FOTOT/ Gjykata gjermane liron shoferin shqiptar: Nuk e dinte që po transportonte 644 kg hashash

1 Korrik 2014, 18:56Politika TEMA
FOTOT/ Gjykata gjermane liron shoferin shqiptar: Nuk e dinte që po

Një gjykatë në Gjermani vendosi të lirojë të hënën nga akuzat një 54- vjeçar shqiptar, shofer i një kamioni ku u gjetën 644 kilogramë hashash.

Hashashi ishte futur në një bllok graniti.

Por gjyqtarja tha se i akuzuari nuk e dinte që kishte drogë në makinën e tij.

“Në bllokun e granitit mund të shihje vetëm nga poshtë që ishte i përpunuar,” tha gjyqtarja.

“Nuk e kam bërë kurrë në jetën time diçka të tillë,” tha shoferi.

Sipas prokurorisë, ai e ngarkoi granitin shtatë metër të gjatë dhe dy metër të lartë në Shqipëri dhe do e dërgonte në Holandë.

Edhe telefonatat e përgjuara nuk treguan se shqiptari e dinte për ngarkesën ilegale.

Ai u arrestua në tetor të vitit të shkuar.

Tani do marrë një dëmshpërblim pasi ka kaluar gjysmë viti në burg.

Kapja e këtij kamioni shkaktoi shumë bujë, pasi policia bëri të ditur se kishte shkatërruar një grup që kishte trafikuar 5.6 ton hashash nga Shqipëria për në Europë gjatë viteve të fundit.

3 komente në “FOTOT/ Gjykata gjermane liron shoferin shqiptar: Nuk e dinte që po transportonte 644 kg hashash”

  1. Dispanceria says:

    Ky shoferi i kamionit, a ishte Ceti? a ka ndonji qe tme thote? Uroje te jete ai.

  2. Rruga Siri Kodra says:

    Hajde CETO,ashtu si ke shpirtin,ashtu ta jep Zoti.Je rob per se mbari,tashti mer ate demshperblimin dhe futju punes ashtu sic e di vet,te uroj shendet,u gezuam pa mase nga ky lajm i gezuar per Cetin.

  3. Rrnofte pd me Komunistin sali,hihihi says:

    Ec aty o lale,hallall ta bofte zoti,tashti meri ato paret e demshperblimit e blij nje maune per hesapin tat,se boll punove per te tjeret.Te urojme suksese e gjithe te mirat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje