Mazhoranca dhe Qeveria janë të gatshme të dëgjojnë opozitën në lidhje me reformën territorial, por ende nuk ka një propozim apo një variant konkret prej saj. Ministri për Çështjet vendore Bledi Çuçi shprehu gadishmërinë e mazhorancës për të marrë në shqyrtim dhe për të dëgjuar çdo propozim apo variant të shëndoshë që mund të vijë nga opozita dhe që që përputhet me axhenden e qeverisë.
“Ne kemi ftuar të gjithë nivelet, që nga niveli i ekspertëve deri në parlament. Mirëpresim çdo propozim nga opozita, ka akoma kohë që opozita të bëhet pjesë e procesit, pasi ne duam që ky proces të jetë gjithëpërfshirës, por gjithmonë duke pasur parasysh axhendën që ne tashmë e kemi bërë publike dhe tashmë është trasparente. Ne jemi të hapur ta diskutojmë dhe me opozitën. Deri tani nuk kemi marrë asnjë propozim nga opozita”, tha Çuçi.
Deklaratat u bënë gjatë një takimi që ministri për Çështjet Vendore pati me këshilltarët e majtë në pushtetin local. Në takim u theksua se vetëm 15% e Komunave dhe Bashkive i ushtrojnë siç duhet kompetencat dhe shërbimet ndaj qytetarëve, të tjerët jo.
Gjithashtu u evidentua se në shumë Komuna e Bashki, disa këshilltare e kanë bërë këshillin si pronë të tyre, pasi qëndojnë mbi 15 vjet të zgjedhur.
Kreu i këshillit bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi, tha se vendi ka nevojë në mënyrë urgjente për reformën territoriale dhe në anën tjetër, të majtët e mbështesin këtë reformë.
I menjëhershëm ka qënë reagimi i Kryetarit të Shoqatës së Qarqeve, Tahsim Mema. Në komunikimin publik thuhet se qeveria duhet të reflektojë realisht dhe të dialogojë.
Mema sqaron se Ministri dhe anëtarët e komisionit Fino u ftuan dhe nuk morën pjesë në konferencën e organizuar dy ditë më parë.
Kujt ja zgjat doren o Bledo? Harroje!
Nqs. deshironi te beni vertet nje reforme territoriale, do te ishte mire qe te merrej para se gjithash mendimi dhe propozimi ispecialisteve (te depolitizuar) me ne ze te kesaj fushe, dhe jo mendimi i nje opozite inekzistente, te ciles i ka munguar dhe i mungon vullneti dhe deshira per nje bashkepunim te frytshem per te miren tone te perbashket.
A ka tru kjo opozite per te dhene konkluzione? Kjo opozite ka ardhur e çorjentuar. Opozita po punon per te shpetuar parat e vjedhura. Po ben çmos per me i pastruar dhe me i siguru jasht Europes.
Per te mos ja futur kote:
KUSHTETUTA E REPUBLIKES SE SHQIPERISE
………………………………………………………………..
PJESA E GJASHTE
( Qeverisja Vendore )
N E N I 108
1.Njesite e qeverisjes vendore jane komunat,bashkite dhe qarqet.
2.Ndarja administrative-teritoriale e njesive te qeverisjes vendore caktohet me ligj mbi bazen e nevojave e te interesave te perbashketa ekonomike dhe te tradites historike.Kufijte e tyre nuk mund te ndryshohen pa u marre me pare mendimi i popullit qer banon ne to.
……………………………………………………………..
kush i do keto qe shkruan ti .edi rama do ti ktheje si ne kohen e enverit
leri pehlivanlleqet ciuccio.
para se te pyesesh opoziten dhe partite, pyet njehere banoret nese duan apo jo. te tjerat jane vetem llafe dhe lodra politike
Jam çuçi, me shpetoi çiçi.
Me shume se rilindes ky ngjan si i dale nga ndonje film i Dario Arxhentos.
O çuç o tyç nuk po ndan çifligun e babit ndaj mos na fol si e ema e Zeqos ne maje te thanes.
Harrove qe edhe Rama qendroi 11 vjet i zgjedhur ne Bashki.
Pse, e kini seriozisht, që “opozita”, do të ketë propozime konkrete për Reformën Territoriale…???!!!
opozita nuk ka propozim per reformen territoriale, thjesht thote qe ju e keni gabim…:P http://goo.gl/OjALzK