Aleatët e PD, të irrituar me Bashën: Marrëveshjet e fshehta me PS-në, të rrezikshme

28 Qershor 2014, 12:48Politika TEMA

Aleatët e Partisë Demokratike i kërkojnë kryetarit të kësaj partie të mbledhë tryezën e partive opozitare ose të organizojë një takim në lidhje me unifikimin e qëndrimit përsa i takon reformës territoriale.

Kërkesa i është parashtruar kreut demokrat nga partitë aleate parlamentare, në një kohë kur mazhoranca ka vendosur si afatin përfundimtar për miratimin e reformës territoriale datën 31 korrik.

Partia Demokratike nuk ka zhvilluar asnjë takim apo tryezë me aleatët për ccështjen e reformës territoriale, ndërsa tek to janë ngritur dyshimet për një marrëveshje të fshehtë mes demokratëve dhe mazhorancës për të miratuar një variant konsensual në seancën e fundit plenare të këtij sesioni parlamentar.

Në këto kushte aleatët e PD-së i kërkojnë Bashës të diskutojë me to mbi qëndrimin që do të mbahet.

Në anën tjetër burime nga PD hedhin dyshime se aleatët e saj, PDK e drejtuar nga Nard Ndoka, LZHK e drejtuar nga Dashamir Shehi dhe PDIU e drejtuar nga Shpëtim Idrizi do të bëhen pjesë e bisedimeve me Partinë Socialiste në lidhje me reformën territoriale.

Burimet shprehen se në këtë mënyrë 3 partitë e vogla opozitare do të përdoren nga mazhoranca për të krijuar përshtypjen e miratimit të reformës në mënyrë konsensuale edhe me partitë opozitare.

Kryetari demokristian Nard Ndoka në një prononcim për “TEMA” shpreh keqardhjen që deri më tani nga partia më e madhe opozitare nuk është organizuar asnjë takim në lidhje me reformën territoriale dhe unifikimin e qëndrimeve të opozitës për këtë çështje.

I pyetur në lidhje me qëndrimin e PDK përsa i takon reformës territoriale, Ndoka paraqet një qëndrim të ngjashëm me atë të artikuluar një ditë më parë nga kreu demokrat Lulzim Basha, i cili vuri theksin në paketën e decentralizimit të pushtetit vendor dhe më pas miratimin e reformës territoriale.

“Reforma territoriale duhet të shoqërohet me paketë për decentralizim të pushtetit vendor. Variantet duhet të diskutohen gjerësisht nga politika, komunitet lokale dhe grupet e interesit. Tentativa për një numër të vogël komunash, është një ide e gabuar, pasi në këtë mënyrë largohen shërbimet nga qytetarët, largohen përgjegjësitë direkte”, theksoi Ndoka.

I pyetur në lidhje me qëndrimin e mazhorancës e cila ka paralajmëruar miratimin e reformës edhe pa opozitën, pasi zotëron votat e nevojshme në Kuvend, Ndoka thekson se ky është një qëndrim i gabuar.

 “Tentativa e qeverise për miratimin e reformës në mënyrë të njëanshme pra pa opozitën është e gabuar. Ndërsa tentativa për marrëveshje të fshehtë mes dy partive më të mëdha PD e PS është e rrezikshme”, thekson Ndoka.

Në anën tjetër, PDIU e cila ishte e pranishme dhe votoi në seacën e fundit parlamentare shtyrjen e afatit të miratimit të Reformës Territoriale deri më 31 korrik, duket se ka kushtëzuar mbështetjen e saj me votë në Kuvend nëse do të përdoret varianti që Himara të mos jetë një njësi më vete, sikundër kërkohet nga PBDNJ, OMONIA dhe dega e Partisë Republikane në këtë bashki.

Burime nga kjo parti konfirmojnë se nga variantet e paraqitura mbështesin atë që propozon bashkimin e Himarës me Vranishtin. Kjo gjë është konfirmuar edhe nga deputeti i PDIU Dashamir Tahiri që si deputet i Qarkut të Vlorës mbështet bashkimin e Himarës me Vranishtin dhe konfirmon votën e tij pro këtij varianti.

Kryetari i LZHK Dashamir Shehi në prononcimet e tij në lidhje me reformën territoriale ka vënë theksin në gjetjen e një formulë kompromisi, duke konsideruar të domosdoshëm kontributin opozitar.

“Kjo është një lloj reforme që ka nevojë të qëndrojë në këmbë dhe për pasojë i duhen të dyja këmbët, mbështetje politike nga të gjitha krahët dhe sigurisht një zgjedhje teknike sa më profesionale që t’i durojë kohës. Por, në qoftë se do t’i mungojë mbështetja politike, sigurisht që do të jetë gjithnjë e lëkundur në sytë e opinionit publik, do të prodhojë efekte negative, do të jetë e kontestueshme dhe do të hapë një debat që nuk do t’i lërë realisht pushtetit lokal të marrë maksimumin e asaj që në fakt reforma duhet të prodhojë”, ka deklaruar Shehi.

Ndërkohë sipas tij kjo reformë ka nevojë për një debat pak më të gjerë dhe nuk duhet menduar thjesht se si ta thjeshtëzojmë skemën sepse riorganizimi i pushtetit nuk duhet të tentojë mënyrën sempliciste që të bëhet sa më e thjeshtë për të qeverisur pushtetin lokal.

“Ideja duhet të niset nga fakti se kush është formula më e mirë që pushteti lokal të vetëqeveriset dhe të marrë maksimumin e autonomisë pra ta bëjë funksionale maksimimin e autonomisë dhe jo se si do të jetë më e kollajtë për shembull që Tirana të qeverisë provincat e veta. Funksioni kryesor duhet të jetë se si provincat të vetëqeverisen në vetvete, sigurisht me mbështetjen e Tiranës, por në mënyrë autonome. Pra sa më i madh dimensioni duhet të shkojë paralel edhe me kapacitetet vetadministruese. Prandaj gjykoj se ka një lloj ngutjeje në këtë punë. Ka një lloj dëshire për t’i thjeshtuar gjërat, sikur thjesht numri është treguesi kryesor, por në fakt ekuacioni është pak më i vështirë dhe ka më shumë se një të panjohur”, shprehet ai.

9 komente në “Aleatët e PD, të irrituar me Bashën: Marrëveshjet e fshehta me PS-në, të rrezikshme”

  1. alipashtepelena says:

    PD nuk ka prezantuar asnjehere program,se kryesia e saja e pa afte nuk e di se cfare ka ne koke Berisha.Ajo vetem llomotit.Veprat PD jane vjedhjet,vrasjet santazhet.Keshtu qe aleatet e PD te flejne te qete se nuk ka marveshje.

    1. ketri says:

      pd te merret me veten njehere, te sqaroje a kane bindje te reja a janenje cete e vjeter hajdutesh qe ve kryetar kukulla..

      1. velo partizani says:

        Ne qofte se rritet madhesia e komunave, ulet numri i tyre!

        Nard Ndoka, reformator territori…

  2. astrit says:

    Nard Noka,me ordineri.

  3. Atila says:

    Ndarja e re Administrative duhet te behet brenda afateve dhe sipas logjikes me te mire ekonomike dhe te sherbimeve ndaj qytetareve e jo sipas orekseve elektorale te partive. Nese opozita kerkon te behet pjese duhet te respektoje edhe ajo afatet ose perndryshe procesi te vazhdoje dje miratohet ne kuvend ku qytetaret perfaqesohen nga shumica plebishitare e 23 Qershorit.

  4. katunari gangsta says:

    te arrish ne konsensus sdo te thote qe ka marrveshje te fshehta…http://goo.gl/eUOo4q

  5. shpetim says:

    Per mendimin tim PD dhe kryetari de jure i saj Basha, jane teresisht ne varesine e kryetarit de fakto Berisha per cdo vendim marrje.
    Pra PD nuk do te marre pjese ne asnje angazhim serioz per kryerjen e reformave, te cilat kerkojne nje votim te gjithe spektrit politik.

  6. igli says:

    ore nje gje me cudit tek ky basha mua, ky vertet mendon se jane kaq budallenj njerezit apo eshte ky budalla dhe nuk kupton gje. e ka pare ndonjehere bashkine e Tiranes ky sesi eshte bere, po administratetn e bashkise, po punetore me keqinj me pak te kulturuar skam pare. Po cuditem shume nga keto deklaratat e fundit te Bashes, shikoni sec ka thene dje ne Korce http://dielli.al/lajme.php?id=67932&k=71

  7. shefi says:

    mosndeshkimi i krimit tregon fare qarte pazaret qe bejne me njeri tjetrin keto njerez mafioze dhe vrastare. ngjarja e diteve te fundit verteton me se miri kete. ta gezoni o njerez statusin e nje shteti kriminel?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje