FOTO LAJM/ I kthejnë shpinën himnit europian

1 Korrik 2014, 19:50Politika TEMA
FOTO LAJM/ I kthejnë shpinën himnit europian

Drejtuesi i partisë euroskeptike britanike, UKIP, Nigel Farage ktheu shpinën kur në Parlamentin Europian nisi të luhej himni europian, në nisje të punimeve pas zgjedhjeve të majit.

Por eurodeputetët thanë se kjo është mungesë e theksuar respekti.

Mediat britanike shkruajnë se kjo shfaqje e pakënaqësisë nga Farage erdhi pasi socialisti gjerman, Martin Schulz u zgjodh sërish si president i Parlamentit Europian, pavarësisht se grupimi socialist i ka humbur zgjedhjet e majit.

Sipas UKIP, kjo ishte një marrëveshje kulisash, pasi Schulz vendosi të mbështesë Jean- Claude Juncker, rivalin e tij në garën për president i Komisionit Europian.

Ndërkohë Schulz po kritikohet jo vetëm nga euroskeptikët e Britanisë, por edhe nga mediat e këtij vendi, pasi edhe pse flet për nevojën e kursimeve, ka marrë një post që paguhet 213 mijë sterlina në vit.

7 komente në “FOTO LAJM/ I kthejnë shpinën himnit europian”

  1. Cohen says:

    …po keta idiotet mund ti kursenin vehtes biletat e avionit per te marre pjese ne ceremoni

  2. Epiri enchallon says:

    Pune islamikesh , jan kunder BE se, a la tourkofagos Grek Jabeli

  3. gomeret says:

    Nje burre me fustan i kthen shpinen simfonise se 9 te betovenit, hahahahahaha cfare idiotesh injorant

  4. DRTN74 says:

    KUR NUK DUAN TE DEGJOJNE PER NJE BASHKIM EVRIOPAN BEJNE MIRE TE MOS MARRIN PJESE NE PARLAMENT.NUK I DETYRON NJERI TE KANDIDOJNE PER TE FITUAR VENDE PER NJE PARLAMENT QE NUK DUAN QE TE EGZISTOJE.PARADOX

  5. Komentues , keni njohuri te kufizuara , ose te manipuluara.
    Lexoni me shume e komentoni me pak .

  6. Limi, Kosove says:

    I erdhi fundi edhe BE-se

  7. Bodigardi i Temës says:

    Këta Britanikët, duke filluar nga Mbretëresha kufallë, e rrethuar nga princër e princesha kukulla halabake, janë “të fosilizuar”… duke shpresuar me fanatizëm idiot, “glorien e Perandorisë Britanike”, e cila ka perënduar me kohë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje