Franca kalon më tej dhe tashmë pret Gjermaninë

30 Qershor 2014, 19:59Sport TEMA

Franca ka fituar jo pa vështirësi kundër Nigerisë 2-0 dhe është kualifikuar për në çerekfinale.

Ndeshja është vendosur nga mesfushori i Juventusit, Pol Pogba, që ka shënuar me kokë pas një goditje këndi. Në fund të ndeshjes, nigerianët kanë shënuar edhe një autogol.

Pjesa e parë e ndeshjes ka qenë mjaft e ekuilibruar, edhe pse Franca ka pasur dy raste të mira, një prej të cilëve pas një veprimi spektakolar të Pol Pogba.

Në pjesën e dytë ritmi ka qenë disi i ulët, por 20 minutat e fundit francezët e kanë sthuar ndjeshëm presionit.

Pas një traverse me Kabaje dhe dy rasteve të mira të Karim Benzema, ka qenë Pol Pogba që ka përfituar nga një gabim i portierit të Nigerisë, që ka kaluar në avantazh francezët.

Pas këtij momenti francezët kanë administruar mjaft mirë avantazhin, ndërkohë që e kanë vulosur fitoren dy minuta para fundit të takimit, pas një autogoli të Yobo.

 

7 komente në “Franca kalon më tej dhe tashmë pret Gjermaninë”

  1. fieraku4u says:

    VIVA LA FRANCE, VIVA LA RESISTANCE….FRANCA NE FINALE!

    1. elona says:

      O fieraku,po ca France ore aman?Ata fituan ne saje te paaftesise se evgjiteve per te bere gol,se as takat asgje s ‘kishin.Vetem xhuxhi u mundua ca,tjeret vk te gjithe pa perjashtim.

      1. fieraku4u says:

        O ELONA, PO PSE CFARE KUJTON TI SE CFARE SKUADRE ESHTE NIGERIA.
        NIGERIA KA HISTORI NE FUTBOLL, EDHE HISTORIKISHT KA PASUR SKUADER SHUME TE MIRE.

        TE FITOSH KUNDER NIGERISE, TREGON KAULITET.

        FRANCA DO FITOJ EDHE ME GJERMANINE NE RAUNDIN E 7/4 DHE NDESHET ME BRAZILIN NE 7/8PER TE KALUAR NE FINALE KUNDER ARGJENTINES OSE HOLLANDES.

        SHENOJE KETE QE PO TE THEM.

  2. Kendveshtrim tjeter says:

    Loje e dobet nga francezet,kualifikohen nga “grushtimi” i gabuar i portierit,si dhe autogoli.
    Rezultati i hapi driten jeshile….

  3. elinor says:

    “Franca pret Gjermanine”??!! Deri ne keto momente te shkruarjes se ketij komenti ndeshja Gjermani-Algjeri eshte akoma 0-0 por kot u luajtka meqe e paska vendosur gazetaruci sportiv i Tema se si do perfundoje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje