Kuvendi debaton mbi p/ligjin mbi marrëveshjen e kredisë për Shëndetësinë, ndërsa deputetët e Partisë Demokratike hodhën akuza mbi sistemin e shëndetësisë dhe ministrin aktual Ilir Beqaj. Deputeti Myqerem Tafaj u shpreh se gjendja e spitaleve në vend sa vjen e përkeqësohet, ndërsa shtoi se në disa rrethe nuk ka as mjekë specialistë.
“Shëndetësia nuk është falas, po shumë e shtrenjtë, cilësia është shumë e ulët dhe qytetarët nuk kanë besim tek ajo. Tullumbaca elektorale janë të gjitha premtimet e bëra nga ju. Për ketë është sot i bindur cdo qytetar”, tha Tafaj.
Por, ministri Beqaj në replikë i kujtoi deputetit Tafaj se mungesa e mjekëve reanimatorë në disa spitale vjen si pasojë e mos hapjes së specializimeve për tre vjet, në kohën kur qeverisnin të djathtët.
“Në disa spitale nuk jemi në gjendje të ofrojmë 20 shërbime sepse nuk ka mjekë të specializuar, përgjegjësi për këtë situatë është ai që ka drejtuar ministrinë e Arsimit dhe ish-kryeministri. Për 3 vjet asnjë specializim nuk është hapur për shëndetësinë. Ne do i hapim specializimet por nuk zgjidhet menjëherë problemi, kërkohen disa vite”, tha ai.
Më tej, ministri tha se nuk është shkarkuar nga puna asnjë mjek për arsye politike, ndërsa 3 drejtorët e zëvendësuar janë bërë deputetë dhe duheshin zëvendësuar sipas tij.
Ndërsa deputetja Mesila Doda sulmoi ministrin Beqaj duke thënë se po përvetëson fondet e parashikuara për ilaçe. Duke analizuar projektligjin ajo theksoi se ka një mori problemesh si mungesa e transparencës, klientelizmi dhe monopolizimi i sistemit.
“Mungesë transparence që shoqërojnë këtë projektligj. Ky nuk është një projekt i ri, është një projekt i vjetër dhe kostoja është rreth tre herë më pak. Në asnjë rresht në asnjë paragraf të saj nuk ka përcaktim të kostove të këtij shërbimi. Ju keni përcaktuar kostot e paketave pa asnjë lloj kriteri. Duhet të bëni transparencën e të gjitha hapave që po merrni”, u shpreh Doda.
Ajo theksoi se sistemi shëndetësor ka mungesë profesionalizmi. “Problemi i parë është mungesa e profesionalizmit. Sistemi juaj ka një defekt të thelbit. Ju keni vënë gomarin para kalit. Ish infermieret kanë zëvendësuar doktorët, ish sanitare janë bërë kryeinfermiere. Kjo është e kuptueshme kur ministri i Shëndetësisë nuk ka zanatin që duhet të kishte.
Problemi i dytë është klientelizmi dhe monopolizimi që i keni bërë sistemit. Ju keni punuar vetëm për xhepin tuaj. Jeni i vetmi njeri në parlament që u është hequr mandati me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Dolët me 240 milionë nga greva në një kohë kur kolegët tuaj nuk morën asnjë gjë. Keni kërkuar të fusni distributorë të tjerë rasti i vetëm që ministri sillet si sekser i rëndomtë. Ju jeni i vetmi ministër edhe drejtues i sistemit. Kemi me ju një ndarje shumë të madhe formimi dhe mirëkuptimi. Ju sistemin e konsideroni si lopë për tu mjelë. Merri dhe këto fonde përvetësoi siç ke bërë edhe herë të tjera por mos harro duhet të përdoreshin për ilaçe”, theksoi Doda.
Mesila e Palmes nuk po len rast pa fol. Pasi fshine b…en me te dhe e hodhne si lecke ne rreze te palmes ku donte me var njerzit tash po kapet me thonj se sesht tu ia var ma kush.
Si ka blloku ky specializimet jo po ai dekani pler qe zgjodhi saliu e me qellim qe ti merrte te gjitha parat per vete se kur se kishte rektoren e universitetit te mjeksis pas vetes nuk u bente llaf te hapeshin tani qe e hoqen jera krujen do filloj plera.
O nuk ka faj ministri me jo se e kane blloku kto plerat e fakultetit se dun ta bejne monopol dhe saliu e di mir kte pune se vete i ka sajuar kto gjona po kot ben ne parlament, gjthss studentet e mjeksis e dine mir se ku calon kshuqe llafe kot beni.
Spitalet jane si mos me keq. Asnje ilac nuk ka. Vetem lyhen mure me boje. Merren me fustanet e personelit se nuk dine cfare te bejne tjeter. Nuk e votova Rilindjen qe te vinte ne krye deshtake si puna e Beqjes qe puneson njerez te rrine gjithe diten nepwr blogje e te mbrojne interesat e tij. Duhet nderhyrje urgjente ne Shendetesi. Ishte buze gremines dhe Beqja i dha shqelmin e e hodhi brenda. Veruni nje bombe me mire spitaleve e te biem rehat, ta dime qe alternative kemi privatet monstruoze te paafte te Spitalit Amerikan dhe Hygjeas.
Po c’ thua mo Beqe se na nxore bojen e koalicionit. Aq shume specializime dhame per fushate sa u mbushen pavionet e te gaterrohen specializantet neper kembe. Gjej ndonje genjeshter tjeter a i vrare. Pipero
I madh je o Minister Traume. E di Rama qe e ke cuar te inaguroje nje godine te bere ka nga Liri Monster Berisha qe ne 2008? Prandaj ja mburre qendren Berishovices qe t’i mbyllje gojen. Hallall, kur me Ramen tallen edhe ” te tijte”. E ke bere lolo!
Ore ky Beqja qe ka handut i madh.Ka marre drejtor prokurimesh njefare Cimbi qe eshte super hajdut dhe me kryesorja ka qene per vite me rradhe nendrejtor i pergjithshem i QKR me Sali Berishen.Letra ka shkuar te Rama dhe tymi Beqes dhe Cimbit do i dali shpejt.Perqendrim tenderash te pakten mbi 20 milion euro ka bere Beqja me cimbi ne keto 3- muaj.Hajde pare hajde.Kujdes shoku Rama!!
Beqja-cimbi te dashuruar me euro.Ky Beqja qenka dhe doktor popullor, jep keshilla shume te mira per muajin e agjerimit.Pika Rilindjes me ministra si Beqja.Informatizimin ne ministri te shendetesise miliona euro do e bej kompania qe kish Beqja dhe gjoja shiti aksionet. Po pse o derdimen
per budallenj na dini??!! Gjithe stafin e kompanise se tij e ka punesuar ne Ministri dhe ISKSH
Ky Beqja eshte bere jo vetem minister po dhe doktor. Tani ka filluar dhe rekomandon vete cfare ilacesh te marrin te semuret me spital. Nqs vuan nga kanceri dhe s ka ilac spitali merr nje qetesues se sherohesh. Ah lum si ne, tani do hapi ndonje rubrike Alo Dr Beqja ju flet…