Efenberg: Shaqiri nuk duhet të largohet nga Bajerni

28 Qershor 2014, 16:31Sport TEMA

E ardhmja e Xherdan Shaqirit vazhdon të mbetet e paqartë. Ylli kosovar është i pakënaqur te Bajern Mynih, pasi Pep Guardiola nuk po e aktivizon rregullisht. Ndaj, klubet e interesuar për lojtarin e Zvicrës, Liverpul dhe Juventus, po e vëzhgojnë me kujdes situatën.

Por, pas Mehmet Shollit, edhe ish- përfaqësuesi i Gjermanisë, Stefan Efenberg, e ka këshilluar Xherdan Shaqirin që mos të largohet nga Bajern Mynih, raporton Express.

“Xherdan Shaqiri ka bërë një ndeshje të madhe me Hondurasin. Ai është një lojtar i cili mund të bëjë diferencën.Unë do ta këshilloja atë që të qëndroj në Mynih”, ka shkruar Efenberg për Blick.ch.

Efenberg ka thënë se Xherdani duhet të bisedoj me Guardiolan për të kuptuar nëse ka besim tek ai, para se të vendosë të largohet nga gjiganti bavarez.

Ai është i bindur se Shaqiri, kudo që të transferohet do të tregojë vlerat, dhe beson se kosovari me pasaportë zvicerane do të ketë një karrierë të ndritshme.

Efenberg mendon se dhe Bajern Mynih do të gabojë nëse e liron Shaqirin, kur dihet se Frenk Riberi është i dëmtuar, dhe është në pikëpyetje nëse francezi do të jetë 100 përqind për të luajtur.

“Prandaj, do të ishte gabim i Bajernit nëse e largon Shaqirin. Nëse një lojtar si ai mund të përdoret në të djathtë, në të majtë dhe në qendër, atëherë ai është lojtar me vlerë”, ka përfunduar Efenberg.

6 komente në “Efenberg: Shaqiri nuk duhet të largohet nga Bajerni”

  1. riberja says:

    sido qe te jete kur shikoje zvicren te luante skishte asgje zviceriane vinte era shqiperi- rrofte shqiperija e MADHE

  2. iliria shqiptare says:

    Guardiola eshte nji djale me personalitet.DHe atij nuk i pelqen karakteri i dyzuar dhe fallco i shaqirit , kete ai e ka shprehur me shume se nje here.Keshtu qe te dy ne te njejten skuader keta nuk mund te kene harmoni sepse ky shaqiri eshte teveqel i papjekur.

    1. Gertz says:

      Guardiola eshte nje evasor fiskal dhe I vetmi tranjer qe bente cfare thoshte messi tek Barca ,praktiksht vemje

  3. Efenberg, eshte pikerishte ai person qe tronditi opinionin gjerman sepse merrte per sex me pare transin Kosovar ELONA(Elinor) dhe kjo disa her ,e cila u pasua me ndarjen e tij nga gruaja/”burr” qe dikur ja mori shokut te tij te skuadres . Flitet se (nz efe) i kishte kerkuar gruas te flinin te tre me transin Kosovar ELONA(Elinor) por gruaja/burr e tij kishte refuzuar kte treshe suedeze trasa-pederastes . Sherri degjeneroj ne TV ku ELONA i kerkoj publikishte shtetit gjerman te mbrohej sepse kishte marre telefonata anonime kercenuar per jeten . Skandali u mbyll (ashtu si dijne ti shuajn gjermanet skandalet e veta gjithmon ) por nji dicka u kuptua qarte se Efengerg eshte nji pederast qe shkembente sex me ELONA-n(Elinor) .Pra arsyeja perse ky njeri i neveritshem efenberg i del ne mbrojtje Shaqirit kosovarit ne fjale qe luan me bayernin eshte mesiguri sepse kerkon qe ai ti bej ndonji sherbim nga pas “bjondes gjermane “

    1. HI says:

      hahahha ka dicka te vertete ne fjalet e tua ..nje gje skuptoj me uren cpaten ?

  4. gjithashtu malok says:

    nuk kuptoj perse jane kaq te shumte ata qe nuk duan shaqirin. ai ehte futbollisti shqiptar me i suksesshem i te gjitha kohrave deri tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje