Dëshmitarët: Vrasësit përdorën celularin para vrasjes së Santos

28 Qershor 2014, 09:17Politika TEMA

Mijëra numra telefoni që janë përdorur në zonën e ish- Bllokut dhe në atë të Fushë Krujës janë duke u kontrolluar nga ana e Policisë së Shtetit, pasi dyshohet se killerat kanë përdorur telefonin para se të vrisnin drejtorin e Credins Bank, Artan Santo, 58 vjeç.

Kanë qenë disa dëshmitarë që kanë treguar për policinë se kanë parë personat që kryen vrasjen duke përdorur telefonin celular para se të kryenin vrasjen.

Lajmi është bërë i ditur nga burime të grupit hetimor, sipas të cilëve hetimi ka hyrë në një fazë të dytë për të identifikuar personat e dyshuar, të cilët kanë kryer dhe krimin.

Policia ka kërkuar nga kompanitë e telefonisë celulare të gjitha tabulatet e numrave që antenat e tyre i kanë sinjalizuar në zonën e ish- Bllokut në kryeqytet dhe në Fushë Krujë.

Burime nga grupi hetimor kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një punë kolosale, pasi janë mijëra tabulante telefonike që do të verifikohen në lidhje me ekzekutimin mafioz të bërë ndaj 58-vjeçarit Santo, në mëngjesin e ditës së enjte 26 qershor, raporton A1Report.

14 komente në “Dëshmitarët: Vrasësit përdorën celularin para vrasjes së Santos”

  1. tourkofagos says:

    Ne boten moderrne eshte teper e lehte Te gjenden telefonat.
    Ajo qe me habiste kur shikoja kroniken e ngjarjes ,ishte se policia nuk disponon ne masen 60% radiokomunikimi….!!!SKANDALOZE,te mendosh se shteTi nuk ka fuqi te pajis policine me mjetet e nevojshme[motori policit qe ndiqte motorin e vrasesve ishte 135cc,kur ai i tyre ishte 2000cc……….!!!
    Keto degjon ne zululand-in Albania,kur krieparlamentari ,turkoshaku Meta ben party me 600 te ftuar duke harhuar mijera dolars……..!!!
    Tjeter gje skandaloze,ishte pergjigjia e atij Disho palles,asnje respekt ndaj tntervistuesit te A-1,kalimthi duke thene:-jo asgje!!!!
    Te jep idene se me zor te pergjigjet,madje sikur thote ikni na lini rehat……!!!
    Ndersa persa i perket ceremonise mortore ishte per te vene duart ne koke,politikane qe pergjigjeshin perpara kameras me zor,sikur kane ndonje veze ne goje,fjale te pakuptimta,persa i perket te vrarit,por asnje nuk degjova se, shteti dhe drejtesia do te bejne te pamunduren deri ne kapjen e vrsesve.Topalli ja fuste si kau peles,madje nje cumcakize ne goje do te perfektonte intervisten.Meta mezi i nxirrte fjalet,Rama thote cune tirone[privilegj ky!!!] etj,nja dy i pashe te binin ne gjynje e te puthnin ke te gjenin perpara…..skandaloze!
    Duke lexuar mediat,disa te krijojne idene se i ndjeri,ishte njeri i mplexur ne ceshtje droge,shumash te depozituara per llogari te nje kolombiani etj,etj…..!!Athere lind pyetja:Si ka mundesi qe njerez te tille[me precedend] drejtojne bankat apo institucione shteterore,apo komuna[gyzeli Aliko]!!!!Madje shtetaret marrin pjese ne ceremonine mortore…………!!!!!!!!!!!!

    1. mero baze says:

      kur ke te drejt ke te drejt,o cuni janaqit(janulles).

    2. landi says:

      A DO KETE BANKIER TJU RUAJE ” NDERIN E PARAVE” KETYRE POLITIKANEVE.
      Per te gjetur dergusit mjafton nje llogaritar i shkolles vjeter.

    3. byrazeri says:

      TF ,kur flet kaq gjate te humbet serioziteti,dy llafe duhen pune ….

    4. sit back and relaks says:

      gje e mire hetimi i tabulateve nga policia po nuk kuptoj pse duhej te priste te thonin deshmitaret qe personat perdoren celularin kur sekuestrimi i tabulateve te thirrjeve teleonike te bera ne zonen e krimit eshte procedure standarte ne punen e saj. dhe duhen kerkuar tabulatet jo vetem per ate dite po per 1 jave e te krahasohet shpeshtesia e thirrjeve te numrave te dyshuar ne zonen e krimit zonen e shtepise se viktimes dhe vendet qe ai frekuentonte me shpesh. nuk eshte ndonje pune shume e veshtire pas mjafton te fusesh databazen e thirrjeve ne nje software enkas per kete pune dhe ti nxjerr softwari te detajuara si i do te dhenat qe kerkon.

  2. marin says:

    Madheshtore! Kjo ngjarje ka prekur dhe tourkofagosin!

    Ai ka harruar te “shaje” si zakonisht por ka komentuar si shqipetar i vertete!

    Kjo vrasje ka prekur te madh e te “vogel”

  3. Ina says:

    Me pelqen arsyetimi!si i behet?

  4. Arjani_germ says:

    Ishalla terheq kemben zvarr, radhen e ka Fullani,,

  5. ismeti says:

    shife kur te del kuliqj,muli,sala

  6. Eti says:

    “… prisni se skeni pare gje akoma…”

  7. Kendveshtrim tjeter says:

    Cel.kerkohe ne 5 min.e antetatit,ne nje zone te caktuar !
    Filmimet me skafanderen ne koke,tani kane vlere per kureshtaret,duhen filmime te diteve te meparshme,kur antetatoret kane levizur per planin e vrasjes.Kamerat e Kuvendit dhe Kryeministrise si dhe ato te Bankes Credins dhe bulevardit,duhet ti kene regjistrimet,nga ku mund te shihen levizjet me apo pa skafandra ne koke te antetatorve.
    Ne kete rast zona e levizjes te antetatorve te kontrolloi filmimet e dy javeve te shkuara.

  8. Erekted says:

    Or po lerini denglat dhe ulni koken e punoni sa tu vije radha edhe juve. Dashkeni te shikoni filma ”oktapod” me katan qe iken per lesh ne emer te ligjit dhe miresise.
    Numeroni njehere sa jane vrare ne keto 20 vjet, pastaj sa vrases jane kapur dhe beni llogari se ku po jetoni dhe sa qindarka u kushton prapanica, – jini te gjithe ne te njejtin ekuacion… vec se ata qe jane me larte bien kur kerkojne te ndryshojne rolet… por jane lart dhe bien fuqishem…… kush loz rrezikshem heret a vone ne njemenyre apo tjetren perzihet nga loja.

  9. Majakovski says:

    Nuk e kuptoj pse duhen dekonspiruar hapat e hetimit. Lereni prokurorine dhe policine te punojne ose ne keni informacion jepjuani qe te ndihmoni per zbulimin.

  10. ne se ska interes politike ne kete mesele ,ateherajshpejte do ja degjojme burien, ne te kundert aha ti rrojne te pasmit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje