FOTOT/ Irani ka dërguar avionë ushtarakë për të ndihmuar Irakun në luftën ndaj ISIS

2 Korrik 2014, 18:42Politika TEMA
FOTOT/ Irani ka dërguar avionë ushtarakë për të

Irani e ka furnizuar Irakun me avionë ushtarakë për të ndihmuar në ofensivën kundër rebelëve sunitë, të udhëhequr nga grupimi islamik ISIS.

Pak ditë më parë ishte Rusia që furnizoi me avionë ushtarakë Irakun.

Por analistët në Institutin për Studime Strategjike në Londër thonë se një tjetër dërgesë e datës 1 korrik vjen nga Irani.

Sipas BBC, kjo do të thotë që SHBA, që ka dërguar po ashtu mjete fluturuese në Irak, po operon përkrah Iranit në këtë konflikt.

SHBA ka dërguar avionë pa pilotë dhe helikopterë në Irak dhe po mbledh informacion në lidhje me avancimin e ISIS.

Po ashtu, SHBA ka ofruar edhe raketa Hellfire për forcat ajrore irakiane.

Ekspertët thonë se një video e publikuar nga autoritetet irakiane tregon se avionët Sukhoi Su-25, që po operojnë në Irak, në fakt janë iranianë.

Irani ka një numër të vogël avionësh që përdoren nga Trupat e Gardës Revolucionare.

Për ironi, shumica e tyre ishin dikur pjesë e Irakut, por gjatë Luftës së Parë të Gjirit, shtatë prej tyre kërkuan strehë në Iran.

Edhe pse Iraku kërkoi që avionët t’u kthehen, ata mbetën aty dhe më vonë u vunë në shërbim të Iranit.

17 komente në “FOTOT/ Irani ka dërguar avionë ushtarakë për të ndihmuar Irakun në luftën ndaj ISIS”

  1. ATILA says:

    Kur edhe Irani eshte kunder te ashtequajturit Kalifat te ISIS-it imagjinoni se me c’fare kanibalesh fondamentalisto-Islamik kemi te bejme.Fakti qe ne kete rast jane bere bashke Amerikanet,Ruset dhe Iranianet tregon se sa e rende dhe sa te rrezikshem jane ekstremiste te ketij lloji jo vetem per rajonin por edhe per boten mbare.

    1. Era says:

      O pyk, injorant, Irani shiit eshte i interesuari i pare kunder suniteve

      1. khfjfijgbjhhiufsgurjifr anticensurë says:

        po mor lali po! nuk e pe që këta duan ti bien de arabisë saudite??
        bile duan të shkatërrojnë dhe varrin e muhametit!

    2. edi says:

      Iranianet jane shiite kurse keta te tjeret jane sunite. Lufta eshte mes shiiteve dhe suniteve. Normale qe irani eshte kunder isis.

  2. vero says:

    Ik more budalle ,Irani mbron shiat.

  3. durresi says:

    Irani eshte vene kunder Kalifatit te ISIS-it per faktin qe keta te fundit jane fondamentaliste te fese sunite, kurse Irani eshte me prevalence shiite…

  4. taku says:

    Vëro po ti ku e di
    Meqe qenke kaq i mencur?

    1. vero says:

      Taku!Lexo Durresin e njejta .

  5. ahahah ato ishin avione te Irakut vete, dmth ata po e ndihmojne me avionet e tyre…http://goo.gl/dGhAaJ

  6. toni says:

    Dhe ja te dashur telespektatore te mbare botes, ky eshte konkluzioni i nderhyrjes amerikane ne 2003 dhe “eksportit te demokracise”!! Bravoooooo! pasi u vrane 100.000 njerez e degjeneruan nje shtet, tani na del ISIS (sigurisht me parate e Saudeve) qe do ta ndaje fare Irakun. Normalisht qe edhe Irani edhe Arabia Saudite do haje pjesen e saj te tortes!! Sa film i bukur dhe emocionues!! Uau! Ky ishte perfundimi i lumtur i filmit te filluar ne 2003!!
    Qena dhe maskarenj jane duke filluar nga Bush, Obama, Izraelitet, ISIS e sidomos Saudet!! moren ne qafe njerezit! Allahu i shkaterrofte!!

    P.S.
    Blue Jasmine-nuk e di pse mungon komenti jot akoma ketu :))

    1. edi says:

      C faj ka amerika qe shiitet dhe sunitet vriten mes njeri tjetrit. Po ne Siri ku nuk nderhyri Amerika pse ka lufte. Juve besimtaret e Allahit e gjeni gjithmone nje justifikim me amerikanet apo me izraelin dhe asnjehere nuk e pranoni qe te kene faj vete muslimanet.

    2. Blue Jasmine says:

      Po prisja tendin miku im.
      Plotesisht dakort me komentin tend persa i perket presidenteve ameriqener.
      Por ja qe me ” lendove” perseri miku im. Une jam me origjine hebre hahahah
      Me duket se po lozim domino bashke.
      Por une smund te them asnje fjale te keqe per ty, sepse nuk te njoh personalisht. Perkumdrazi me dukesh njeri i kulturuar dhe ZEMERMIRE( bazuar ne ato komente qe kemi shkembyer bashke.
      SHALOM.

      1. toni says:

        Selam Jasmine :))
        Nuk eshte se po lozim domino, thjesht po shkembejme disa mendime si dy njerez normal:) ashtu si i meson Kurani”Dhe dialogoni me njerezit e Librit (i.e. te krishteret dhe hebrenjte) ne menyren me te mire”!!
        Serish me keqkuptove (cka ndodh rendom mes muslimaneve dhe hebrenjve)! Respektoj ne maksimum fene hebreje dhe Moisiu eshte profet i imi po aq sa Muhameti si edhe Krishti!! Ta garantoj kete gje. Ama jam kunder sionizmit!! E te lutem mos me thuaj qe hebraizmi dhe sionismi jane e njejta gje-se dukesh qe je aq e kulturuar sa per ta ditur kete!!
        Te jap dy shembuj (te cilet ti besoj i di mire): 1) kur te krishteret europiane – spanjolle-i vrane e i persekutuan hebrenjte a e di se kush i mori ne mbrojtje keta hebrenj?? Perandoria Otomane i strehoi dhe u lejoi fene e tregtine. Mos harro qe perpara ketij persekutimi nga katoliket, Maimonides veprimtarine e tij e ushtroi i lire ne Kalifatin e Kordobas!! e shikon pra cfare dallimi?/
        2) Kur te krishteret Europiane (djepi i kultures perendimore apo jo) i piqnin ne furra e i benin sapun hebrenjte, ishin musliamet e Ballkanit ata qe i ruajten hebrenjte!! e shikon pra serish dallimin?
        dmth Jasmine, nuk ju kane persekutuar muslimanet per fene por te krishteret! ndersa shumica e muslimaneve sot urrejne shtetin sionist por jo fene! edhe dicka te fundit dua te te pyes, a ke lexuar gje per Neturei Carta? Beji nje google te shpejte :))

        Post Scriptium:
        Me gjithe qef do diskutoja me ty edhe ne Linkedin, emri im eshte Enton Dimni

        Selam/Shalom edhe nje here

        1. Blue Jasmine says:

          toni
          nuk kam linkedin, me kenaqesi do te flisja me ty nqs me jep @ .

  7. Kriza says:

    Mire do tia benin shefit,e ka bere hak! 1 miljard nuk dine ku jane,kush jane dhe cfar bejne!

  8. Ore ne jemi shqipetare cna duhet, le te bejne cte duan le te hane kokat.

  9. Bodigardi i Temës says:

    @toni, nuk e luan topi…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje