"27 qershori, një formalitet"

25 Qershor 2014, 17:51Politika TEMA

Shqipëria mori statusin kandidat dhe nisi një tjetër etapë të rëndësishme në rrugëtimin drejt integrimit europian.

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, foli nga Brukseli për “Vizion Plus”, ku sqaroi se edhe në samitin e Këshillit Europian, më 26 e 27 qershor, krerët e shteteve të BE-së do ta miratojnë pa asnjë mëdyshje vendimin e kryediplomatëve europianë. 

Bushati theksoi se tashmë, energjitë duhen përqendruar fort në plotësimin e pesë prioriteteve kyçe, që çojnë në hapjen e negociatave për anëtarësim, një tjetër cak i rëndësishëm për hyrjen në union.

Megjithatë, shefi i diplomacisë shqiptare nënvizon se suksesi i mëtejshëm në fushën e integrimit mbetet edhe në dorë të dëshirës së vendeve anëtare për zgjerim.

Bushati nuk la pa vlerësuar edhe eurokomisionerin Fyle për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë.

4 komente në ““27 qershori, një formalitet””

  1. Analist Komentator Politologo-Llafollog Qim Nurellari says:

    Ah suksesi i ketyre…
    Me bisht ne shale, e ne vend te fundit ne Ballkan, e keta lopat flasin per sukses…
    Majmune pa bisht…

  2. Kendveshtrim tjeter says:

    Normale “krushqia” ka konsensusin e te dy palve,ne jemi ne rolin e krushkut,kerkojme doren e ……!

  3. faleminderit BE says:

    Punoni fort tashi qe te anetaresohemi sa me shpejt…http://goo.gl/YygEUs

  4. Sade! says:

    Me pak fjale, statusi dhe anetaresimi jane larg me njera-tjetren si nata me diten. Deri atehere duhet kapercyer nje hendek shume i thelle. Plotesimi i pese kushteve paraprake do te ishte minimumi i asaj qe duhet realizuar. Ditmiri i thote gjerat prere ashtu sic jane, pa qene nevoja t’i fusi garnitura zbukurimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje