Kështu shkruhej në fund të e- maileve dhe SMS- ve që mbërritën tek shumë milionerë në Bullgari, të cilët kanë llogari bankare në First Investment Bank, e njohur ndryshe si Fibank.
Sipas Spiegel, në mesazh thuhej se banka e tretë më e madhe në Bullgari ishte përpara falimentimit dhe se ata duhej të tërhiqnin paratë.
Ky mesazh e pati ndikimin e tij.
Brenda pak orësh, nga Fibank u tërhoqën rreth 400 milionë euro.
Por jo vetëm kaq! Radhë të mëdha u krijuan edhe përpara bankës së katërt më të madhe në Bullgari, Corpbank.
Banka qendrore e Bullgarisë ndërhyri duke marrë kontrollin mbi Corpbank, ndërkohë që qeveria vendosi një linjë krediti prej 3.3 miliardë euro për sistemin bankar.
Megjithatë, bankat janë sërish në panik ose në atë që njihet si “Bank Run”.
Por çfarë lidhje ka kjo ngjarje me Shqipërinë?
Fibank është një nga bankat që operon në Shqipëri si degë e bankës së madhe bullgare.
Por pse kjo krizë?
Spiegel thotë se dyshimet janë se shkak për këtë krizë është një betejë mes dy oligarkëve.
Nga njëra anë është sipërmarrësi dhe politikani Deljan Peevski, një figurë kontroverse në politikën bullgare. Së bashku me mamanë e tij, ai kontrollon grupimin më të madh mediatik në vend. Peevski është deputet i partisë minoritare turke, DPS. Corpbank është banka kryesore e DPS dhe firmat e Peevskit kanë marrëdhënie të shumta me këtë bankë.
Nga ana tjetër është bankieri Zvetan Vassilev, që ka në pronësi rreth 50 përqind të aksioneve të Corpbank. Deri më tani ata ishin aleatë, madje thuhej se së bashku donin të merrnin përsipër ndërtimin e gazsjellësit South Stream për pjesën bullgare.
Por më pas lindi përplasja: Vassilev kërkoi paratë, që firmat e Peevski-t i kanë borxh Corpbank.
Peevski nga ana e tij e akuzoi Vassilev se kishte kërkuar vrasjen e tij.
Vassilev thotë se politikani Peevski është vetëm mjeti që po përdoret për një skenar më të madh për të destabilizuar vendin për t’i dhënë fund qendrueshmërisë së monedhës vendase.
Duke folur për Financial Times, ai tha se dyshohet se pas kësaj skeme qëndrojnë politikanë dhe biznesmenë të fuqishëm, të cilët duke rrënuar sistemin bankar, duan të “shkrijnë” edhe borxhet e tyre. Rënia e monedhës leva do bënte që borxhet e tyre të humbisnin vlerën.
Dmth Irfani paska hall?
hahahahahahahahhaahah sakte !!!
Halli eshte te: Hana, Korkuti, Liria, qe ka te njejtin mbiemer me Saliun!
S’ka pak qe e pashe ne fb, te statusi i Gjergj Zefit.
po paj zoten thuje nej here.
vassilevi I tha peeskvit se e kishte inat nanen e vet ,ene corpbank quhet bank ran,ene fibank kishte frike e u terhoq….
pu pu ca lajmi pa lidhje o bole gazetar…
Ha .. Ha.. Ha tek Gjergj Zefi edhe pulat qeshen me te.
Sali Berisha shkaterroi dhe degjeneroi nje shtet te terre si Shqiperia:
Korrupsion
Piramidat
Armet
Krimet
Kurvellekun brenda dhe jashte vendit
Drogen
Mashtrimin
degjenerim ….. kudo ne mbare Shqiperine
“fshije nese e lexon” ,,,http://goo.gl/HP0JsM
Shkrimi eshte per Fibank apo per Corpbank? Mos i hidhni kot benzine zjarrit.
Domethan fati i bullgaris varet nga nje biznesmen truke
E cka te keqe ketu? A s varet fati I shqiperise nga bankat greke e italiane?
Nje skenar I ngjashem fshihet pas vrasjes se Santos qe mund te luhet kunder stabilitetit politik te vendi.kush ka. Interes nga ky skena?Popull Qeveri jini vigjilente
E verteta eshte bllokimi ipunimeve per gazsjellsit per EUROPEN ,se kane inflitruar mafia RUSOBULLGARE.
Eshte me shume nje panik i perhapur nga segmente politiko-ekonomike.
Sot ka nje permiresim te gjendjes pas veprimeve plot vendosmeri te qeverise si dhe arrestimeve te bera ne fundjave.
Komisioni Europian ka caktuar nje kredi ne shumen rreth 2 milirde Euro, sektori financiar bullgar ka nje qendrueshmeri te kenaqshme per shkak te nje borxhi publik rreth 18 % te PBB-se, kur vendet e tjera e kane mbi 100% e kusur.
Sot nuk ka vetem terheqje por edhe derdhje parash ne banka, gjendja eshte ne stabilizim e siper.
Ne rastin konkret flitet vetem per Corpbank, ndersa per Fibank hiqet vetem nje paralele.
Tek Fibank ka edhe depozitues gjermane per te cilet qeveria gjermane nuk besoj se do te rrije duarkryq, pra ne kete mes ne rastin me te keq do te merren masa shpetimi duke shpetuar dhe vete banken.
Gjithashtu Europa nuk besoj se mund te lere Bullgarine ne “meshire te fatit” ose me mire ne gojen e ariut rus.
Te tilla jane kohet dhe konjukturat sot. Shih Ukrainen e jo me nje vend qe tashme ka 10 vjet anetar i EU-se.
Dmth zihen dy veta dhe rrezikohet ekonomia e nje vendi me miliona banore?
Kte Fibank qe kemi ne duket qe eshte banke lavatrice, nuk njoh njeri qe te punoje apo te kete pune me kete banke. Nje vend kaq i vogel sa ky joni, ka 15 banka!
Se me cfare merren keta vampira, nuk e kuptoj. Po bankat nuk i kane sjelle ndonje te mire njerezve, pervec vetes se vet. Pjelle e ideve te cifuteve, ca pret!
Ti zotri pa emer, nuk e di nga cila epoke vjen, por bankat jane damaret e ekonomise. Hajt se po kthehemi ne diktature ti mbyllim te gjitha bankat … hhahaa..
Qeke gallate ti njeriu me emer “emer”. ti si duket leket i mbake poshte dyshekut. hahaha
Po mo lali gallata modhe jam! Ne Usa kush e filloi krizen qe rrofte sebepi, po e vuan gjithe bota? Bankat. Cifuti Maddof! Me mire mbush dyshekun, se te luaje banka me mundin tim.
Ti paske frike me dal nga shpia o emer.
Per nje problem te tille kaq delikat te kesaj Banke Bullgare, dhe me pasoja tronditese per ekonomine e nje vendi shume me te fuqishem se vendi yne, nuk eshte e drejte te behen “deduksione logjike” me ndikimin e kesaj krize ne vendin tone.
Duke u rezervuar ta quaj nje shkrim keqdashes, po mjaftohem duke e quajtur kete shkrim krejt te papergjegjshem.
Analiza te tilla nuk mund te behen nga gazetare jo profesioniste ne kete fushe.
Ne qofte se e shihni te arsyshme te trajtoni tema te tilla, eshte mire te merrni opinione te studjusve dhe eksperteve ne fushen e finances.
sa te vonuar keta gazetaret tane ….. lajmi eshte qe nga java e kaluar!!! Po shtet i fuqishem ata o vlla…plus qe ku i le me Evropa te rreshqasin!! E pate sa pare kishin dhene per 1 dite ata te asaj bankes??? ne i gjithe populli bashke skemi aq .. por tani qe u futem edhe ne ne BE … shpetuam…Rrofsh o Edo
Ky artikull tregon se sa te rrezikshme jane bere rrjetet sociale. I kam ndjekur lajmet ne Bullgari pasi ishin vertete interesante dhe tregonin se si mundet nje sms apo email i papergjegjshem iniciuar nga mafia, mund te permbysin nje shtet te tere. Ajo qe me beri shume pershtypje ishte se si vete populli u ndergjegjesua brenda nje nate. Bravo mediat atje! Bravo shteti atje! Bravo Banka Qendrore Evropiane!Gjithsesi mendoj qe edhe tek ne media ka rol te mire. Dua te permend rastin Santo, per te cilin u treguan shume profesionale dhe nuk nxituan te bejne as prokurorin as gjykatesin. Duhet te kuptojme te gjithe qe sistemi bankar eshte i paprekshem dhe nese ndodh dicka sado e vogel keqedashese per qofte edhe njeren prej bankave, kjo na demton absolutisht te gjitheve!
A jane te sigurta Bankat e nivelit te dyte per popullin qe ato pak kursime i fut ne to ? Apo mos edhe Bankat na dalin PIRAMIDALE?…..
eshte normale qe njerezit ngaqe u dogjen nga qulli ti fryjne kosit, po le te jemi realist… nuk mund te bjere nje sistem bankar per 3 dite (qofte ky edhe i bullgarise) nga nje sms, se i bie qe do binte shteti. nuk ka me revolucione alla napolon… ka vetem sharlatane te stilit Kreshnik Spahiu qe tendojne te destabilizojne vendin dhe te fusin percarje dhe panik mes njerezve.
Aman mi ema shyqyr qe mesuan fjalen PIRAMIDALE shqiptaret sa dhe dyqani i bukes u duket PIRAMIDE.
Se cfare lidhje ka problemi ne Bullgari me Shqiperine vetem ky gazetari e di. Ja keshtu marrin kot njerezit.
Sistemi Bankar shqiptar dhe bullgar operojne ne baza shume te forta dhe edhe pse e vertete qe media ka nje ndikim te forte tek perceptimi i njerezve. Ne fund te fundit ajo cka rendesi eshte menaxhimi i situatave te veshtira
Dhe ky sulm tregoj qe menaxhimi i kesaj banke eshte i dedikuar ndaj sigurise se klienteles dhe ofrimit te nje sherbimi cilesor dhe korrekt
Eshte mbi kto baza qe u menaxhua dhe ky rast dhe u arrit qe te qetesohej kjo situate.
Te flasesh ne tym dhe duke u bazuar ne llafe pazari eshte e thjeshte. Analizen e vertet ekonomike financiare te nje banke mund ta beje vetem nje profesionist qe di te lexoje separi dhe me pas te analizoje bilancin e nje banke. Ndersa per perhapje paniku te gjithe e dime qe nese njerezit do te shkonin te gjithe ne banke per te terhequr kursimet e tyre sigurisht qe i gjithe sistemi financiar i nje vendi do te shkaterrohej, madje dhe te gjithe vendeve te Europes dhe mbare botes..duke kujtuar ketu krizen e Amerikes me bankat. Persa i perket faktorit politik eshte populli ai qe lejon te perdoret sipas interesave politike te nje partie apo nje tjetre duke reaguar negativisht dhe mbeshtetur keto levizje teper te demshme politike per masen. Prandaj u bej thirrje te gjitheve te mos krijojne panik te kot pasi sistemi bankar eshte mese i sigurte qe pas krizave te para disa viteve pasi vet sistemi rregullator (Bankat Qendrore) moren masat e nevojshme per te parandaluar keto lloj problemesh te rendomta. Mos harrojme me pas qe Shqiperia kishte nivelet me te larta te Kapitlazimit te sistemit bankar dhe nivele tepert te larta likuiditetit. MOS LEJO TE TE PERDORIN.
O njerez, kjo eshte Banka me e madhe me pronar bullgar,ska vend per panik
Nuk e kuptoj si njerezit dynden ne banke e terheqin depozitat nga nje sms e nga nje email. Nuk kuptojne qe humbasin interesin e tyre.
E dyta Fibank ne Shqiperi me sa kam pare eshte nje nder 3-4 bankat me te sukseshme 3 vitet e fundit(pasi jam ekonomist dhe di te lexoj bilance) me rritje goxha te larte. Une jam klient i bankes dhe marr pagen, por qe nuk ma merr mendja ne Shqiperi te beje njeri sherbim si atje.
Te thuash hajt se po falimenton ndonje banke qe eshte zhyt me kredi te keqia, ose ndonje banke qe ka vite qe del me humbje hajde de, po kjo Fibank me duket histori koti. Njerezit mundohen te spekulojne…
Ne (jo vetem shqiptaret) ndikohemi ne pergjithsi edhe nga nje thashethem ne pune ose nga njerezit. Nuk jemi nje popull i civilizuar por nje popull qe jeton me frike me turmen, na ka ngel qe nga koha e xhaxhit (o burra erdhi buka, kush fut duart me marre i pari)
1 gje te fundit, interneti, mediat sociale, etj jane mjete qe i kane krijuar perendimoret per te pasur nen efekt te gjithe boten me nje klik. Egjiptin e mposhten me kete arme. Kosto? Pothuajse Zero.
1 Keshille: Ndiqni vetem ekspertet e fushes! Dhe jo te gjithe jane eksperte!
Ti duhet te jesh “i brendshem” ne ky Fibanku anonim, se si shume reklame po i ben.
ca interesi po humbin njerezit? Per 20 milion te vjetra, marrin 60 mije lek ne muaj, nga 200 para nje viti, nderkohe per kredite te rrjepin te gjalle, mbi 7% interes.
Normal qe do dalin me bilance pozitive, ti marrin leket me 1%, ti japin me 7%.
Nuk ka nevoje me qene ekspert. Se ne shqiperi vec per eksperta e opinionista nuk vuan njeri.
ti emer duhet ti jesh i “brendshem” i ndonje banke modeste dhe te vika inat qe Fibank eshte njish. jam klient dhe e vleresoj si banke . shko kalo njere se ndoshta te mbushet mendja te futesh leket qe ke ne shtepi.
nuk eshte puna per reklame. po koncepti yt per te mbajt leket ne dyshek eshte primitiv. nuk po thot njeri qe bankat jane shenjtore. por nga ana tjeter bankat jane motori i shtetit. sa e sa bisnese kreditohen nga bankat? po mos te hidhen ne qarkullim keto lek sdo kishe as ekonomi as punesim as mireqenie e as zhvillim . do kishe vetem leket poshte dyshekut nqs sti kane henger minjte nderkohe. ti po te ishe aq i zoti leket e tua mos i fut ne banke po hap nje bisnes plako. ky eshte kapitalizmi. po me duket se ti poshte dyshekut mbake edhe veprat e enverit koleksion. rrofte partia !!!
Paniku eshte keshilltari me i keq. Kete duhet te kene njerezit ne konsiderat kur publikojne lajme te tilla. Sidomos me nje artikull si ky pa lidhje kronologjike. Nese doni te beni lajm, bejeni sakte.
Nuk ka asnje rrezik ne sistemin bankar ne Shqiperi dhe gjetke. Asnje shtet nuk mund te lejoje te ndodhi ndonje kolaps sepse kontrrolli eshte ne maksimum.Informimi i sakte eshte pergjigjia e te gjitha pyetjeve dhe shqetesimeve. FI Bank eshte ne nje pozite shume te mire dhe nuk ka arsye per panik. Prova me e mire eshte kalimi i kesaj situata me sukses. Sic e thote edhe nje shprehje “C’fare nuk te vret, te ben me te fort.”
FIBANK tregoi edhe njehere qe eshte banke super e fuqishme, i sherben klientit ne kohe edhe ne rastet me te veshtira, nuk ktheu asnje klient mbrapsh diten e Premte, pagoi me fondet totalisht te vetat 400 milion euro vetem ne pak ore, dhe garantoi te gjithe boten bankare per nivelin e larte te likuiditetit qe ka.
Lajmi duhet perditesuar pak, pasi FIBANK ka qene ne pune cdo dite pa nderprerje, terheqjet kane qene vetem diten e Premte, dhe te Henen ne mengjes klientet jane rikthyer dhe i kane risjelle parate e tyre prane kesaj banke.
Ajo sot eshte me e fuqishme se kurre, pasi tregoi qe mund ti beje balle cdo sulmi kriminel te cdokujt. Kjo vihet re edhe nga fakti qe aksionet e saj ne burse u rriten me 26% diten e Hene, dhe qe nga ajo dite situata ne kete banke eshte normale dhe puna vazhdon si me pare.