Integrimi në BE/Ambasadorja Fraceze: Reforma në drejtësi, sfida e qeverisë

27 Qershor 2014, 10:09Politika TEMA

Ambasadorja franceze në Tiranë Cristine Moro e cilëson reformën në drejtësi si sfidë për qeverinë shqiptare në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Diplomatja franceze ka apeluar për një bashkëpunim mes palëve për realizimin e kësaj reforme, ndëra vë theksin në luftën ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe politikat ekonomike.

“Jam shumë e lumtur që më në fund vendi juaj arriti ta merrte statusin e vendit kandidat. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të vijuar me hapat e mëtejshëm në çeljen e negociatave për anëtarësim. Edhe Këshilli Europian foli qartë me rekomandimet e tij, ku tha se duhet konsensus dhe gjithëpërfshirje të palëve. Por ajo që vërtet është sfidë për qeverinë tuaj, mbetet reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për të vijuar edhe me politikat ekonomike, që qeverisë i duhet të ndjekë në të ardhmen”, u shpreh Ambasadorja Cristine Moro.

Deklarata e Ambasadores, Kristinë Moro, u bë gjatë një pritje të organizuar nga Ambasada franceze në Tiranë, me përfaqësues të Shoqatës së Ombudsmanëve të Mesdheut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje