Kosta Rika kalon Greqinë, por të gjithë flasin për Robben (dhe ai pranon se bëri me hile)

30 Qershor 2014, 10:26Sport TEMA
Kosta Rika kalon Greqinë, por të gjithë flasin për Robben

Kosta Rika vazhdoi ëndrrën e saj të Botërorit, kur arriti të fitojë ndaj Greqisë, edhe pse ishte me 10 lojtarë në fushë.

Kosta Rika shënoi e para, por më pas u desh që të luajë me dhjetë lojtarë.

Greqia barazoi rezultatin, por pas kohës shtesë, penalltitë nuk u dhanë shansin fqinjëve tanë që të avancojnë për në fazën tjetër.

Tani Kosta Rika do përballet me Holandën.

Ndërkohë të gjithë po flasin për penalltinë e fituar nga Robben në fund të ndeshjes mes Holandës dhe Meksikës.

Sulmuesi i njohur u duk sikur simuloi për të fituar penalltinë.

Si për të shtuar akoma më shumë benzinë në zjarr, ai pranoi se kishte bërë me hile për të fituar një penallti, por jo në rastin e penalltisë së fituar, por në një rast tjetër gjatë pjesës së parë.

“Më duhet të kërkoj falje. Ajo në fund të ndeshjes ishte penallti. Por ajo në pjesën e parë ishte një e zhytur. Nuk do e bëj më atë,” tha Robben.

Rezultati i ndeshjes mes Meksikës dhe Holandës ndryshoi në mënyrë dramatike në minutat e fundit.

Një gol i Sneijder dhe një penallti e fituar nga Robben dhe e shndërruar në gol nga Huntelaar i dhanë fitoren tulipanëve.

23 komente në “Kosta Rika kalon Greqinë, por të gjithë flasin për Robben (dhe ai pranon se bëri me hile)”

  1. elinor says:

    Te gjitha simulime te pastra i kishte qerosi qurravec! Qau e qau derisa e theu arbitrin dhe ky i fundit i dha nje penallti pikerisht atehere kur nuk duhej. Me erdhi shume keq per Meksiken.

    1. Tofiku says:

      Mos te erdhi me shume keq per ylli ndroqin?

      1. shqiptari says:

        ha ha ha. Bravo Tofik.

        Robben eshte me i miri i boterorit. Penalltia ne fund ishte e paster, edhe ajo ne fund te pjeses se pare (qe nuk e dhane), edhe prekja e topit me dore nga meksikanet ne zone (ne pjesen e pare).

        Si do qe te mendojme, duhet pranuar qe Holanda eshte ekipi me i forte sot.

        1. elinor says:

          Ai Robben eshte nje lojtar aspak karizmatik. Edhe kur vrapon me top duket sikur dikush i ka fut specin ne bythe….kam pershtypjen se ai pi nja 10 redbull-a para cdo ndeshjeje — 5 te tjera ne pjese te dyte.

  2. paradox says:

    Te gjithe thone qe ishte penallti vetem ne Shqiperi thuhet jo, cudi e madhe!!! Mbrojtesi vendosi kemben para kembeve te Roben dhe ai nuk kishte ku te ikte por te rrezohej mbi kemben e mbrojtesit.

  3. Halla says:

    Te jemi te sinqerte kushdo qe do ishte nga ne simulonte sic beri Robben, me rastin e penalltise, por faji ishte i arbitrit, qe skishte pse e jepte, kur ishte nje duel me topin ne kembe, dhe aq me teper ne minuten e fundit. Te ishte nje penallti e paster dhe mund te jepej, por jo rasti ne fjale, edhe pse isha me Hollanden.

    1. Argita_B says:

      Nese arbitri do ta kishte ndeshkuar pjesen e pare me karton te verdhe per simulin ndofta Robben nuk do tentonte me te simulonte me pjesen e dyte e rrjedha e lojes dhe rezultatit mund te ishin ndryshe ne fund te ndeshjes.
      Nuk jam daktort me ty qe kushdo te ishte do kishte simuluar pasi ka plot raste ku futbolliste fair play i kane thene arbitrit qe nuk ishte goditje denimi apo penallti.

  4. Ramy says:

    iku per lesh ordhijakistani

  5. andi says:

    vertet sa cudi..cfare duhet per tu dhene nje penallti?..tja kepusesh kemben tjetrit me sepate?..per mua ishte penallti dhe shume korrekte..i keni pare mexikanet kur jepet nje penallti e dyshimte?..ulerijne si idjoter..kurse dje protestuan pak e vetem aq..kushdo te ishte ne fund te ndeshjes do protestonte..po e di ckeni?..se ca nga ju hane fara e komentojne..shikoni ne fifa.com..ose ne gjithe faqet sportive online ku jepet me HD..aty duket me sakte nuk behet..

  6. Bodigardi i Temës says:

    Jepni more, lajme të sakta e mos ja fusni “si kau pelës”…! Roben, pranoi se penalltia që ju dha (në fund të ndeshjes), ishte një simulim, ndërsa në fund të pjesës së parë, nuk ju dha një penallti (e dyfishtë) nga gjyqtari… dhe jo e kundërta siç pretendohet në lajmin e mësipërm… Ndërsa për ndeshjen Greqi-Kosta Rikë, lajmi është ndërtuar në mënyrë amatoreske dhe gjysëm analfabete…(?!) Dikush….mund të thotë që edhe kaq, shumë e ka Greqia, i kemi bërë nder që e përmëndëm…(???!!!)

  7. UN says:

    Mir thot dikush ktu lart hani fara luledilli dhe komentojn kot disa,po kur thon e pranoj vet ROBENI se kush e pyti robenin nga kta nje zot e di,mbrojtesi i shkeli komplet gishtat e kembes si e kerkoni penalltin ju si fredi brazilit kunder kroacis njerez qesharak,na erdhi keq per meksiken,meksika tek e fundit mos rrinte ne port gjith pjesen e dyt po ta lute torraxhilen, nji ekip i fuqishem edhe se shenon vazhdon lojen normal nuk rri ekipi autobuz ne port te fitoj me nje gol avantazh,ata meksikanet mos i afroheshe afer se bertisnin direkt tek albitri duke kerkuar karton per kundershtarin,epra me 0-0 dhe 1-0 vetem greqia fitoj nje here urpianin, mos presi njeri te fitoj dhe kupen e botes duke ndenjtur ne port.

  8. 1.2.3. says:

    Bravo qe fitoi Kosta Rika ,uroj te fitoj edh me Tulipanet.

  9. eleΥΘeriskepsi says:

    Kosta Rika kaloi GR por Shqiptaret nuk do kapercejn KURR inferioritetin ndaj saj.
    Kete tregoj shtypi shqiptar dhe komentuesit persa i perket Greqis ne kete mundial.

    1. tourkofagos mounopano says:

      Na rruafsh arqidhet moj/more bashkereplikues adhurues i rraces ethiopiano-greke

    2. Argita_B says:

      Jam plotesisht me ty kur thua se Greqia luajti denjesisht, tregoi force karakteri ne lojen e saj, solidaritet dhe shpirt sakrifice. Me lojen qe zhvilloi e meritonte te kualifikohej dhe me erdhi keq qe u eleminuan.
      Flasim per sport, dhe kjo ska lidhje me politiken keshtu qe skemi pse ti perzijme te dyja.
      Ne te njejten kohe per sa i perket nje pjese te shtypit shqiptar jemi te gjithe koshinet per mediokritetin e tij, dheky mediokritet nuk vlen vetem per kete lajm (dhe pse nuk ka lexuar ndonje artikull ku shkruhet per superioritet apo inferioritet per kete ndeshje!) po te njetin fenomen e verejme ne shume tema te ndryshme.
      Eshte kollaj te pergjithesosh çdo fenomen qe ndodh dhe ne te njeten kohe te kritikosh kur pergjithesohet nga te tjeret.

  10. maximus says:

    e kisha shume qejf kete qerosin e hollandes, por me ato reniet fallco e dhjeu fare, ja uli vetes vlerat e tij. nje lojtar klasi si ai nuk i ben keto gjera.

    1. O le le by. . . says:

      Dukesh që e ke pasur qejf

  11. jane dhene penallti edhe me klamoroze dhe kjo e roben. a ishte e diskutueshme?po por jo si ajo e brazilit me kroacine!!!
    megjithate une jam tifoz i hollandes. nuk e beri me te keq ivetmi problem ishte se kush luante edhe 30 minuta te tjera. per kete i ra shkurt!!!!!!!!!

  12. tomsojeri says:

    Ne o bodigard bojm tifozllik politik e jo futbolli !Ajo Kosta Rik mbrem me befasoi me ate loj qe nuk dinin ku ishin !Ajo Kosta Rik qe boni zap Italin ,i futi Bosnjes 3 gola (qe Bosnja ishte nje skuader mjaft e mir) Nese te kujtohet i myti italianet me shkelma sa kerkun mbeshtetje nga arbitri e sidomos atij Pirlos ja shpartallun kembet e mbrem gjeten “ustain” qe nuk ma merte mendja kurr qe Greqia do kish kaq forc ta bej zap ! Ne sna pelqen por Gereqia hiku denjesisht nga mundiali e jo si Anglia e Italia qe prisnim shum me teper !Sa per Hollanden ndonese jam tifoz i hershem i saj qe i kohes Krojfit ,mbrem ishin ne dit halli por ksaj i thon “topi rumbullaket” Ky mundial ne fali shum surpriza e smundet ma te parashikosh e te gjykosh !Brazili desh hiku per lesh mu ne fushen e vet e hajde fol per te tjera! Te shofim Gjermanin qe der tani ka tregu se esht nje skuader ne lartesi dhe me loj stabel por le te presim !

  13. Zhironi says:

    Arjen Robben eshte futbollisti me i mire ne bote.

  14. EH MIRE O MIRE, MIRE QE NUK TE BESOI ALBITRI…http://goo.gl/oA3wwM

  15. Tom says:

    Redaksia ja ke fut kot me titullin dhe me pas edhe me lajmin.
    Te gjithe specialistet pa perjashtim thane qe ishte penallti. Arbitri nuk dha nje penallti te dyfishte ne favor te Roben pjesen e pare.
    Roben eshte aty per te marre penallti e per te bere gola. Edhe ne rastin e fundit ai u fut ne zone per te marre penallti dhe e mori. Po kete gje ben Nejmar, Mesi e cilido sulmues.
    Hollanda fitoi me merite dhe sot per sot, ose deri tani Roben eshte lojtari me i mire i boterorit dhe Hollanda ekipi me i mire. Di te fitoje, di te permbyse situaten, di te shkoje perpara.

  16. ben says:

    Cmendim ka Sala per penalltin ai esht i sakt di cdo gje pyeteni .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje