Veliaj në minierën e Bulqizës: Bëmë realitet premtimet për moshën e pensionit të minatorëve

25 Qershor 2014, 19:45Politika TEMA

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, deklaroi nga Bulqiza se ulja e moshës së daljes në pension për minatorët nga 1 janari 2015 dhe hapja e një kursi profesional për minatorët e rinj në këtë qytet, tashmë janë realitet.

Në ceremoninë e fillimit të punimeve për zhvillimin e thellësisë, hapjen e Pusit numër 9 në Minierën e Kromit në Bulqizë, e organizuar nga kompania AlbChrome, pjesë e Grupit Balfin, Veliaj tha se qeveria e mëparshme nuk denjonte as t’i dëgjonte problemet e minatorëve.

Investimi i ‘AlbChrome’, që u prezantua edhe në praninë e Ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, është ndër investimet më të mëdha në sektorin minerar.

Shuma që do të investohet në këtë projekt është 20 milion dollarë dhe do të bëjë të mundur shfrytëzimin e 2.126.800 ton rezerva gjeologjike mineral kromi.

“Ekziston pra, një formulë ku nuk fiton vetëm biznesi, shteti apo vetëm punëtorët, por ka mundësi të fitojnë të tre: Edhe biznesi të bëjë një punë të pastër e të jetë i suksesshëm; edhe punëtorët të paguhen me rroga dinjitoze, por edhe shteti të marrë atë që i takon”, deklaroi Veliaj në fjalën e tij.

Ai falenderoi kompaninë Albchrome për investimin në zonën e Bulqizës, ku përveç sigurimit të vendeve të punës për punonjësit aktualë, me hapjen e Pusit Numër 9 do të krijohen edhe vende të reja pune.

“Dua t’u uroj ‘punë të mbarë’ 26 të parëve që fillojnë punë sot, por edhe 200 të tjerëve që pritet të nisin punë këtë vit, sepse ky është urimi më i mirë që mund t’i bësh dikujt në një kohë krize”, tha Veliaj.

“Kjo është meritë e sindikatave që i bëjnë presion çdo qeverie, derisa më në fund, erdhi një qeveri e cila i dëgjoi për uljen e moshës së minatorëve. Jam shumë i lumtur që këtë premtim e bëmë realitet. Nga 1 janari 2015, do të kemi minatorë që dalin në pension në moshën 55 vjeç dhe politikanë që dalin në pension në moshën 60 vjeç, sepse gjykojmë se është më e vështirë të jesh minator se sa politikan”, deklaroi Veliaj.

Nga ana tjetër, ai u shpreh entuziast për hapjen e kursit të parë të trajnimit për minatorët e rinj në qytetin e Bulqizës.

“Kjo minierë ka prodhuar jo vetëm lajme të këqija, por edhe lajme tragjike, kur njerëz janë plagosur apo kanë humbur jetën në punë. Një nga faktorët kryesorë të kësaj ka qenë se shumë prej të rinjve që futeshin në minierë, hynin të papërgatitur. Më vjen mirë që tanimë kemi certifikuar të trajnuarit e parë, të cilët nëpërmjet zyrës së punës janë punësuar në minierë”, tha Veliaj.

10 komente në “Veliaj në minierën e Bulqizës: Bëmë realitet premtimet për moshën e pensionit të minatorëve”

  1. Gezim Gj. says:

    Tani edhe shteti duhet ne menyre te mirediferencuar ti vije ne ndihme ketyre sipermarresve, e jo vetem ti perdore per kredite politike. Ne bulqize 1 koncensionar qe ka 7 perqind te rezervave akses, trajtohet sikur te jete i vetmi qe do duhet te punesoje e paguaje taksa e harrohet te rritet baza e kontrollohen mbi 200 kompani qe jane me apo shumica pa leje me firma ish ministrash.

    1. Lenci says:

      Ore lerini keto fjalet e kota se te ishte per ju politikanet nuk kishte per te ndodhur asnje ndryshim aty. Shyqyr qe ve dore vete private se per ju…

  2. Speculation says:

    Ky Balfin mos eshte ai spekulanti qe i bente freak Sales. Nese po atehere asgje s’ka ndryshuar e njejta oligarki financiare qe ka perfituar pa konkurence te ndershme. Bravo Damian. Sa te Kane plagiarize per te dale ne television dhe ti besh best reklame ketij barkderri?

  3. albi says:

    qingji i urte, pi dy nena…

  4. Prefekti says:

    Ore po ti spune ke me minierat? apo thjesht te dal ne tv?

  5. faleminderit BE says:

    ore lereni kursin profesional, por shikoni ndonje menyre per te rregulluar kushtet e punes se tyre, se po humbasin jeten cdo dite…http://goo.gl/uSdBHt

  6. komunisti says:

    punen e gruas nuk e morem vesh???

  7. ARUSHA says:

    ME JEPNI JU LUTEM NJE NUMER TELEFONI TE FAMILJES SE NJE DJALI TE VOGEL(5-6 vjec) ME KEMISHE TE KUQE (NGA BULQIZA) QE MBANTE KROM ( ME SA MBAJ MEND UNE ME NJE LEGEN ) NE FOTOT E ARTIKULLIT TE SHEKULLIT KETU E DY VITE ME PARE SE DUA QE TI BEJ NJE DHURATE KETIJ FEMIJE !

  8. Feniks says:

    Po ju sikur do te shkaterronit monopolet e Zamirit, tani dilni pa pike turpi e prisni shiritat bashke.Tani ose dilni e kerkoni falje per cdo akuze qe keni ngritur kur ishit ne opozite, ose jeni legena qe keni marre dorovitjen e rradhes dhe do jeni pjese e Mane grup dhe Erjon Brace te mos lehe me

  9. Gezimi says:

    Nuk ka probleme vetem kromi o zoti Minister, shikoni bakrin dhe do vini duart ne koke! Me ikjen e LSI nga PD, nje license dhene kanadezeve,i u muar atyre dhe i u kthye serish turqve. A ka seriozitet ketu? Dhe maxhoranca e sotme thjeshte vazhdon te beje sehir prej kaq muajsh! E cuditeshme, por e vertete!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje