Flet kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi
Intervistoi: Skënder Minxhozi
Zoti Shehi mësohet që në këto orë ju keni ndërmarrë një iniciativë, në lidhje me arritjen e një konsensusi për reformën territoriale. Është normale që negociatat në proces nuk zbulohen, por a ka ndonjë element që mund të na e bëni të ditur?
Nuk është se kam ndonjë titull negociatori zyrtar mes palëve, për çeshtjen në fjalë. Për hir të shumë viteve që kam në politikën aktive dhe gjithashtu sepse jam një ndër iniciatorët dhe lobuesit e një reforme të pushtetit vendor prej vitesh, duke e përfshirë edhe në programin e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, gjykoj që më të takon të kontribuoj për zgjidhjen e këtij problemi që vazhdon të mbetet pezull. Mendoj se ka ende hapësirë për të gjetur një zgjidhje pozitive, për të dyja palët politike. Së pari, bëhet fjalë për reformimin e një pjese të rëndësishme të shtetit shqiptar. Së dyti, është në lojë edhe emancipimi e përsosja e mëtejshme e kësaj demokracie, e cila, megjithë defektet që ka, duhet të ecë përpara e të konsolidohet. Kjo reformë shërben në këtë drejtim. Në këtë mes, jam ofruar me dëshirë, në një proces konvergimi idesh të ndryshme, për gjetjen e një momenti takimi mes të gjithë aktorëve me peshë në proces.
Duke mos e shtyrë më tutje këtë temë, pasi është ende në proces, si e konsideroni draftin që ka paraqitur deri tani qeveria shqiptare?
Për hir të së vërtetës nuk ka ende një draft të vetëm, por dy-tre variante, mbi të cilat gjykoj se mund të punohet. Sidomos me njërin prej tyre, që ka mbi 60 njësi administrative. Mbi këtë bazë, duke shtuar edhe propozimet e opozitës, mund të gjendet një linjë bashkimi mes qëndrimeve.
Por më së pari na duhet një kompromis në parim. A do të ulemi ta bëjmë këtë reformë në mënyrë konsensuale, apo për hir të konfliktit politik, edhe kjo reformë kaq e rëndësishme do të mbetet e njëanshme?
Së dyti, një tjetër temë e madhe është nëse do të nisemi nga rishpërndarja e territorit, apo do të nisemi nga funksionet që duhet të përmbajë një pushtet lokal dhe në varësi të këtyre kompetencave, të përcaktojmë edhe madhësinë e njësive vendore? Edhe kjo është një tezë që duhet diskutuar.
Apo mos ndoshta, siç e gjykoj edhe unë personalisht, duhet t’i bashkojmë të dy qasjet në një të vetme? Pra, t’i zhvillojmë të dy pozicionet paralelisht ato? Së treti, a duhet vendosur një kufi kohor, i cili të na shtynte drejt një nxitimi jo edhe aq produktiv, apo do ta zgjasim edhe në vjeshtën e këtij viti procesin, që t’u japim kohën e mjaftueshme, të gjitha palëve, për një zgjidhje më të qetë, në mënyrë që të piqet edhe marrëveshja politike?!
A mendoni se mund të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme lokale me sistemin e ri, edhe nëse digjet afati i korrikut, që ka vendosur maxhoranca?
Unë gjykoj që kjo është absolutisht e mundur. Zgjedhjet janë në qershor, gjashtë muaj kohë janë plotësisht të mundur për të aplikuar reformën e re dhe për t’ja bërë të qartë atë shqiptarëve. Madje mendoj se vetë shqiptarët duan më shumë kohë për ta debatuar këtë proces, i cili do t’i japë formë pushtetit lokal në Shqipëri për dy-tre dekadat e ardhshme. Pra, për mendimin tim, koha është e mjaftueshme dhe shërben si një lloj “grasoje”, për të zbutur fërkimet e forta mes kampeve politike.
Si e shihni qasjen e opozitës, në lidhje me reformën?
Unë e gjykoj me vend qasjen e zotit Basha, sipas të cilës ndarja aktuale e territorit, shkon në një farë mënyre në favor të qeverisë. Ka një të vërtetë këtu. Po t’i referohemi shifrave, me rezultatet e zgjedhjeve të fundit, i bie që opozita të mos marrë thuajse asnjë nga “mega komunat” e reja. Dikush mund të thotë që ndodh për shkak të votës dhe mbështetjes që ka gjithsecili. Por demokracia jonë është në proces e sipër, ndarjet nuk bëhen duke marrë për bazë fotografinë e një momenti të caktuar. Kështu që edhe ky duhet të jetë një element i negociueshëm, në mënyrë që territori i vendit të ndahet sipas një kriteri, ku të gjithë faktorët politikë të kenë mundësinë të zbresin në fushën e lojës, me shanse për fitore. Kjo s’do të thotë aspak që zgjedhjet do të bëhen në tavolinë, por unë mendoj se një territor i dekomprimuar disi, do t’i afrohej më shumë realitetit. Nga 380 njësi administrative, po kërkohet të kalohet në vetëm 40 të tilla, e kjo është pak. Një rritje e numrit drejt shifrës 70-80 njësi, do të qe më normale.
Pra, formula juaj personale, do të qe kjo e mësipërmja?
Po, pikërisht kështu. Dhe dua ta shpjegoj konceptin tim. Bashkimi i skajshëm i komunave me bashkitë, krijon një mjedis disi të panatyrshëm. Jemi një vend ende thellësisht rural dhe s’mund të adoptojmë skema të kopjuara nga Europa, ku popullsia rurale ka rënë plotësisht. Do të merremi edhe për shumë me problemet e administrimit të pjesës rurale, si bujqësia, vaditjet, ndarjet e tokave bujqësore etj etj. Kështu që duhen krijuar, sipas meje, njësi administrimi që duhet t’i çlirojnë qytetet nga këto problematika. Nuk duhet mbytur qyteti, zhvillimi urban, me këto lloj tematikash. Një qytet zhvillon politika kulturale, artistike, ka nevojat e tij që nuk janë ato të një fshati. Duke përzier forcërisht, përmes bashkimit të komunave rreth bashkive, përziejmë artificialisht edhe dy realitete që kanë nevoja të ndryshme mes tyre.
Kjo nuk e përjashton idenë që ka qeveria, që çdo njësi e re lokale të ketë në mes një qendër urbane, por kjo nuk përjashton as faktin, që disa nga qytetet e mëdha t’i çlirojmë nga tematika e pjesës rurale që i rrethon.
Sigurisht që reforma është bërë e domosdoshme, tejet e nevojshme. Por pas debateve të fundit, është edhe më urgjente, pasi ky është tashmë një proces që është nisur dhe do të qe shumë e dëmshme të kthehet pas ose të ndalet. Do të zhvleftësonte edhe funksionet që ka sot pushteti lokal.
Përtej reformës territoriale, në Shqipëri kanë ndodhur edhe disa ngjarje të tjera. Çfarë mendoni për shembull, për aksionin policor të Lazaratit?
Ky është padyshim operacioni më i rëndësishëm që ka bërë ndonjëherë policia shqiptare. Përtej defekteve që mund të ketë pasur një ndërhyrje e tillë, do të çmoja në rradhë të parë vendimin politik, të cilin e ka marrë qeveria, për të ndërhyrë në një fshat i cili sfidonte shtetin shqiptar. Unë gjykoj që të gjithë e dimë se drogë mbillet edhe në rajone të tjera të Shqipërisë. Por askund si në Lazarat, popullsia nuk kishte marrë “koncesionin” e kultivimit të narkotikëve. Një sfidë e hapur ndaj autoritetit të shtetit, ligjit, një model jashtëzakonisht negativ zhvillimi për pjesët e tjera të vendit dhe një baltë e madhe në sytë e botës mbarë. Nga kjo pikëpamja, mendoj se nëse kjo qeveri ka bërë diçka që ka vlera, është pikërisht ky operacion.
Nga ana tjetër, vendi ynë mori statusin e vendit kandidat në BE, pas shumë vitesh përpjekje. A ka një kontradiktë mes mesazhit që na vjen nga Brukuseli, dhe sherreve të skajshme ku ka hyrë politika në Tiranë?
Me marrjen e statusit, u hoq një barrë e vjetër, e mbartur nga politika shqiptare, i kirjuar për efekt të zvarritjeve tona. Jo se statusi është një hap final drejt Europës, por është një etapë që duhej kapercyer. Në këtë drejtim, marrja e tij sjell edhe një shkarkim psikologjik për ne shqiptarët, por edhe për të huajt që do të kenë të bëjnë me ne. Nuk vlen të bëhen tam-tame për këtë që u arrit, pasi pas 23 vjetësh duhej të ishim duke u gëzuar për të tjera suksese.
Politika shqiptare duhet të mendojë seriozisht ç’duhet të bëjë pas statusit. Ka afate konkrete, kërkesa dhe standarte konkrete për t’u përmbushur. Nuk më habit fakti, nga ana tjetër, që statusi na gjen të përçarë. Me përjashtim të momenteve tejet të rralla, të përçarë kemi qenë në këto dy dekada të tranzicionit, saqë ngadalë, kjo është kthyer në një gjendje normale të klasës tonë politike.
Unë do të shqetësohesha për diçka tjetër, që e kam thënë dhe më parë. Shumë probleme kemi bërë zakon t’i identifikojmë me procesin e afrimit me Bashkimin Europian. Në duhet të dimë se na duhet një shtet për veten tonë, për ne shqiptarët. Duhet të mbyllim disa halle tonat, Europa ka problemet e saj. Ka pjesë të kontinentit, që edhe pa BE, janë vende të nderuara dhe në prosperitet të plotë. Ne duhet të bëjmë reformën e shtetit shqiptar. Kështu siç është, ky shtet nuk funksionon. Me ose pa status, kjo është e vërtetë.
Ku konsiston kjo reformë e shtetit? Dhe a është e mundur ajo, kur ndarjet janë kaq të thella?
Politika shqiptare do t’i kapërcejë dikur këto ndarje që ju përmendni. Jo pas dy dekadash të tjera, shumë më shpejt. Maturimi po vjen dhe koha ka ardhur që kjo gjendje do të kapërcehet dhe do të hapet epoka e reformave të mëdha të shtetit shqiptar. E kam thënë shpesh që ne na duhen tre reforma kryesore: reforma kushtetuese, më së pari. Flasim për reformë në drejtësi, për reformë territoriale etj. Të gjitha këto janë procese që prekin Kushtetutën e vendit. T’i rijapim një dinamikë të re ligjit themeltar, 15 vjet pas miratimit të tij. T’i vendosim institucionet në raportet e duhura, pas shumë vitesh që po provohet se këto raporte nuk janë ato që duhet të ishin. T’u japim atyre pavarësi dhe autoritet.
Së dyti, duhet një reformë tërësore e administrimit të territorit. Kjo pasi një reformë e tillë do ta bëjë më efiçent të gjithë sistemin tonë, si shtet demokratik. Reforma territoriale është një ndër mjetet bazë të thyerjes së niveleve të frikshme të korrupsionit, tarafeve, paaftësisë dhe frymës partiake. Shpesh, për të arritur këtë, duhen ndryshuara totalisht rregullat e lojës, nga kjo pikëpamje, mendoj që ndër shumë të mira që do të sjellë reforma administrative, do të zbusë dhe do të ulë korrupsionin. Dikush mund të thotë që ku vjedhin 380 drejtues, pse nuk vjedhin edhe 60-70 të tillë. Mendoj se rifillimi i lojës nga e para, do ta bëjë edhe vetë lojën më të ndershme.
Së treti, duhet një reformë e thellë elektorale, aq më tepër edhe në funksion të rishpërndarjes së re territoriale. Duhet menduar edhe ruajtja e të drejtës së votës dhe aplikimi i një sistemi të ndershëm të leximit të vullnetit të popullit.
Ky është sipas meje, shtrati, “humusi”, për të filluar edhe pjesën tjetër të reformave. Nga kjo dalim tek reforma për drejtësinë, siç e nënvizon edhe kryeministri. Më tej akoma kemi reformën e pronave, që e djathta, përfshirë edhe mua, e kërkon shpesh. Më pas ka edhe reforma, si ato të sistemit tatimor, të sistemit shëndetësor etj. Në të dyja këto reforma ka paqartësi nga ana e qeverisë.
Një pyetje e “sikletshme”, por e imponuar nga momenti aktual. A mendoni se linja e ashpër e ish-kryeministrit Berisha, përputhet me këtë kurs afrimi dhe kompromisesh që nevojitet të instalohet mes palëve?
Unë gjykoj që linja e Berishës nuk përputhet me frymën e kompromisit që nevojitet. Por unë mendoj se në këtë rast po flasim për inercinë e një pushteti të vjetër. Mendoj se PD-ja e re alternative, duhet të shohë larg. Duhet të shohë përpara drejt zgjedhjeve të reja. Ky i zotit Berisha, është një pozicion mbrojtës.
Për të përdorur terminologjinë tuaj, a nuk është “PD-ja e re”, më e dobët sesa “PD-ja e vjetër”?
Absolutisht jo. Unë gjykoj që çdo gjë e re, mbart në vetvete tharmin e një suksesi të së ardhmes. Sigurisht që mund të ketë edhe gabime nga ajo që quajmë PD e re, por shqetësimi im i vetëm është nëse zoti Basha do të arrijë ta mishërojë të renë brenda Partisë Demokratike. Gjykoj se e reja do të ketë sukses, kurse e vjetra, si çdo e vjetër, pasi u provua, pasi pati kohën e saj të suksesit, lulëzimit, ka edhe kohën e vet të rënies. Si të gjitha proceset normale, që kanë një fillim dhe një fund. Ka ardhur dita që PD ta hedhë shikimin në zgjedhjet e vitit 2017, të përgatisë stafet, platformën politike përkatëse. Vetëm kjo është mënyra për ë përthyer një maxhorancë, e cila sot qeveris me numra të mëdhenj, të tillë që mund ta shtyjnë edhe në arbitraritet.
ore nuk e le bashen saliuuuu oooooooooooooo njeri
Gabim; nuk e ul hunden Edi qe te ulet me te!
Basha eshte i sigurte qe nuk merr asnje Komune, se per Bashki nuk behet fjale.
Prandaj me mire thuaj JO, dhe je ne rregull me Bathoren, Kosovaret e Mamurrasit, Shijakun.
Perse politikanet tane nukmarin shembull Dash Shehin. Per mendimin tim eshte nje mendje e vyer, e te urteve te Shqiperise.
Plotesisht dakort me mendimet qe jep per reformen territoriale. Thone, ne fakt me budallallek, bile me budallenj jane te djathtet, kur permendin ndarjen adminiatrative te kohes te komunizmit:-“Komitetet ekzekutive”. – “Plus” shton PD-ja.
Si duket nuk e njohin mire as ndarjen e asj kohe. Harrojne se me zgjidhjen e halleve te njerezve ne ate kohe, ne nje kooperative merej Keshilli Popullor i Bashkuar,(ne fshat, Keshilli i fshatit), kryesia e Koooperatives dhe Byroja e Partise e saj.
Komitetin ekzekutiv fshataret nuk e dinin fare ku binte. Kush shkonte atje pa kaluar me pare ne hallkat e mesiperme e kishte keq punen me pas.
Ndersa me projektin qe paraqesin socialistet me nje bashki qe perfshin pervec qytetit edhe nja 70-80 fshatra, banoret e ketij te fundit rrezikojne te mbeten si femijet jetim. Ne kushtet e sotme te ndarjes se tokes, ku nje fermer e ka token ne te pakten pese vende, ku nje ngaster rrethohet nga kater kufitare, do te thote se ai e ka gati konfliktin me te pakten 20 fermere te tjere. Pse? Kufiri i tokes, leviz edhe kur e ha pa dashje plugu i traktorit, pa le pastaj veprimet me dashje. Pse me ben hije pema jote? pse kalon ne rrugen tek toka ime? pse e ke ngushtuar rrugen? pse e ke shembur kanalin? pse nuk e pastron qe te kulloje uji? s’dua ta pastroj dhe ti mos guxo te vesh lopate tek pjesa ime, pse e ke zene vijen e ujit? pse urina e kasolles se bagetive te tua rrjedh para shtepise time apo ne kanalin prane tokes time? etj. etj. Lere pastaj problemet me zyrat e rregjistrimit te pasurive qe te pakten per nja 50 vjet me keto ritme te sotme nuk kane per tu zgjidhur kurre.
-Ne rastin e nje bashkie te madhe, me keto qindra halle e shqetesime, ku dhe kur do te shkoje me pare administrata e asaj bashkie per te zgjidhur problemet qe lindin perdite. Ne nuk jemi si vendet e tjera, bile as si Kosova qe i kane zgjidhur me kohe problemet e pronesise dhe te kufijve te pronave bujqesore.
Prandaj perkrah mendimin e hedhur nga z. Shehi per nje ndarje administrative me rreth 80 bashki. Mirepo opozita duhet te shkoj te bisedoj me qeverine. Duhet te shkoj dhe te beje publike, se edhe te majtet neper bashki e komuna nuk jane me formulen e tyre, por nuk guxojne te dalin hapur. Ne fakt keshillat komunale, kane dale hapur kunder kesaj formule edhe aty ky e majta ben shumicen. Mirepo e djathta nuk degjon zerin e kesaj shumice kundershtuese dhe zerin e zotit Shehi, por degjon urdherat qe i jep Berisha, kur dihet boterisht se Berishen e ka lene truri tashme.
Zoti Shehi nuk duhet ta lere ne mes kete iniciative te tij. Ai duhet te ngul kembe qe t’i ule palet ne tavoline dhe te diskutojne. Edhe PS po vjen ne mendjen se formula e tyre nuk po pranohet nga te vetet, pas testimeve te bera se fundmi. Prandaj eshte momenti qe palet te gjejne pikat se ku projektet e tyre perputhen, jo ne interes te politikave elektorale, por per sherbimet ndaj qytetareve.
bravo per kete propozim =iliret,keshtu kontribon per te zgjidhun problemet.
Hik mer dallaveraxhi.
Cfar tavoline duhet te ulet Rama me nji kriminel qe duhet te shkoje ne burg per krimet qe ka bere ?
Ju plehra qe pretendoni te beni poltik ,harroni shpejt gjakun e shqiptareve ,sikur jeta e shqiptareve te ishte nji kart bixhozi per ju deje´´gjeneratat maskarenjt qe gjasme boni poltik ! Ptuuuuuuuuuuuuuuuu robt ju funderinave.
Dikur tironsit thojshin per nonji si ky Xhiku qe s’di me fol:
-FOLI ENE XHIK SU**
Basha te shkoje te “ulet” ne burg,jo me Ramen.Ulja me e mire eshte zbatimi i ligjit ndaj krimineleve politike e shtetare si Basha.
“Mire e tha moj mire e tha,po kujt ja tha moj kujt ja tha”
O Dasho,je nga te paret per kete ndarje territoriale,prandaj hidhi idete tuaja ne tavoline dhe ti gjykojme edhe ne populli.Nuk ka kellqe Luli ti perballet Sales po shtyjeni ju demokratet e vertete dhe me mend qe te dali nga stani i Saliut.
O Dash, me koqe lepuri, Rama ja ka bo ftesen me kohe, lulush bibilushit, po se le ai mavriu qe e ka vene aty, a spo e sheh po shkon ke SHQUPi tani e po i thot atij e te tjereve, po dhe ty, qe jam une ketu. Rri o Dash amon, tani as rrujet trapi Rames, as per ty e as per lulushin, prit prit se tani do shikoni. Europa ja hapi rrugen Rames, Popullin e ka, i dha 1 milion vota vjet, provoheni tani po jua u mban bytha, do ta shikoni qe do jeni vecse nje OJQ.
O Dash ,Rama duhet te ulet me Bashen pasi Basha te dale nga burgu.
ky eshte burr fisnik, eshte nje vlere e shtuar per kuvendin e Shqiperise, nga njerezit me te respektuar ne krahun e te djathteve…http://goo.gl/2rWUr4
Ku e gjeti fisnikerine ky dallaverxhia ,qe deri dje i lepinte sumen kriminelit te shqiperise sali berishes !
Ky o thjeshte nji llapaqen asgjo ma shume ,qe e kthe velen nga fry era .
Po na jepka ky mend politikes ,o tempora o mores .
Ky pooooooooooo o fisnik isanistani .Nji cop islamisti thekur o ,sternipi nahmadinexhatit .Perse nuk shko ne iran ky me bo opozite si berisha .
===========================================================
Jo … kete e ke thene dhe here te tjera dhe
asgje e re nuk ka ndodhur.
Ceta-Veriore PD eshte e pabese –
“Cfare thote sot e peshtyn neser”.
============================================================
***************************************************************************
“Alo” fol me fort se nuk te degjome ketu ne Brazil ….
na fal, por ne kemi me miljona futbolliste me te mire se ky Koqevari dru me pre qe po na tregon ti o vocerak.
***************************************************************************
Eshte nje nisem e menduar gabim, zoti Shehi. Nuk eshte Bashaa kryetare i Partise Demokratike qe te ulet me zotin Rama dhe te bizetojne per problemet qe ka vendi. Partia Demokratike vazhdon te jete ne ajer.
Neqoftese ka politikan shqiptare qe duhet degjuar dhe rrespektuar eshte Dash Shehi, restua eshte pacavure…
Dashamir Shehi gjithmone konstruktiv,eshte nga kritiket e pare te jetes politike te PD-se.Ne tavoline ulet me kedo pa komplekse,punon me koken e vet e me kembe ne toke,jep zgjidhje qe mbeshteten ne popull.Eshte tjeter gje se sa mbeshteten idete e tij.Po te ishte degjuar nga krahu i djathte gjerat do te kishin shkuar ndryshe.
Ky esht pjanec ordiner qe e ngriubsaliu nga varri
or ti Shehu,Basha eshte per ne gjyq,zotrote kerkon t’a besh dollibash;je per gallate
Zoti Shehi eshte nga te paret qe e ka artikuluar reformen teritoriale dhe ate te pushtetit ekzekutiv vendor dhe duhet vleresuar e degjuar me vemendje vizjoni dhe kontributin qe ofron zoti Dashamir
Zoti Dashamir eshte politikan e qytetar i nderuar dhe me vizjon e integritetin e duhur i cili duhet degjuar dhe vleresuar kontributi i tij ne permiresimin e reformimin e pushtetit vendor e atij teritoral si dhe dashamiresia per ti ulur ne tavoline, zotin Edi Ramen me
Lulezim Bashen.Mendoj se do jete nje ndermarje e demeshme dhe e deshtuar.Perse ? sepse Basha eshte zedhenesi e goja e pasme e anti shqiptarit Berishe i cili edhe sot ne kete vend e ne kete corbe administrative eshte dora e mendja djallezore e tija .Dhe te dini e juve zoti Shehi ne qofte se do ta realizoni kete ulje ne tavoline ,” Rezultati i bisedimeve , do
kerkoje ndarjen e Jugut nga Veriu i vendit , ndarjen e percarjen ne Toske e Gege dhe vella vjasjen , e ngujimin me neper shpella , sepse mendesia e aftesia djallezia e tij eshte vetem percarja , shkaterimi e renimi i ketij vendi. deri ne krijim shteti Islamik me Kalifat e me Muhaxhedine ne qeverisjen e ketij vendi. sepse ky monstere prodhon vetem energji negative, vetem per mbrapesira e shkaterim, mjerim gjakderdhje , nderkohe qe ata bejne mire te vihen para drejtesise dhe te gjykohen e pergjigjen per gjithe keto poshtersi, mos prit asnje te mire prej asaj bande kriminale qe perfaqeson sot P Demolratike.
O Dash qenke kujtu
lideret me i pajtu
Po ta jap nje keshill
Mos u lodh me kete pune
kur njeri ste kerkon mendje.
shko e futi nje raki
ti besh qejfin vetes tende.
Mendimet e Dash Shehit jane me se normale.Basha eshte sot kryetar de jure i PD,drejtsia te bej punen e vet ,por deri tani ai eshtekryetar .
Ti lejme shakate,po Dashi ka te drejte. Por fakti eshte qe ai e di shume mire qe destabilizuesi i cdo gjeje ne Shqiperi eshte,sal rom sheqere berisha.