Prishja e ndërtimeve në Ksamil/ PD: Ndërhyrja e INUK shkaktoi katastrofë mjedisore

3 Korrik 2014, 11:20Politika TEMA

Partia Demokratike ka reaguar ndaj një aksioni të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik në Ksamil, ku pas hedhjes në erë të një ndërtese prej druri nga INUK, është shkaktuar  një zjarr i madh që ka dëmtuar turizmin e zonës. 

“Dy javë më parë, në nisjen e sezonit turistik, INUK hodhi në erë një ndërtim prej druri në ishullin e Ksamilit, duke shkaktuar një zjarr që solli dëme të mëdha në bimësinë dhe në bregdetin e perlës së Jonit. Sjellja e dhunshme dhe arbitrare ishte arsyeja kryesore që shkaktoi këtë katastrofë mjedisore që sipas disa specialistëve dhe banorëve të zonës, do të kërkojë dhjetra dhe qindra vite që të rigjenerohet”, thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike. 

“Pamjet janë tronditëse dhe zjarri i shkaktuar nga autoritetet qeveritare i ka dhënë ndër kohë efektet negative në turizimin dhe ekonominë e Ksamilit. Koordinatori për ndihmë ligjore në Partinë Demokratike, Ervin Salianji vizitoi zonën atje dhe dëgjoi shqetësimet e banorëve dhe të turistëve të huaj”, thekson deklarata.

7 komente në “Prishja e ndërtimeve në Ksamil/ PD: Ndërhyrja e INUK shkaktoi katastrofë mjedisore”

  1. Labi Vlore says:

    I kerkoj PD-se te na sqaroje ku eshte parku i Lures??Me sa jam ne dijeni,ai nuk ekziston me.Eshte rrafshuar totalisht.

    1. neda says:

      Te jemi realist e te behem qytetar ne gjykime, prishja e ndertimeve pa leje e me leje abuzive eshte nje veper monumentale e kesaj qeverie e duhet pershendetur, sepse na afron me qyteterimin, na bene me dinjitoz, ne duhet te jemi krenar per kete, ne cdo vend te botes qeveria eshte problemi por qeveria per kete duhet falnderuar, sepse te flasim hapur e pa dorashka kjo kategori shkaterroi teritorin e vendit, zhvilloje me tej korrupsionin etj,etj.prishja e ketyre ndetimeve eshte edhe ne vete interesin e atyre qe i kane ndertuar, te mesohen te jetojne si njerz dhe ta dine nje here e mire se shteti vonon por nuk harron, shqiperia nuk do rrinte gjithnje rrumpalle, nuk do bente gjithnje trafik votash ne kembim te ndertimeve te tilla, nuk do kultivonte gjithnje droge etj.A e duam shqiperine si Europa?Sigurisht qe po dhe shteti kete po bene. Ne e kemi shtetin tone dhe nuk ja dime rendesine,ne jemi vete deshmitar ku gangsterat e ndertimit,nen forcen e korrupsionit dhe parase kane bere ndertime duke shkelur te drejtat e te tjereve,dhe askush nuk u thoshte gje,duke aplikuar teorin e mos ndeshkimit,por sote nuk mund te bejne nje gje te tille sepse ka shtet dhe une shtetin e dua, shteti vendos rregull, dhe ne bindjen time ne te ardhmen mund te prishen ndertime edhe me leje,sigurisht kundrejte pageses,per te krijuar hapesira njerezore midis pallateve,hapsira te gjelbera me standarte njerzore ashtu si kudo ne Europe, shteti te meson per te jetuar si njeri

  2. pipo says:

    ju keni te drejte qe duhet te behen me shume kujdes. por qe te flisni ju per keto deme qe i keni shkaktuar me duart tuaja. kjo eshte t’ja japesh vetes, baaaam..

  3. croza says:

    GERDECI, GERDECI

    1. Kundra GjinGjoneve says:

      Ju keni te drejte te pushini (te mbyllni gojen)

  4. luan says:

    Jane bashkuar qelbesirat ne kete pacavure si dikur proletaret.

  5. Safo says:

    Me katastrofe se ai ishullthi i vogel ne Ksamil qe u rrafshu duke lene vetem nje platforme per te vendosur karriket nga ana e klienteve te PD? Sa here lexoj komente te tilla me kujtohet gomari qe i tha gjelit “Kokemadh!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje