Reforma Territoriale/ Fino: E presim opozitën deri më 31 Korrik. Basha: Konsensusi politik në minimum

27 Qershor 2014, 14:50Politika TEMA

Mazhoranca i ka drejtuar një tjetër ftesë opozitës në lidhje me pjesëmarrjen dhe angazhimin e saj për Reformën Territoriale. Kryetari i Komisionit Parlamentar për Reformën Territoriale Bashkim Fino tha se mazhoranca mirëpret pjesëmarrjen e opozitës, sikundër është e gatshme të dëgjojë opinionet e saj mbi 5 projektet e propozuara nga Qeveria apo të paraqesë variantet e saj mbi reformën territorial.

“Ne e ftuam opozitën duke i dhënë të drejta të barabarta në Komision, sikundër edhe mazhoranca. Opozitës i ofruam të drejtën e vetos, e pritëm në Komision prej 3 muajsh, sikundër jemi të gatshëm ta presim edhe tani, brenda afatit të përcaktuar”, theksoi Fino.

Në vijim ai shtoi se deri më tani opozita ka dhënë vetëm argumente politike dhe jo teknike. Referuar kohës në të cilën po kryhet kjo reformë, Fino e konsideroi të vonuar, pasi sipas tij ajo duhej të ishte realizuar më parë.

“Partia Demokratike e ka pasur në programin e saj jo vetëm politik por edhe qeveritar qoftë në 2005 ashtu edhe në 2009 realizimin e kësaj reforme dhe unë e kam përshëndetur dhe mbështetur, pavarësisht se nuk u realizua”, theksoi Fino.

Në vijim ai shtoi se për këtë reformë duhet të angazhohen të zgjedhurit vendorë, pavarësisht forcës politike që përfaqësojnë, pasi kjo është një reformë që ka lidhje të drejtëpërdrejtë me qytetarët.

Nga ana tjetër kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë se konsensusi politik është në  minimum për të bërë këtë reformë.

“Kryeministri Edi Rama më dërgoi një letër por s’me ofroi konsensus në Parlament, ku ai ka shumicën. Po rendet drejt hartës dhe jo autonomise vendore. Duhet një reformë që përmirëson çdo hallkë të jetës se çdo qytetari. Rreziku është që në rast të një mega-shumice siç është sot në Parlament të vendoset si kriter kryesor, kriterin politik”, ka thënë Basha.

“Para se bëjmë hartën, duhet të bëjmë decentralizimin e vërtete me nevojat, sfidat dhe statndartet e Shqipërisë 2014-2015-2025, te Shqipërisë që duhet të shkojë drejt Evropës dhe standardite Evropian. Funksionet, decenralizimi, atonomia vendore, përfaqësimi sa më afër qytetarit, atë që Bashkimi Evropian e konsideron si gurë themeli të ekzistencës së vetë subsidiaritet (një fjalë latine), që do të thotë shërbimi t’i jepet sa më afër qytetarit, pushteti të afrohet dhe ushtrohet sa më afër qytetarit dhe këtë kemi kërkuar”, theksoi Basha.

Në vazhdim, ai shtoi se “edhe një personalitet i shumicës sot, si Bashkim Fino, si i ngarkuar për çeshtjet vendore, dhe si ish- kryeministër i vendit, bie dakord se është autonomia dhe qeverisja vendore kyçi i suksesit, apo i dështimit dhe nuk mund të vrehet, as sot për sot, as sot për nesër, proçesi duhet të garantojë shtrirje në kohë dhe sukses në kohë të kësaj ndërmarrje dhe kjo është arsyeja që medoemos këkohet konsensues politik dhe ky është një minimum. Duhet konsensuesi politik që të garatojmë qëndrueshmerinë e kësaj raforme. Duhet konsensusi politik, pasi nëpërmjet konsensuesit ne do të garatojmë transparencën për qytetarët”.

Basha tha se “ky proçes nuk mund të jetë ultimativ, pasi ka rëndësi që proçesi të eci, pasi kembi humbur kohë. Argumentet e tshoqatave të të zgjedhurve vendore dhe qytetarve, besoj se nuk janë argumente të të zgjedhurve vendore blu, por të të gjithë të zgjedhurve, pasi ata janë të paqartë, pasi kemi rendur pas hartës dhe jo pas atonomisë vendore dhe decentralizimit”.

“Jam këtu në emër të opozitës për të dhënë kontributin tonë për reformën territoriale, për një reforme të qëndrueshme e në shërbim të qytetarve, duke ofruar konsensuesin si kyçi i suksesit”, tha Basha.

Një ditë më parë Kuvendi ka shtyrë edhe me afro një muaj tjetër afatin kohor të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale. Komisioni do të veprojë deri në datën 31 korrik, kur dhe pritet të mbyllet ky sesion parlamentar  Kreu i Kuvendit, Meta tha se, meqë edhe opozita po bën një variant të sajin për ndarjet territoriale, miratimi i saj në Kuvend do të shtyhet për 31 korrik.

2 komente në “Reforma Territoriale/ Fino: E presim opozitën deri më 31 Korrik. Basha: Konsensusi politik në minimum”

  1. 313 says:

    Deri me 31 Korrik duhet qe Lulezimi te jete arrestuar!Ai nuk duhet t’a shijoje kete behar me paret e vjedhura e me gjakun e shqiptareve.Atij i duhet ndaluar t’a shohi me sy detin qe i’u fali miqve tane!

  2. Bodigardi i Temës says:

    Kaq “lajka” e “ledhatime”, nuk i janë bërë asnjëherë opozitës nga shpellarët…! Kujdes, mos e teproni, sepse shpellarët e PD-së, janë si k..i, e fërkon ngrihet, e godet, ulet…(!!!???)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje