Statusi, Barroso nesër vizitë zyrtare në Tiranë

29 Qershor 2014, 12:06Politika TEMA

Presidenti i Komisionit Europian Hose Manuel Barroso do të vizitojë nesër Tiranën, ku do t’i drejtohet me një fjalë përshëndetëse Kuvendit të Shqipërisë. Lajmin për vizitën e Barrosos në Shqipëri e bëri Kryetari i Kuvendit Ilir Meta në seancën parlamentare të së enjtes 26 qershor.

Vizita e Presidentit të Komisionit Europian vjen në një moment kur BE i dha statusin e vendit kandidat Shqipërisë. Barroso do të takohet me krerë të lartë të shtetit shqiptar. Gjithashtu, në kuadër të vizitës së tij në Shqipëri, Presidenti i Komisionit Europian do të bëjë edhe një vizitë në Gjykatën e Krimeve të Rënda ndërtuar me fondet e Bashkimit Evropian

Barroso drejton Komisionin Europian, një institucion që ka rekomanduar 3 herë rresht që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat.

6 komente në “Statusi, Barroso nesër vizitë zyrtare në Tiranë”

  1. elvis says:

    pershendetje jam nje shqiptar nga italia pergezime shqiperis dhe shqipterve per statusin

    shpresoj qe shqiptaret te levizin te lire ne europa pa limit kohore si e gjithe europa

    rroft shqiperia

  2. Opinga says:

    Nuk e di axhenden e kesaj vizite, por Evropes i duhet kerkuar ndihme emergjente per gjykimin e krimit. Kjo gje nuk mund ta prese reformen ne drejtesine e Nishanit e Berishes, pasi deri ahere, popullit mund t’i kete mbire bari mbi krye dhe vendi do jete kthyer plotesisht ne varreze.

  3. qirjako says:

    Cpune ben ky Barroso tani?

    1. Ben vaksina kunder terbimit ?

    2. Bariu says:

      Drejton lesh me çekiç.

  4. kaurriii says:

    urime e mirse te vij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje