FOTOT/ “Fëmijët mund të thonë jo”! Vërtet Harris?

1 Korrik 2014, 12:02Lifestyle TEMA
FOTOT/ “Fëmijët mund të thonë jo”! Vërtet

Atë e quanin si thesar kombëtar në Britaninë e Madhe.

Të gjithë fëmijët e njihnin dhe e donin.

I argëtonte rregullisht në televizion dhe ishte kthyer në një ikonë.

Bëhet fjalë për Rolf Harris, prezantuesin dhe një nga njerëzit më të nderuar në Britaninë e Madhe, që u gjet dje fajtor për 12 sulme seksuale ndaj vajzave të mitura.

E pabesueshme ajo që po ndodh në Britaninë e Madhe, por pedofilët, që dikur mbroheshin nga fama e pushteti, tani po shkojnë përpara drejtësisë, edhe pse në moshë të thyer apo edhe në varr si në rastin e Jimmy Saville.

Harris, i nderuar me tre nga medaljet më të mëdha MBE, OBE dhe CBE, piktor i portretit të Mbretëreshës, madje kishte udhëhequr në vitin 1985 një fushatë kundër abuzimeve ndaj fëmijëve.

“Fëmijët mund të thonë jo”, quhej fushata.

Kur sheh se si njerëz të tillë dalin përpara drejtësisë tani në Britani për krime seksuale, thjesht të mbetesh të mendosh se kur do vijë Shqipëria në këtë ditë?

3 komente në “FOTOT/ “Fëmijët mund të thonë jo”! Vërtet Harris?”

  1. anae says:

    Cfare fyryre e urryer…

  2. Bodigardi i Temës says:

    Botë e pjerdhur…me fasadë “llustrafine” dhe e kalbur që kutërbon nga brënda…!!! Si vetë “shpella Mbretërore” që quhet “Bachinham”, me kufallën mbretëreshë që pozon si ndonjë bibë e plakur…!

  3. !!!!!!!!!! says:

    piktori i mbretereshes he?! me siguri ka qene shoke klubi me filip rrangallen…

    dihet se kush i ka xhan pedofilet ne angli!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje