Vrasja e Santos/ Nis hetimi për katër policë, prokuroria shqyrton dosjen e kokainës

30 Qershor 2014, 09:34Politika TEMA

Pas vrasjes së bankierit Artan Santo, nën hetim janë edhe katër policë rrugorë, për mënyrën se si kanë reaguar ndaj këtij krimi të rëndë.

Ata kanë vonuar njoftimin për Policinë e Rendit, duke bërë të mundur që autorët të largohen.

Katër policët kanë dhënë dëshmi kontradiktore.

I pari, polici që ka qenë pranë vendit të ngjarjes, ka tentuar të mos lejojë autorët e krimit të parkojnë motorin e tyre.

Kjo ka ndodhur përpara vrasjes.

Por ai nuk e ka dëshmuar këtë gjë përpara hetuesve.

Ndërkohë, raportohet se Prokuroria e Tiranës ka tërhequr nga Krimet e Rënda dosjen e kokainës.

Bëhet fjalë për hetimin e sasisë prej 250 kilogramë të kapur në Mal të Zi.

Është përfolur se vrasja mund të ketë lidhje me këtë dosje.

Kolumbiani që u arrestua në Tiranë ka deklaruar se pas mbërritjes së drogës do bëhej një pagesë prej 1 milion eurosh përmes një banke të nivelit të dytë.

Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për këtë bankë, por prokuroria po bën verifikimet.

10 komente në “Vrasja e Santos/ Nis hetimi për katër policë, prokuroria shqyrton dosjen e kokainës”

  1. Hekurani says:

    Lidhja e vrasjes se Santos me ate kokaines mund te jete e vertete.Policia dhe prokuroria shqiptare duhet te shikojne edhe rastin e vrasjes se Ivo Pukaniq ,njeriut te gazetes Nacional te Kroacise,te cilin e vrau Mafia serbo-malazeze,pasi kroati ne fjale merrej me denoncimin e tregtis ilegale me cigaret ku ishin perzier kokat e politikes serbo-malazeze.Vrasesi qe elemino PUkaniqin dhe nje bashkepunetor ishte me motor.Mafia malazeze dhe ajo serbe jane shume te paskurpullt kur u preket interesi.Eshte mire te analizohet edhe kjo piste e kokaines.

  2. Agim Mani says:

    Pune pasash,sepse paraja te ha koken.

  3. Bentirona says:

    Cdo gje ne Shqiperi eshte jashte kontrolli. Per shume vjet si keto banga te nivelit te dyte,si kazinot e vetmja gje qe kane bere ka qene Lavatrice Miljonash te pista. Po te shohesh rreth e rrotull shqiperise eshte paradoksale qe per 23 vjet ky vend me ate ekonomi Tollonash qe kishte kthehet ne bumerang betonimi e ndertesa te pafundme, e me gjykates gjin gjonaj,jo i vetmi,,,, qe kane llogari bankare ne Zvicer,,kjo eshte historia e pasurimit Lazaratat e ketij vendi e bangat jashte kontrolli per pasurimin e qelbesirave berishjane provokuan kete trazicion 23 vjecar per interesa te veta.

  4. shefi says:

    mjaft me dokra dhe peralla femijesh? te kapen autoret dhe derguesit mafjoze.

  5. Mafia di ferre says:

    Mos e humbni kohen ne hetusira ,keto jane pune te thella.
    Santo nuk ishte mafioz keshtu sic duan ta paraqesin zhdukesit
    e gjurmeve,

  6. I shoh te gjithe te paguar” e te paafte per rolin qe kishin .LIGJI I LEKES i LIDH AUTORET.

  7. jjjjjj says:

    Larje hesapesh dikujt ju prish pazari ose kaq ju duhej ky santo italiani qe. ka ndryshu dhe mbiemrin pune mafiozish po hane koken e njeri tjetrit

  8. shqipetaret e vertete says:

    Te arrestohet sali berisha dhe Liri Berisha urgjent per te gjith krimet e bera ne shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje