Si në mesjetë/ “Ma vranë babën, ma vranë babën”. Ekzekutohet për gjakmarrje në sy të djalit 12 vjeç

26 Qershor 2014, 10:10Politika TEMA
Si në mesjetë/ “Ma vranë babën, ma vranë

Gjakmarrja ka marrë një tjetër jetë pasditën e djeshme.

Viktima Brahim Mani, 50 vjeç, është qëlluar në oborrin e shtëpisë së tij në zonën e bregut të liqenit, në lagjen “Salo Halili” në Shkodër.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se vëllai i viktimës ka  vrarë bashkëfshatarin e tij në vitin 1993, në komunën Ana e Malit.

Kjo ka bërë që 50- vjeçari të zhvendosej në zonën periferike të Shkodrës, po as këtu plumbat nuk e kanë kursyer.

Brahim Mani ka qenë duke punuar në katin e dytë të shtëpisë së tij dhe po tentonte të futej në katin e parë të shtëpisë, kur është qëlluar me breshëri nga disa persona që ndodheshin në një automjet të parkuar përballë shtëpisë së tij.

Sapo ka dëgjuar të shtënat, në oborr ka dalë gruaja, e cila kur ka parë të shoqin të mbuluar me gjak, ka pësuar gjendje të fikti, si dhe djali 12 vjeç i viktimës.

Krismat e armës dhe ulërimat e fëmijës: “ma vranë babën, ma vranë babën”, kanë bërë që fqinjët e tyre të mbërrijnë menjëherë.

Viktima është dërguar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë nga plagët e marra.

Sipsa policisë, personi i spallur në kërkim është Tarzan Prroni, 26 vjeç, nga Oblika.

16 komente në “Si në mesjetë/ “Ma vranë babën, ma vranë babën”. Ekzekutohet për gjakmarrje në sy të djalit 12 vjeç”

  1. une says:

    po c’te thuash more…..maskara popull paskemi qene.

    1. Cuku says:

      Shkodra dhe malsia pereeth vendi i pa’burrnise,pabesise dhe maskarallekut,ja morren ftyren veriut t’shqiprise

  2. ruchi says:

    popull qe ja ve emrin femijes tarzan, ca do presesh.

    1. Andon says:

      Tamam, majmune ata qe e kane bere Tarzanin. Fucking pieces of shit.
      “Koke lashe, koke mora”

  3. Opinga says:

    E dhimbeshme sa s’ka ku shkon. Plage e vjeter qe duhet te mbyllet me cdo kusht. C’rendesi ka statusi me Evropen, kur tek ne jane ne rend te dites fenomene te tilla mesjetare?

  4. Jon says:

    Nuk di kur, por dikur duhet te zgjohemi nga mesjeta! Turp, 1000 here turp! Ne sy te femijes, Zoti ju vrafte o qelbesira!
    Ligji duhet te jete; kercenim me gjakmarrje=5 vjet burg! Vrasje per gjakmarrje burg te perjetshem, pa mundesi lirimi! Bashkepunim me gjakmarrje, strehim gjakesi, =10 vjet burg, pa te drejte ulje!

  5. anonim says:

    Po cfaj ka femia.
    po cfaj ka viktima per veprimet e te vellait.
    Keto njerez jane mostra, sepse familjet e tyre i yshqejne per gjakmarrje, nenat e tyre i yshqejne per gjakmarje, baballaret e tyre, te afermit e tyre i yshqejne per gjakmarrje.
    keshtu qe nuk eshte vetem Tarzani ai qe e vrau.
    Mostra njerez.
    po cfaj ka ai per veprimet e te vellait
    po cfaj ka femija, te shoh babain e vdekur.

  6. KIM says:

    Ec aty shqipe,nuk jeni gabim,gjaku lahet me gjak.komentues te dashur:
    c’fare mendoni do te beje ky cuni 12 vjecar qe pa vdekjen e babait?
    Pergjigja normale:Do te mari gjakun e babait kur te behet 30vjec.
    Gjaku nuk eshte uje.Nuk ka SHQIPTAR,kudo qe jeton qe i fal gjakun kujt
    me vrave do te vras pike e mbaro.ky eshte zakoni yne,apo jo turgofuck?

  7. Preval says:

    Mos të guxojë njeri e ta quajë këtë gjë produkt të kanunit ku, sipas tij, vrasja s’kryhet as në prani të një shoku e jo më në sy të fëmijëve e në oborr të shtëpisë! Kjo s’është tjetër veçse produkt i shndërrimit të përçudnuar të njeriut shqiptar këto 22 vjetët e fundit.

  8. illyrians says:

    bageti e bujqesi, primitivizem..!!

  9. Su says:

    Po pse kaq vlere paska njeriu qe gjakmarresit mendojne se kane te drejt te vrasin? Ju rrofte tradita e m…, veteshpartalloheni sikur te ishit pleshta.

  10. Aldo says:

    E para kanuni ka funksionuar atehere kur nu ishte shtet. Pra eshte absurde dhe e pajustifikueshme te aplikohet tani.
    Se dyti me kanun vritet vetem marresi i gjakut asnje tjeter (pervec 24 oreve te para)
    Me kanun nuk vritesh brenda ne shtepi
    Me kanun thirret emri i atij qe te ka marre gjakun (pra i atij qe po vret) dhe i thuhet dhe kush po ja merr gjakun.

    Tani keta e aplikojne kanunin per qejf te vet….

  11. Reflection says:

    Pra, dy llogari: Ky Tarzani ishte vetem 5 vjeç kur ka ndodhur vrasja e pare(1993), atehere i bie qe familja e 5 vjeçarit ka rritur nje djale per gjithe kete kohe me ideologjine e vrasesit (e per ta shpijer te njejtin ne dite te zezè):O :O :O !!!!!!!!!!!!!!!!!.
    Nc,nc,nc,nc….

  12. Reflection says:

    Pra, dy llogari: Ky Tarzani ishte vetem 5 vjeç kur ka ndodhur vrasja e pare(1993), atehere i bie qe familja e 5 vjeçarit te asaj kohe, ka rritur nje djale per gjithe kete kohe me ideologjine e vrasesit (e per ta shpijer te njejtin ne dite te zezè):O :O :O !!!!!!!!!!!!!!!!!.
    Nc,nc,nc,nc….

  13. iliria shqiptare says:

    Njerez pylli te pacivilizuar.E kane rritur tarzanin 5 vjecar me urrejtjen bashke.DHe shteti inekzistent.

  14. United Kingdom says:

    Te lumt pushka or trim.

    Ju duke mire kur vrau! Gjaku lahet me gjak dhe pike……………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje