Koordinatorët, që monitorojnë zgjedhjet e reja brenda PD-së, duhet të harrojnë kampionatin botëror të futbollit, madje edhe pushimet e verës, pasi u duhet të punojnë pandërprerë për mbylljen e procesit zgjedhor.
Kjo është porosia e dhënë pak javë më parë nga kreu i PD-së, Lulzim Basha në mbledhjen e fundit me koordinatorët e Tiranës, që iu komunikua edhe 40 koordinatorëve të tjerë, që ndjekin nga afër procesin e zgjedhjeve brenda PD-së.
Burime brenda mbledhjes me koordinatorët e kryeqytetit bënë të ditur për GSH se Basha i ka informuar ata me vendimin se procesi zgjedhor nuk do të ndërpritet.
Kjo për faktin se fillimisht u mendua që zgjedhjet për drejtuesit e strukturat e reja të PD-së të mbylleshin në muajin shtator, kohë kur bashkë me ekipin e ri drejtues, PD të niste përgatitjet për zgjedhjet vendore.
Basha kërkon të avancojë me zgjedhjet, duke mos i ndërprerë ato, ndërkohë synohet që në muajin korrik të kenë përfunduar.
atehere luani falas dhe fitoni
http://dielli.al/brazil/parashiko/
“Harrojeni Boterorin dhe pushimet” – thote Luli, po kryetari i PD dhe njeherazi i Bashkise Tirane sot ora 10 am bente xhiro me breke i shoqeruar me zonjen e vet ne plazhin e Qerretit. Kesaj i thone ” beni si them po mos beni si bej une”, pa folur qe Bashkine e mori lumi, kur e ka lene ne doren e n/kryetarit, thua se kryeqytetasit ia kane dhene voten E.Bozos. Politikan koti
Turp,dhe nga nje njeri kriminel.Do t’i coje koordinatoret te shkojne te bisedojne gju me gju me popullin por edhe me kosovaret ne plazhin e Durresit…Demokratet e vertete duhet te pastrojne partine nga Basha,Berisha e monstra te tjera.Shohim tek simpatizuesit e PD vetem nenshtrim,inferioritet e mungese guximi si me qene te gjithe “lale Tirane”.Nqs nuk u shkundet ne luften kunder fashizmit-shkunduni tani,PD-ista,ballista e zogista!Me mire vone se kurre,rregulloni biografine!