Luis Suarez kërkon falje për kafshimin… pas një jave

30 Qershor 2014, 20:49Sport TEMA

Futbollisti i Uruguajit, Luis Suarez, ka kërkuar falje ndaj mbrojtësit italian, Giorgio Chiellini, pasi e kafshoi gjatë një ndeshje të Botërorit.

Futbollisti është dënuar nga FIFA me katër muaj dhe 9 ndeshje ndërkombëtare pezullim.

Pas disa deklaratave kontradiktore, më në fund Suarez ka pranuar se ai e ka kafshuar kundërshtarin gjatë përplasjes me të.

“Më vjen thellësisht keq për atë që ndodhi.

I kërkon falje Giorgio Chiellini-t dhe të gjithë familjes së futbollit.

Angazhohem para publikut se nuk do ketë kurrë më një incident të tillë,” tha futbollisti.

Mediat spekulojnë se ai do kalojë tek Barcelona sezonin e ardhshëm.

2 komente në “Luis Suarez kërkon falje për kafshimin… pas një jave”

  1. jeton says:

    Bota e futbollit ka miliona sportiste. Ja qindra futbolliste qe mbase jane dhe ne te mire nga Suarez.

  2. Tan_Tironci says:

    Do ta haje Messin me dy çapa,nese nuk i pason topin, lol.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje