1./Lucky big boy
Që ke lindur me fat o Edi Rama, këtë nuk e mëdysh askush, por përpara sesa të të gostisim me dhuratën monotone, duhet të flasim pak më shtruar. Ky 50- vjetor nuk të gjeti as ministër kulture, as kryebashkiak, as kryeopozitar, por sikletet e këtij vendi të kanë thinjur e të kanë kërrusur më tepër. Datëlindja jote po na serviret si një sandwich që vështirë ta kafshojë dhe ta shijojë dikush. Kur pyet konsumatori se çfarë ka brenda sandwich-i, ia hapim menynë dhe e lemë ta lexojë vetë:
-koalicion delikat e i përkëdhelur sforcërisht me Metën,
-militantë rilindas në llogoren përballë që presin të fillojnë punë,
-gropa të zeza që të la hapur qeveria paciente e Doktorit,
-ndërkombëtarët duan t’ua justifikosh dashurinë dhe puthjet pa limit që nuk po t’i kursejnë kurrsesi,
-ngazëllimi i Waterloo-së me Lazaratin,
-puçkurica dhe mornica të marrjes së statusit nga BE-ja, dhe në fund porsi mustardë e fortë djegëse spërkatet me vrasjen makabre të “çunit tironc, i miri i çdo kujt Tan Santo…”
Bashkë me sandwich-in turli, të gjitha këto të janë kompozuar porsi preludi i asaj këngës së famshme “shumë urime për ty”.
Në këtë pentagramin e urimit, notat muzikore harlisen mes euforisë, haresë, kujës, optimizmit dhe pesimizmit gjithashtu. E shkruajta dhe më sipër që je me fat plako, por fati shpesh edhe të braktis e të sillet përkëdhelshëm si virgjëreshat, edhe të afrohet e të kërcënon, edhe të largohet e ta bën me sy. Je me fat sepse ndryshe nga Skënderbeu, Ali Pashë Tepelena, Ismail Qemali, Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Ramiz Alia, Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta, për ty nuk janë ulur historianët akademikë të ta llangosin biografinë sipas oreksit por ai tipi, (i treti nga fundi në këtë listën që të shkruajta një rresht më sipër) ta ka bërë biografinë më keq e më bukur seç e bënte Sulo Gradeci apo Rrapi Mino në kohën e Dullës.
Ky 50- vjetor lindjeje të pikturon para nesh edhe të ri, edhe të plakur, edhe me flokë, edhe gjysëm tullac, edhe me ngjyra, edhe bardh e zi, edhe të çmendur, edhe kreativ e punëtor, edhe pa brekë, edhe me kostum, edhe beqar, edhe të divorcuar e të rimartuar, edhe basketbollist, edhe golaxhi, edhe i dhunuar, edhe dhunues, edhe publicist, edhe politikan, edhe të shëmtuar, edhe të bukur. Kontraversiteti i karakterit tënd fjeti pakëz në memoriet tona dhe duhet ta mbash vath në vesh (ke mbajtur ndonjë herë vath ti? :)) gjithë jetën se more 1 milionë vota qershorin e shkuar, dhe ky besim milionësh mbetet dhurata më e madhe që do marrësh ndonjë herë.
Kur ka sebep dikush, kur gëzon me datëlindje e martesë apo kur larg qoftë vdes, ne raca arjane që sevdallisemi me një këmbë në Adriatik, me një këmbë në Jon e me allatet shtrirë sipër Dajtit të Tironës, fillojmë ta hapim barkun me temena e hipokrizira. Ndryshe nga dembelët stambollinj arnautë, unë nuk dua të të bëj temenara apo të ta prish ngazëllimin e gjysëm shekullit të jetës tënde. Nuk kam marrë sot në duar gërshërë të pres shiritat pa mbarim të furçave dhe pompave ndaj teje, por më beso kur të shkruaj se 300 ditët e para të qeverisjes tënde të kanë lenë deri tani te nota 7. Mos sill në takim me prindër as Lindita Nikollën për ta futur mik sepse me provimet e maturës e zhveshi lakuriq arsimin tonë të mesëm e i dha hakun mësuesisë mediokre militante anembanë vendit. Edhe nëse të bërtas pse ke rënë nga mësimet, policët e Sajmir Tahirit nuk do të ta vënë veshin të të mbrojnë sepse janë ende të dehur edhe nga suksesi edhe nga hashashi lazaratas. Mimi Kodheli nuk mund të harxhojë kohën kot duke abuzuar të vërë të përgjojë ushtrinë e saj sepse për herë të parë ata djem që paguhen me taksat tona janë ende duke pastruar rrugë dhe bregdet që pushimet e varfëra të shqiptarëve të paktën të jenë të pastërta. Minoritetet apo të papunët nuk ndjehen të përjashtuar ngase ministri i tyre Veliaj ka kohë që është bërë pjesë me ta duke mos shitur pordhë veshur me kostum e kravatë, por mëngëpërveshur e gjen edhe te kasollja buzë lumit, edhe te rrobaqepsia e provincës duke lypur punë për të tretët. Turizmi dhe zhvillimi urban nuk do punën me zhurmë, por do zhurmën e punës, ashtu si ekonomia e Arben Ahmetajt që pulson pa më të voglin kompromis. Ende nuk po vozisim në autostradat e reja të Haxhinastos, por të paktën siguria e riparuar e rrugëve duhet të vazhdojë pa kompromis. Reforma fiskale e Shkëlqimit duhet të shkëlqejë e ta ngrejë zërin sepse ka arsye të forta për t’u mburrur me punën e Briseidës apo Elisës.
2./Dhurata ime?
Ndaj nuk ka arsye që të festosh, të bledhësh me kuç e me maç për tu hapur bythësh me mbrëmje apo darka mondane si ajo e Tedi Papavramit e të kërcasë sherri e shamataja. Mes kësaj vape ku njerëzia mbijeton me sytë dhe shpresë nga qeveria jote do të ishte karshillëk i shëmtuar të festoje si i çmendur me miq, servilë, kolegë, sahanlëpirës, gardistë, shampanjë, ngjala, pompozitet. Jemi velur me fasadën e luksit afrofe të këtij vendi dhe boll më, mos lëndo e mos lëndoni më të papunët, pensionistët, të sëmurët, hallexhinjtë, të braktisurit që janë me shumicë në këtë vend. Si kryeministër i një vendi në rilindje merr urimet më të sinqerta kur festat e tua private nuk ua shet me pordhë ekraneve por ua kursen me rrogat e mira dhe çmimet e lira të ardhurat e tyre. Pompoziteti i ceremonisë së dasmës me Lindën le të jetë i pari dhe i fundit aheng familjar e brendas tij lëre të rijë edhe datëlindja, edhe festa e fitores poltike, edhe lindja e fëmijës, edhe martesat e pasardhësve. Të jesh me fat nuk do të thotë të kopjosh të tjerë kodoshë që kanë qeverisur në këto anë dhe ndoshta e kam të saktë kur them që s’ka më hapësirë boshe për zhurma të tilla të kota. Skënderbeu iu largua luksit të Stambollit sepse e thëriste gjeneza rurale, Ali Pashë Tepelena hante edhe bakllava (Vasiliqia) edhe kadaif (Bayroni), Ismail Qemali vdiq në Peruxhia se po e mbyste intriga e fukarrallëkut dhe fukarrallëku i intrigës në këtë tokë. Zogu mbretëroi edhe me edhe pa brekë në bythë vetëm e vetëm të ngoptte egon e tij të sëmurë, shoku Enver ua thau zorrën miletit, por njëkohesisht ua thau zorrën edhe mendjeve perverse të bllokmenëve qesharakë, Ramiz Alia kënaqej me përshesh me dhallë dhe me përshesh intrigash, Sali Berishën edhe kur e nxirrni jashtë parlamentit e fusin pastrueset fshehurazi nga banja e grave, Fatos Nanon çoje jo vetëm në Vjenë, por edhe në ishujt Fixhi sërish te Taiwan-i do vijë të shesë pordhë… pra të gjitha modelet dhe modulet ballkanase janë ezauruar e konsumuar.
Më bukur si do të festohej?
Kënaqu me mesazhet e urimeve, pi një gotë me stafin dhe shoqerinë dhe vazhdo puno. Po bëre festa me temenara edhe ministrat do ia varin punës dhe shkrehet adminstrata për disa orë, policët do angazhohen të të ruajnë ty dhe të ftuarit e krimi i rradhës do vërdhojë me skafandra, mjekët do ia bëjnë mutin pacientit për të ndjekur transmetimin “live” të festës tënde në tv, gjykatësit do xhelozohen nga dhuratat e shtrenjta që do marrësh e do fillojnë tu bien me top gjobave për të liruar kriminelët nga burgu…
Dhuratat? Ah, desh harrova. Kisha në plan të të sillja edhe unë dhuratën, por mos pretendo për zarf të fryrë me euro brenda. Mendova të blija librin e ri të gazetarit Fatos Baxhaku “Femra të përgjithshme”, por deri në këto momente që po të shkruaj, Thesari i Shtetit nuk na i ka kaluar ende rrogat në llogaritë bankare. Ne buxhetorët që nuk tenderosim asgje me paratë publike e presim me gëzim fillim muajin sepse paguajmë qeranë, faturat, taksat dhe gëzohemi bashke me frigoriferin që mbushet me ushqimet e muajit. Ndaj po ta kesh vënë re të vlerësova qeverisjen me notën 7 sepse shërbimet publike janë ende katastrofë dhe ta ulin notën.
Gëzuar Edi Rama! Gjysëm shekullin po ta llogaris si gotën e mbushur gjysëm. Po të mbaj pak me hatër, por e meriton. Gjysma tjetër ende bosh, mbushet me më shumë kurajo, trimëri, efiçence e më pak arrogancë. Gëzuar!!!
*fb.com/bledi.mane
twitter.com/blediMANE
O Bledo po qe ngjani si vellezer ti me Edin, keni ngjashmeri te gjithaneshme. Vazhdo shkruaj per Edin si ti e lexon ne qelize se je identik me te.
Gëzuar Ditëlindjen …………………………………………Doktor!
http://goo.gl/FeIVnH
Edi marrsh nga ditet e Saliut dhe Ilir floririt, ha ha ha
Do ishte shume mire qe te kishte akoma njerez qe ti ngjanin Edit, apo Bledit, sa me shume, dhe sa me pak injorance do kishim.
Bravo Bledi/ shpresoj qe Edi ta kete patur dhe ai ne mendje qe te mos e festoj datelindjen sic bente Fato Nano qe mblidhte zarfa me para, apo dhe te tjere, let ti marri urimet ne distance, me fjale, kjo tingellon me bukur per te gjitha arsyet e mesiperme qe Bledi permend. dhe une e uroj Edin, gezuar kete 50 Vjetor, Rilinde kete Shqiperi te varfer, dhe do mbetesh ne histori si me i miri!
I ke ra pikes Bledi,nje nga kryeministrat me te pershtatshem per periudhen qe po kalon Shqiperia eshte Edi,prefroj 1000 here nje njeri te hapur e me eksperiencat e Edit qe nga rinia e hershme ,nganjehere qellon ” terra a terra” por nganjehere duhet vertet ashtu, i afte te dali kunder “barbareve” qe kishin pushtuar qendren e Tiranes me barraket e llamarines,nje nga sfidat me kurajoze te pushtetit ne Shqiperi….njeri i vertete i mundur dhe fitues….i uroj vetem nje gje ne kete pervjetor….”MOS NDRYSHO KAARKTERIN TEND,MUNDOHU TE JESH GJITHMONE NJERIU QE I KTHEU SHPRESEN SHQIPETAREVE,PUNO JO VETEM PER ATA QE TE VOTUAN POR EDHE PER ATA QE NUK TE VOTUAN,FALI SE NUK DINE C’BEJNE…”Edhe 100 Edi..
Edi dhensh sa me shume per kete popull..urim egoist i nje qytetari ?
gezuar or trim
Rama u befsh 99vjec,se 100 i ruaj per vete.
2 do te ishin keshillat e mia:
-mos i beso aspak gyzelit Meta,pabesia eshte karakteristike per korraket……..
-mos bertit me neper portalet evropiane se [sipas teje];-Nuk jemi vatan muslimon….!!!!deklarata te tilla te bejne qesharak…..
Ky Mania esht Edisop Ypi i se “majtes”
Merrini mbyllini ne cmendine keta tipa
Ti Tourkofagos i kalofsh 120 pranvera e i dhënç sa më shumë dritë njerëzimit…!!
O trim..!!
Thenx Mira!
O Zikeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee,ne na shtohet jeta ti shkon per lesh………..hahahahahaha!
C’te besh,Zoti nuk i beri te gjithe njerezit njelloj,ti qe i pa fat,qe linde……korrak!
@turkofakos, edhe ti u dhjefsh 100 vjec se na ben te dhitemi se qeshuri!
Turtofagos(nuk mund te te quaj tirkofagos se kur kujtoni turkun i mbushni……)pabesia eshte simbol historik, me njohie boterore shekullore,e gjakut tend Ne si komb jemi krenare per shumellojshmerine regjionale,per tolerancen fetare ndoshta unikale ne bote Fanatizmi ekstrem fetar i kombit tend i barasnjesuar me fanatizmin ekstrem islamik kane vetem nje te ardhme,ate te kalandrave
Tani vajte dhe me Ramen, moj kurrva ime e perdale?! Degjoje mire kete kurrve grekofone more Rama se kjo ka mende shume. Sa ka mende koka e Ardagani tim, kaqe mende ka dhe koka e kurrves sime Turkofage. Sa kurrve e perdal qe qenke moj rrospi? Helbete te bekohesh me shuren e Janullato Qillomandroit dhe mos te jeshe kaqe rrospi e rregjur sikur nuk shkone. Tani vashdo nga avazi i vjeter ferkoma si gjithmone kur te vjene oreksi.
ke te drejte MAne http://goo.gl/g6qeP0
E shkruar bukur! Ne fakt dhe une shpresoj shume qe te pakten Edi te na e kurseje kete pompozitetin e ahengjeve luksoze, sic kane bere te tjere para tij. Si gjysem shekull jete eshte nje moment i vecante per cdo njeri, uroj ta festoje mes miqsh dhe te dashurve te tij. E meriton.
Hajt ditlindja funit inshallah.
Tu shkurtofte beta o Safet Jo vetem ty por edhe Saliut me gjithe sorollopin tuaj hajdut dhe Barbar!
U befsh 100 Edo!
Safet, hajt ne koken tende, inshallah, sa me shpejt!
PO PSE O SAFET NXJERR VRERE KAQ I ‘PISET’QEKE PTU.
Je i madh, Blendo!
Mentalitet komunist.
Kur kritikon qeverrine Berisha, ata te PD te quajne
(komunist i PS), kur kritikon Ramen, te quajne (malok
i Sali berishes).
Keshtu vepronin edhe ne kohen e komunismit ne qofte
se flisje kundra qeverrise duke te quajtur armik te
pushtetit popullor, kur armiku ishte vete udheheqesi
qe shkatarroi nje popull per pushtetin e tije.
Edi Rama, kryeminister i rrjeteve sociale, kryeminister
i fotografive, kryeminister vip, ish-minister kulture,
petagog i akademise arteve, bashkiak i pallateve me
ngjyra, thjesht kryeminister per publicitet.
Ku jane premtimet e fushates elektorale???????
Ku eshte drejtesia???????????????????????????
Do te vendosim drejtesine ne vend dhe ben tre foto dhe
i hedh e FB, do te luftojme krrupsionin perseri ben
foto dhe prap ne FB. Jam kryeminister me fotografe qe me
ndjek nga pas un, dhe kush me kritikon e quaj tradhetar
dhe legen, figura ime nuk vethet ne diskutim heeeeeeee
po investoi shume per te ngritur “mitin”
Jam qeverri e rilindjes,,, e premtimeve,,, e fotove,,,,
twiter,,,por ja nuk eshte faji yne qe nuk po bejme ate
qe duhet bere edhe pse kemi 84 vota edhe pse na kane
votuar 1 milion njerez sepse jan nja ca legena qe
e kane fajin, poooooo kryeministri sa te mbaroi pune me
disa foto te fundit dh do ti pervishet punes dhe do te
justifikoi votat e 1 milion shqiptareve.
O Edo aman bej edhe nje foto me SALIUN se nuk i dihet
ndoshta te ben pune ne te ardhmen, jo per ndonje gje
por ILIRIT nuk i zihet bese, se po te braktisi, mund
te besh kualizion me Berishen,,,Berisha kryeminister
per respekt te moshes kurse ti zv-kryeminister dhe
minister kulture keshtu mund te shprehesh artin tend
shume ngjyresh.
Pa problem. Ja bere dhuraten. Bleve furçen dhe i fute nje boje, nga koka tek kembet.
Ne fund e lepive.
Mos e arkivo kete shkrim, harroje…
Pregatit ndonje tjeter, nga ato ku je vetja.
ARBER RADOMI —
Arber, ke zevendesuar Skypion-in ,po me nje ndryshim shume te madh.Ti shkruan pak ,Skypion-i bente çarçafe ,po nga cilesia jeni njesoj.
Skypion-i me ngjante si ata tipat qe ne sportelet e kinemas shtynin me bryla te dilnin te paret per te prer bilete, kurse miku yt vinte “brylat ” per te postuar shkrimin pa mbajtur rradhen dhe dilte ne krye ( po nje gje nuk kuptove nga ai , pse i postonte nga dy here shkrimet ,po e gjete pyete njehere dhe ma jep ti pergjigjen ,apo ke vendosur dhe ti te behesh memec si Skypion-i ? ).
Kurse ti je me i disiplinuar dhe ri ne rradhe.
Tani ti leme krahasimet dhe hyme ne teme.
Arber, shkrimi te ka nervozuar,se kur e mbarove ju vervite tastieres pa mbajtur mend se çfare lexobe ,po tu duk se ” proviciali ” i ben furça Kryeministrit te tij dhe fillove te shkruash si kodra pas bregut ( jo Majlinda ).
Me e bukura eshte Arber se tu duk se e kape ne gabim ” pergjegjsin e vatres se kultures se Permetit “kur thote se Ismail Qemali vdiq ne Paris dhe jo ne Peruxhia !
ARBER , me ke sy e lexove shkrimin, me ate me xham ,apo ate pa xham ?
ARBER, edhe une kam deshire te ilustroj shkrimin me shembuj ,tani me kujtove ” KAPEDANI “-in
Kritikat me gjasme ndaj Rames , te nje deliranti provincial me funksionin e ” e larte ” ,pergjegjes vatre kulture ne Permet dhe konviktori medioker me hartime nivel teknikumesh bujqesore , te kohes se Qoftelargut , sepse me kujtuan ato ” kritikat ” e forta te Sh. HISNI ne BIRO , per ” gabimet ” e renda te Komandantit , i cili befasoi e ngriu gjithe shoket e udheheqjes me ” guximin ” per te stigmatizuar fajin e rende ,qe sh. ENVER ( jo EDVER ) kish bere , duke vazhduar, ne kundershtim me keshillat e mjekeve dhe Partise , te pinte cigare!!!…. Sa per vdekjen e Ismail Qemal Vlores ne Paris , sic shkruan ky kryeeruditi I LGBT-se dhe TEMES , nuk po zgjatem , sepse te gjithe shqiptaret e dijne , qe Kryetari i te pares Qeveri Shqiptare ne Shtetin e Pavarur , me 28 Nentor 1912 , vdiq ( me shume gjase i helmuar ne hotelin ku ishte akomoduar ) ne Peruxhia te Italise, me 24 Janar 1919 !!!
u plake e dore s’hoqe…
ARBER, shiko ke nje çer qe e mban si zagar nga mbrapa dhe ai do te te marre hakun.
Ti mund te kesh shume po une e kam llafin per ate Futja plot ( ose futja pordhes ).
në shkrimin e manes:”Ismail Qemali vdiq në Peruxhia se po e mbyste intriga e fukarrallëkut dhe fukarrallëku i intrigës në këtë tokë.”
është e shkruar e njëjta që ti thua se është gabim!!
e kam lexzuar unë vonë,pasi ata e kanë korigjuar apo ti e ke lexuar gabim??
Bukur Blendi,ka filluar Permeti ti therese mendjes se Frashellinjeve me behet qejfi se jemi me te njejten muzike popullore.
Blendi Mane, sapo hengra darke dhe doja ta haja edhe nje embelsire, kerkova neper sirtare, frigorifer, nuk lash vend pa kerkuar, i deshperuar hapa komputerin te lexoj lajmet e fundit,…… lexova shkrimin tend dhe jam ne rregull.
Faleminderit Blendi.
Komplimente Bledi. I bashkohem edhe une urimit tend.shpresoj dhe besoj se Edi Rama eshte njeri prej nesh,qe shans dhe fati endihmuan te tregoj qe pefaqeson denjesisht mesataren tone.
Nje keshille miqsore brilante
Te lumte pena e ARTE o Bledi Mane!
Z.Mane ! Nje bravo te madhe,por nga fundi e prishe fare me
keto haterlliqet ,Berisha ka marre me hater noten 5 kaluese
dhe na mbeti nje jete te tere ne qeveri ,nga keto haterlleqe duhet
te zeme mend .
Zoti autor !
Mbetesh per mua nji shpatar magjik i pardorimit te fjales ,me aq guzim dhe zgjuarsi !
Njekohesisht uroj dhe kryeministrin tone, jete te gjate dhe kalofshe te njeqind vjetet !
Ky eshte nje nga arkitull me te goditur qe kam Lexuar ne Tema on line , bravo
Artikull qe te ben qefin, duke te share.
Kesaj i thone ti qellosh me pambuk Edit.
Bravo!
Turizmi dhe zhvillimi urban nuk do pune me zhurme por do zhurmen e punes .
Ketu ja ke thene te gjitha
Blendi Mane! Nuk te njoh. Te njoh sinqeritetin. Vertetesine. “Burrit i shtetit duhet ta kete zemren ne koke”- thoshte Napoleon Bonoparti. Kete e kuptoj se burrit duhet ti flase zemra e jo te broçkullit kot me kot duke perplasur buzet mekanikisht, qe flet shume s’ thote asgje. Ty vella te flet zemra.
Edi ne kete pervjetor te madh te tij te jetes, veç sa i ke qendisur ti i nderuar duhet te kete parasysh edhe nje thenie tjeter brilante te Napoleonit kur thoshte: “Une mund te kem tere te metat e botes, por mosmirenjohes nuk jam”. E bukur. Pra Edi duhet te kete parasysh ate vershim te 23 qershorit 2013 per te zhdukur falsitetin e formalitetin 23 vjeçar.
Gjithsesi, Edj do i kete parasysh keto, por edhe une i uroj edhe 100 per te bere kete vend. S’ u be qameti se nuk festoi me tam tame si paraardhesit. Ne do kenaqemi gjithsesi. Perpara kemi nje 70 vjetor “te lavdishem” te Skenderbeut te dyte…
Futja noj vize e shkruaj çarçaf..!!
Pune korrakesh!
Mos e lere pergjysem llapen se tani me erdhi oreksi mua, he xhanui mu.
Te lumte o Bledi e ke qare kete shkrim !
Tung
e kam ditur me kohe qe ky jevgu mane ishte talent I pazbuluar,,lum ne dhe tema qe e ka!
Mana mu, mana mu, sa qeflleshe qe je moj rrospi sillogjesh se ja vare koken Ardaganit tim.
te lumte Bledi nje shkrim i bukur ,me shprese qe ta lexoj Edi ,kishe haruar ditelindjen e koke lopes Metes qe i kushtoj me mijra euro sigurisht jane te hollat e popullit te varfer qe nuk kane te hane jo me tju bijere ndermend ditelindja e tyre,i urojme ditelindjen Edit dhe jete te gjata.
VETEM KENGE S’MUND TE JETE
Jam Dilja e Xexes tek xhamija e Sherifit, me profesion çengije, ahengxhije, qeflije, kendoj ne drite e ne hije.
Kur bona mejtepin, na msune edhe me knu, me dafllak e facolet, me dridh barkun t’lym me maikap.
Jane shtate notat e pese rrigat na thoshte Fizja e Mimit te vogel, per me ba nje konge.
Kjo e jotja osht me gjashte nota e fare pa viza. Bon mir’ me bo edhe ti mejtepin e dafllakut.
Napoloni kcehet me hinxhije e barnaveke, ti pa pare do me i fale nji “Biografi te pa autorizueme” me emnin tem, te Cajes se Vakut, te Fizes se Mimit te vogel, te Fahrijes se Sefes, te Nazes se Fahrijes e te Kajes se Xhajes te Tabakeve, t’adhnumit tond: Edi Rama.
Ulu kom kryq te proji i Brrakes, e prit se peshku ko me t’ra n’grep.
Mu s’mbon as me qesh e as me kja, kam ordh mo par se ti n’ket dynja.
Gezuar Edi Rama!
Gezuar Kryeminister!
U befsh dhe 100. Me shendet e gezime ne jete.
Uroj te besh me te miren per Popullin shqiptar, per Shqiperine dhe, te te kujtofshim ne shekuj.
Me nderime nga Frankfurti
Turkofagos! Ke shkruar shkurt e me mend. Hallall lesht e kokes se per mend na ke lene shendene….
balasho,nuk eshte rastesi qe ke mbiemer te njejt me ”erdoganin” tim:
BALASH ERDOGAN……hahahahaha,te fala Zike dylberit,nje jave ne gjunje iu be goja me kallo…….
Edhe kete se prisja nga ti moj kurrva ime?! Te me maresh dhe emrin e Ardaganit tim dhe ta beshe per vete sikur nuk shkone moj rrospi. te kujtohet disa vjete perpara qe te punesova si berrbere qe rruaje gjithe Ardaganet e shqiptareve muslimane? Si e harove ti kete kohe te arte? Ske faje ti moj kurrve sillogjesh, se kete here do ti beje me noter deklaratat e mia.
na hape barkun o burr I dheut
Bukur Bledo. C’esht e verteta e kishe dhier pak ne shkrimin plot letersi per Santon, por kjo s’do te thote qe gojet e liga si te miat nuk do te ta permendnin edhe kur te ktheheshe serish ne lartesine e duhur. C’eshte e verteta talentet kane ulje e ngritje por per kete shkrim te heq kapelen.
Bledi, të lumtë pena, mos ua verë veshin disa komentuesve idiotë, zere se nuk ekzistojnë!
Po si e the mor Bledo,sali berishen,EDHE KUR E NXIRRNI JASHTE PARLAMENTIT E FUSIN PASTRUESET FSHEURAZI NGA BANJA E GRAVE,ha,ha,ha,i madh ,mos vdeksh kur,hallall qumeshti i memes.Dhe hashash te zgjedhur nga ne Lazot te kishe pire,nuk do e qendisje dot me bukur.Aman o Blendo,kam nje merak,nipin e tij,ate policin me shkolle qe ka mbet pa pune,i ofroje une pune si baxhoxhi,se kam dhe nja 2 baxhella nga Gjirokastra.Ore une kete e bej se miku qe eshte mik,ne dit te veshtira duket.,dhe e mira shperblehet me te mire,se dhe axha e atij,Ai plaku idjot qe eshte kethyer ne qejfli kurvash, na ka ndihmuar.
Bledi i ke thene te gjitha shume bukur se ia do te miren.Edhe 100 vjec Edi Rama per et miren tuaj dhe te kombit.
“Qedhove si kalama o Mane”
te lumte pshka drejtor na ke nderuar
Bledi njelloj sikur nuk donte te thoshte: Fshati digjet, kurva krihet.
Po ne fund, e perfundon:
Edhe 100 kryeminister, ( ki parasysh, urim I fshehte), e kam bere me spont, qe ti bej qefin budallenjve.
Demek po te shtroj ne pune njehere, se ky milet trap gezon kur ja fus ndonjehere kodra mbas bregut, ose eshte si puna e mushkes, ( ne kete rast me kujtohet Adrian Vehbiu), qe I do drute te trasha.
Nejse, (qe kujton nje kthese gjate nje takimi te deshtuar)..
erdhi koha qe te permbushesh dhuratat ndaj fqinjeve.
Diku, Pustecin, me tej Radiken, dhe per pak, armet Kimike,,dhe ne fund Detin te greket..
Si cun shkerdhate- tirons, mos na informo per asgje, po ler mediat te grijne sallate dhe te te bejne portrete supermenesh dhe monstrash.
Te rrisin lavdine e duhur per te udhehequr.
Nga greket e morem vesh, qe nuk kane shkelur asnje centimeter nga deti jone, megjithese kane marre me mijera kilometra nga toka jone..dhe prape e kemi per detyre tju besojme, perderisa qiveria jone u beson.
Prandaj, ta gezuac, festen e kurves, o krye pis-nister.
I kursyer ne Note Bledo! Pse keshtu?
Perversi ben moral. Ptyyyy.
Gezuar Ditelindjen Edi.. Lexo dhe kupto kete qe te ka shkruajtur Bledi..Godit korrupsjonin UNTIL HELL FREEZES OVER…
kusari nga lazarati me pelqeu komenti yt.
Shkrim i bukur dhe realist.
Nqse do perdorja nje metafore, shkrimin do e krahasoja me nje fotografi te personazhit( Edi Rama), ne te cilen fotografi(Autori Shkrimit), ka patur synimin qe fotografia te dale bukur por te jete prane realitetit(pra ka shmangur retushet e shumta).
Shkurt, nje bravo te sinqerte per autorin e shkrimit.
Shkrim shume i bukur, bravo Blendi.
me pelqeve kesaj here o Bled!
Po lapangjoz ky trap !
ja ku do e festoje dtl Edi…http://goo.gl/qLzBYR
Per mua ky gazetar eshte nder me te miret e shtypit te shkruar.Eshte “Rock” gazetar qe i pershtatet natyrshem realitetit dhe theniet troç.Kurajo per te vertetat e pathena. Fjalori i tij eshte disijashte “etikes” por mgjt. i pelqyer.Ai nuk “vret” por sheron me fjalen e tij.Te lumte!
“nuk do marr furçat” po DO MARR POMPAT .. hahahaaa .. servil i rrafinuar …
Po pse vetem likja te festoje me çadra ,te festoje dhe Kryeministri yne,e kemi zgjedhur per qejf.EDHE 100!
Shkoni punoni o trima komuniste jugore.
edhe 120 o Edo se e meriton qe te kesh kohe te mbulosh Salen e te pjellet e tij
Te lumte mendja dhe dora o Bledi.
Edvini te rroje sa te doje, por qafen ta thyej nga ky vend. Per mashtrues, pervers dhe drogaxhi eshte 1-sh.
je vertet artist, ne kuptimin e sakte te kesaj fjale . Bravo
Më pëlqeu shumë shkrimi juaj, zoti Mane ! Megjithëse, shumë herë, nuk jam dakord me ju (dhe kjo është e natyrëshme), kësaj rradhe e keni qarë…!