Amaneti i Santos: Të mos dal i vdekur nga shtëpia

27 Qershor 2014, 09:12Politika TEMA

Të vdekurit nuk duhet të dalin kurrë nga shtëpitë e tyre”. Ky ka qenë amaneti i fundit i biznesmenit Artan Santo, i cili humbi jetën mëngjesin e djeshëm, pas një ekzekutimi mafioz në afërsi të bankës “Credins” në hyrje të zonës së ish-bllokut.

Tani ka qenë njeri i mrekullueshëm. Ai nuk ka pasur konflikte me njeri. Nuk ka ardhur trupi në shtëpi pasi ai ka dashur gjithmonë që të vdekurit të mos dalin nga shtëpitë e tyre. Djali do të plotësojë amanetin e fundit të Tanit, trupi i tij do dalë nesër nga “Sheratoni”, jo nga shtëpia”, rrëfen për “GSH”-në një nga të afërmit e familjes.

5 komente në “Amaneti i Santos: Të mos dal i vdekur nga shtëpia”

  1. led llushi says:

    c’fatkeqsi eshte teksa lexon kete shkrim, por eshte nje moment i mire reflektimi per te gjithe ne, per te kuptuar me shume se ne jemi thjesht kalimtare ne kete bote…http://goo.gl/Q8LJz8

  2. iriru says:

    Ngushellime familjes dhe miqve? Shume pyetje dalin per kete lloj vrasje te mireorganizuar? Dyshoj se nese vrasesit kane erdhur nga jashte si e paraqet nje gazete shqiptare sot, se mos kjo vrasje lidhet me spanjollin me origjine kolumbiane i cili u kap per 250 kg kokaine ne Mal te ZI, qe deklaroi ne polici se 1 milion euro do te kalonin nga nje banke shqiptare pasi nje person ne Spanje do ta lidhte me nje drejtor banke i cili do te realizonte pagesen, pra do ta ndihmonte? A eshte kjo nje piste per policine? A eshte gjetur se kush drejtor banke do ta ndihmonte pasi ka disa jave qe eshte bere kjo deklarate?

  3. fendo Sula says:

    Ngushellimet me te sinqerta familjes, te afermve, kolegeve te z. Artan Santo !
    Ne pamje te pare duket si vrasje tipike mafjoze e mirorganizuar. Autoret nuk kane lene gjurme, ndersa pamjet e kamerave te sigurise nuk te ofrojne ndonje gje pervec faktit qe vrasesit kane qene 2 persona mbi nje motorr.
    Duket shume e veshtire ne mos e pamundur per autoritetet te zbardhin krimin e djeshem. Kjo eshte porositur nga “dikush me peshe” mendoj une, qe ka lidhje direkte ose indirekte me politiken !

  4. iliri says:

    I qofte i lehte dheu.Zoti ua lehtesofte dhimbjen Nenes dhe Babait te Tanit,djalit,vajzes dhe gruas ! Ndeshkim vrasesve dhe ne Ferr vafshin ! Iliri

  5. Shqiptari says:

    Nje komandant i KFOR-it ne Prizeren,pas vrasjes se gjeneral,Drinit-Ekrem Rexhes,kish pas dekleruar:-Ata qe i vrasin te ketillet(Drinin),nuk kane ardhmeri te mire.Une duke ngushlluar familiaret e Artanit te ndjere tanime,i ftoj shqiptaret te mos çàjne dore ne bashkekombetare sepse,ia sjellin tragjedine vetes,shqiptarve dhe Shqiperise etnike.Kete e bejne veç armiqte tane antishqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje