te Italise ne vitin 1981. Ekonomia boterore ishte ne krize dhe si rezultat i kesaj krize kishte rene edhe kerkesa per kromin tone. Ne portin e Durresit ishin me se nje miljon ton krom te pashitura.
    Shefi i kromeve shqiptare dhe une ( te dy punonjes te Mineralimpeksit ) vajtem ne Milano per te biseduar per shitjen e nje sasie te ketij kromi, me firmen shteterore Montedison.
    Shkurt muhabeti, bieseduam me shefin e aljazheve te Montedisonit me emrin Conte. Gjate drekes ai na tha se ata kishin bere gabim shume te madh qe kishin ngritur industrine kimike ne breg te detit duke e shkaterur ate dhe shtoi : “u uroj juve shqiptareve qe te mos beni gabimet tona, te mesoni nga ato.”

    Pra mendimi im eshte,se per cfare aresyeje qeveria shqiptare nuk krijon nje grup pune me specialiste qe ta studjojne aresimin dhe te shkojne edhe jashte shtetit ne vende te ndryshme per te pare se si e kane ata aresimimin profesjonal. Te studjojne problemin dhe ti paraqesin qeveerise disa plane A-B-C me te mirat dhe te keqiat e secilit dhe qeveria planin qe zgjodhi tja paraqisi parlamentit.

  6. shpetim says:

    Kam pershtypjen se Blushi perdor nje arsyetim te drejte.Ndersa argumentat e Ministrit Veliaj nuk te bindin. Per me teper Ministria e Punes duhet te krijoje rishtazi edhe nje infrastrukture te edukimit arsimor profesional,qe me sa une jam ne dijeni mungon.

    Nuk arrij te kuptoj se si merren keto vendime.A diskutohen keto pune me grupe interesi, ose me specialiste te fushes, ose me komisionet parlamentare. Po eksperiencat dhe pervojat ne kete fushe, qe aplikohen nga shtete te tjera cilat jane ?

  7. qimi,qani ,qiljeta, greta koqi. says:

    O blush na cave k… me keto pordhet e tua saqe ,te jep pershtypjen se ncdo moment duket sikur je tek studioja e opinionit te bashkeshokut tend dylber fevzi.Fol ndonje fjale edhe per patriotin dhe sponsorin tend miliarderin zamir shkelzen mane se mund te behesh pak me i besueshem kur te cahet shpirti dhe flet per te varfrit,a me rrofsh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje