Dasho Aliko: Akuzat e policisë ndaj meje nuk i besojnë as fëmijët

26 Qershor 2014, 09:07Politika TEMA

Kreu i komunës së Lazaratit, Dashnor Aliko nuk pranon asnjë prej akuzave që janë ngritur ndaj tij, për të cilat ai edhe po hetohet.

“Absolutisht që jo! Asnjë akuzë, që është ngritur ndaj meje, nuk është e vërtetë. Dhe jo vetëm unë e them këtë, por asnjë shqiptar nuk duhet të mendojë se këto akuza janë të vërteta”, shprehet kryekomunari për GSH.

Duke iu referuar të dhënave nga policia, mbi Alikon rëndojnë akuza shumë të rënda, siç janë akuzat për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë”, “organizim dhe drejtim i organizatave kriminale”, “moskallëzim krimi”, “përkrahje e autorit të krimit”, “forma të veçanta të bashkëpunimit”.

“Këto akuza nuk janë absolutisht të vërteta! Këto janë akuza që nuk mund t’i besojë edhe një fëmijë dhe jo më ju. Unë nuk mund të merrem me faktin se pse policia i ka ngritur këto akuza, për atë pyesni policinë. Por policia, nëse ka prova, le t’i faktojë ato që thotë”, nënvizon ai.

Sipas policisë, në ditët e para të operacionit policor, Alikos i është dhënë mundësia që të negociojë me grupin që qëllonte ndaj policisë, por Aliko, thotë policia, jo vetëm që nuk ka negociuar, por i ka lënë ata që të largohen.

Përveç kësaj, policia hedh dyshimet se Aliko, edhe pse ka pasur informacion për grupin e zjarrit që dy ditët e para ka qëlluar ndaj policisë, sërish nuk ka dhënë informacion për grupin hetimor lidhur me këta persona.

10 komente në “Dasho Aliko: Akuzat e policisë ndaj meje nuk i besojnë as fëmijët”

  1. Derrkuci says:

    Ti o Dasho je nje narkotrafikant njesoj si Sali shpellari

  2. Bodigardi i Temës says:

    Alikua, është “i pafajshëm”, si qengj i Perëndisë…(???!!!)

  3. bledi says:

    ore lini llafit tani por bjeri drejt maskara njeri

  4. gent says:

    kush je ti qe flet ne emer te shqiptarve..ku e di tu mos-kallzus i krimit se c’fare mendojne gjith-shqiptaret per ty??beni dhe sikur çuditeni tani palè…

  5. Opinga says:

    Do i besojne Dasho, do i besojne, por ngadale se akoma s’ka filluar rrefimi. Se pari duhet te zesh qoshene si me i dhieri personazh i bordellos se quajtur Lazarat dhe pastaj do shtjellohet perralla e cila do rrefehet me fakte te tille qe do binde edhe dreqin e jo femijet.

  6. Ku ishe ti kok mish qe per kaq vite komuna ishte kupola e krimit dhe sber nje denoncim te vetem far e keqe.

  7. faleminderit BE says:

    per akuzen e fundit jam i bindur qe do denohesh per dy te parat, nuk di cfare te them, ja provat….:P http://goo.gl/63ONYy

  8. mira2000 says:

    I dhier por krenar qendro z Dasho

  9. Rrastani says:

    Dasho Alikua eshte kapobanda i Lazaratit,shikoni bisneset qe ka Dashua,me se i ka ngritur?Me rrogen si kryetar komune,e pa mundur.Ka rreth 7 milione leke te vjetra energji elektrike pa paguar dhe Cez nuk ja nderpret energjine.Pse ben kompromise drejtoria e Cez,ai eshte per ndjekje penale.Cez nuk fal fukarenjte qe vonojne pagesat se nuk kane dhe fal Dashot me shoke ,turp per Cez GJirokaster

  10. Dashamiri says:

    Kush normal mund te besoje ty more Dasho,qindera tona hashashi,qindera e nijera rrenje kanabisi neper ara oborre e kopshte.Kusherinje e farefis kultivues e trafikante hashashi e ti behesh leshko, se nuk dije gje fare.Ore askush normal nuk te beson ,perkundrazi ti ishe komesari politik i njesive kriminale te kultivuesve dhe trafikanteve te droges,te njesive te komanduara dhe te mbrojtura politikisht nga kapobanda Sali Berisha dhe shtabi i tij.Salihu pranoj vendimin e tij politik sa ishte kryeminister te mos nderhyje.Jo..jo.. ai ju dha garancion por ty me kriminelet e kapo Salihut ju prishi planet populli kur i dha shqelmin Salihut dhe bandes suaj.
    U perpoqet ta inkurajoni Gate Mahmutajn te qendroje e te perballet me policine.por ai u tregua i menqur.”Nuk ka loje me keta komunistet,keta te vrasin nuk tallen” ishte pergjegjeja er Gates.Ai me banditet tuaj ishin mesuar me talljet e pasrtise sater dhe palokryeministrit tuaj.
    Te kane ne kamera Dasho live,nuk ke kah ja mbane.Salihu nuk mundet ma ta mbroje as bythen e vete e ke pare si eshte bere si i terbuar,po tallen bota me te.Keta si tha Gate nuk po tallen.Rama e Tahiri me Meten e shoket e kane seriozisht.As Zaganjori me gatet e tij ma nuk ju shpetojne.E din ti se Gate ka kenduar dhe keta kriminelet do ti thone te gjitha.Prandaj ka humbe kontrollin Salihu,ju ka shterngua laku rreth fyti.Jane sose genjeshtrat dhe intrigat.Po bjen ora e se vertetes dhe drejtesise.Nuk ka lopjera ma Dasho ,oret ne liri i ke te numruara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje