Reforma Territoriale/ Çuçi: Njësitë që do të shkrihen nuk do humbasin identitetin

28 Qershor 2014, 14:18Politika TEMA

Ministri i Çështjeve Vendore Bledi Çuçi ka vijuar konsultimet në Burrel me shoqërine civile për reformën administrativo-territoriale, nga ku i bëri thirrje edhe njëherë opozitës që të bëhet pjesë e proçesit. Çuçi tha se mazhoranca  mirëpret çdo opsion konkret të propozuar nga opozita për ta diskutuar.

“Edhe qytetet të vogla që ekzistojnë sot nuk do të humbin identitetin, qyteti do rrijë ashtu siç është, komuna do rrijë si territor ashtu siç është, por administrata do përqëndrohet dhe shërbimi do ofrohet nga një administratë e përqëndruar. Krijimi i një bashkie të madhe, në rastin konkret të Matit, nuk do të thotë që Klosi do humbi identitet, madje do krijojmë mekanizma që të ketë administratorë në çdo komunë apo bashki që përthithet nga çdo komunë apo bashki e madhe”, sqaroi ai.

Ky takim ishte pjesë e rreth 50 takimeve konsultuese për ndarjen e re territoriale, që janë planifikuar të zhvillohen gjatë muajve qershor dhe korrik në rrethet kryesore të vendit.

Qindra përfaqësues të shoqërisë civile, akademikë dhe qytetarë kanë diskutuar dhe kanë shprehur mendimin e tyre për riorganizimin e njësive të qeverisjes vendore dhe projekt-hartat e propozuara.

4 komente në “Reforma Territoriale/ Çuçi: Njësitë që do të shkrihen nuk do humbasin identitetin”

  1. ketri says:

    nga kjo qeveria dua vetem qe ata idiotet qe rrine kot neper komuna mos te perfitojne me se na kane hapur barkun! maskarenjt!

  2. Eagle says:

    O race e ndyre
    Mire qe do kurseni 80 milione dollare nga reformat por a e di sa do humbasi populli sa herevka hall tek bashkia?
    Nje shok I imi do 5000lek te vjetra vajte ardhje shpi – bashki
    Po do vesh atje sdo mbarosh pune
    Po nanjehere tjeter duhet gjithe familja per ca firma
    Po do te thone ik tani ajde pas nje jave
    Po pleq plaka dhe te semure duan taksi
    Po jo ske kete dokument
    Po, pa fund
    Dhe me e keqja ne e dime qe administratat jan mbush me parazita paryisk qe sdin ligje
    Ti kishit shkurtuar, por jo me hanxhar ska kuptim nje qytet I sakte qe njifet si qytet I duhet te shkoje tek nje qytet tjeter Per certifikate apo ankese
    Kot sthone rilindje, ta fillosh jeten na e para .

  3. neda says:

    Kur mund te quhet komune dhe kur mund te quhet bashki?, me sa di une disa vende ndarjen teritoriale e bejne duke u bazuar ne siperfaqen dhe numerin e popullesise brenda kesaj siperfaqeje, psh qe te quhet bashki duhet te kete minimalisht nje siperfaqe prej 10 kilometer katror dhe jo me pak se 25 mije banor, dhe ne kete siperfaqe duhet te kete komisariati policice ,stacioni zjarrfikseve, zyra sociale e te punesimit, spitali me te gjithe aksesoret e nevojshem, zyra e energjise elektrike,e ujsjellesit ,post-telekomunikacion, shkollat e te gjitha niveleve, biblotek ,parqe per banoret,rruge funksionale per te gjitha llojet e trasportit ,sektori urban etj.etj.Personat qe merren me kete pune duhet ti bejne publike me shume menyrat e ndarjes teritoriale. kjo nuk mendoje kurrsesi qe eshte nje ndarje teritoriale thjeshte per efekt te votimeve, por nje ndarje teritoriale per ta bere pushtetin vendor shume me funksionale e sa me efikas ne sherbim te banoreve,duke i dhene me shume kopetenca, pa qene e nevojshme qe qytetaret per gjera ordinere ti drejtohen gjykates.

  4. A says:

    Deri tani kushdo parti politike qe ka qene ne pushtet, ne pozite, kur ka thene se do te bej reforma dhe keto do te jene per te miren e individit shqiptar dhe popullit shqiptar ne pergjithesi, deri tani keto palo partiake, pushtetar, qeveritar, deputete, deri tani nuk bere gje tjeter vetem se kane shkaterruar arsimin, kulturen, shendetesine, kane derguar per skrap ndermarrjet, fabrikat, uzinat, kombinatet dhe deri aty sa shkaterruan edhe ushtrine duke shkuar gjithcka duke u shitur per skrap, ku tani nuk kemi as skrap per te shitur.
    Kjo u realizua sipas teorise famekeqe “TERAPIA e SHOCKUT dhe EKONOMIA ZERO” e zbatuar me menyre perfekte dhe profesionale nga 2(DY) PERSONA,
    SALI BERISHA dhe FATOS NANO. Ku jemi sot nga ana ekonomike, financiare, sociale, e mireqenies dhe e mbrojtjes me keq se asnjehere. Ku te dy palet, me SALI MASHTRUES BERISHEN do te hapeshin per 8(TETE) VJET (2005-2013) do te hapeshin 250 MIJE vende PUNE. Sa hapi asnje.
    Ky tjetri per 4(KATER) vjet EDI RAMA do te hapi 300 MIJE vende pune (2013-2017), te shohim??!! Sepse ku jane ndermarrjet, fabrikat, uzinat dhe kombinatet qe perballojne fuqi te madhe punetore, kane ikur ne drejtim te paditur, pa nam dhe nishan.
    Flitet per ushtrine se paskan harxhuar, ne nje kohe kur llojet e ndryshme te forcave te armatosura kane vetem maksimumi nje kallashnikov.
    Ne kohen kur SERBIA u udhehiqte prej SLLOBODAN MILOSHEVIC pat thene nje shprehje lapidare, qe ne kete gjendje qe eshte Shqiperia, Serbia e merr me 1(NJE) SKUADER GJUETARESH.
    Ne lidhje e hapjen e vendeve e punes me cfare do ti hapi qeveria, kur gjendje ekonomike dhe financave eshte katostrofike me borxhe deri 800 MIJELION BORXHE qe na la PeDe-ja me SALI BERISHEN SHPELLARIN. U humben nga SALI BERISHA 20 MIJELION EVRO nga xhoba qe mori per mos zbatim te kontrates te TRENIT TE SHPEJTE Tirane-Durres. Kurse nga tren i shpejte sot Tirana nuk ka linje hekurudhore dhe Stacion Treni Udhetaresh qe u prishen nga 2(DY) bashkekryetaret e PeDe-se SALI BERISHA dhe LULEZIM BASHA. Qe vetem nje gje bejne mire mashtrimin, intrigen, ngaterresen dhe maskarallallikun.
    Minimumi ka 16-te VJET qe mbillet, korret, shitet dhe eksportohet DROGE, ku kane shkuar, ne cilat xhepa jane depozituar 4 MIJELIARD e 500 MIJELION Evro ne vit x(HERE) 16-te vjet SA BEJNE!!??
    Pra nuk eshte thjeshte LAZARATI qe eshte rrenja, po trungu dhe maja e pemes kush jane??!! Kjo eshte detyra e EDI RAMES te na sqaroje, neqoftese le punen vetem me LAZARATIN, eshte edhe i deshtuar dhe mashtrues sepse nuk shkon punes deri ne fund.
    E mira eshte te gjitha fitimet e kontrabandave qe jane bere ne Shqiperi duke filluar me KARBURANTET e deri tani tek DROGA duhet te kishin shkuar ne BUXHETIN E SHTETIT. Kontrabande bente edhe qeveria e ENVER HOXHES me duhan cigaren, por fitimet shkonin ne buxhetin e shtetit dhe jo ne xhepat e 2, 3 personave. Kjo eshte e gjitha.
    Ne lidhje me reformen territoriale, me sa ndigjoj dhe lexoj, ketu shkohet nga ekstremi ne ektrem, nga nje mori bashkise dhe komunash shkohet ne shkurtim drastik te pa studjuar, por kot me kot. Gjoja ne kursimin prej 80-te MIJELION Evrosh ne vit. Shtrohet pyetja sa kursime jane bere nga kursimet meparshme, ku kane shkuar paret. Nuk dihet asgje, vetem dihet se jane zhdukur te gjitha dhe asgje nuk eshte rregulluar. Marrim nje zone gjeografike, ate te LESKOVIKUT. Faktikisht Leskoviku si qytet, ne nje godine ka BASHKINE LESKOVIK dhe KOMUNEN LESKOVIK te pavarura nga njera tjetra. Pra, kjo te bashkohet ne NJE ne BASHKINE e LESKOVIKUT. Pra, kaq dhe jo te bashkohet me ndonje zone tjeter ku duhet 2-3 ore me shkuar me makine.
    E them kete sepse sic thashe me siper POLITIKANET, PUSHTETARET, QEVERITARET dhe DEPUTETET jane bere persona te pabesueshem dhe dallaverxhinje dhe asgje me shume.
    Kur shikon ose te prezantohet ndonje prej ketyre emertimeve te mesiperme me imagjinate shoh hajdutin, grabitsin, hajdutin, genjeshtarin, kriminelin, horrin, vagabondin. Ku njeri eshte me maskara se tjetri. Etalonat e ketyre jane SALI BERISHA dhe FATOS NANO. Tung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje