Shoqata e Ombusdmanëve të Mesdheut/ Meta: Mbrojtje lirive dhe të drejtave të qytetarëve

26 Qershor 2014, 09:35Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta vlerëson rolin e Avokatit të Popullit përsa i takon mbrojtjes dhe lirive të qytetarëve dhe interesave të tyre të ligjshme. Meta ishte i pranishëm në mbledhjen e 8-të të Shoqatës së Ombudsmanëve të Mesdheut, që u zhvillua në Tiranë, me temë “Forcimi i demokracisë, cilët janë partnerët e Ombudsmanit”.

Meta duke folur në këtë takim të nivelit të lartë rajonal  të Ombudsmanëve, u shpreh se “ Kushtetuta jonë i ka kushtuar një rol mjaft të rëndësishëm Avokatit të Popullit, si institucion në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetareve.

“Avokati i Popullit në Shqipëri është vlerësuar gjatë viteve të fundit për rolin e veçantë që ka luajtur në ndërgjegjësimin e qytetareve në respektimin e të drejtave dhe lirive te tyre  pa dallim moshe, feje, etnie, apo orientimi seksual, por me gjithë standartet e arritura ka nevojë që ky institucion të mbështetet në përmbushjen të misionit mjaft të rëndësishëm që ka”, theksoi Meta.

Sipas tij, “Avokati i Popullit, si institucion kombëtar i pavarur, dalë nga Parlamenti me status kushtetues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtat e njeriut, duhet mbështetur që të vazhdojë që të ketë çdo ditë në fokus të vecante kërkesat e çdo qytetari që i dhunohen të drejtat”. 

Në këtë kuadër , Meta u shpreh se “Kuvendi i Shqipërisë e ka rritur bashkëpunimin institucional me Avokatin e Popullit, jo veëm për shkak të varësisë ligjore, por veçanerisht atë të forcimit të këtij institucioni të pavarur dhe mbështetjen e tij në arrijen e statndarteve të larta në mbrojte të lirive dhe të drejtave të qytetarve”.

“Kuvendi i Shqipërisë, duke e konsideruar Avokatin e Popullit si institucion të pavarur në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të qytetarve dhe interesat e ligjshme të tyre,  Kushtetutën dhe ligjet tona, si dhe në përmbushje të rekomandimeve të Komisionit Evropian,  vazhdonë ta mbështes këtë institucion edhe me buxhet financiar për të garantuar pavarësine e tij dhe misionin e objektivave të këtij institucioni”, tha Meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje