Krimi nuk është në rrugë, por në qarqet e larta

26 Qershor 2014, 19:11Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

 

Shok shoqëror në Tiranë e kudo…

Sot në mëngjes dy vrasës me pagesë vranë Artan Santon; Drejtor Ekzekutiv i Bankës Credins.

Ç’është ky tmerr që e ka pushtuar këtë vend?

Si mund të vritet drejtori i një banke dhe aksioner kryesor i një televizioni kombëtar?

Përse e vranë; për bankën apo për televizionin?

Vrasësit janë diktuar që jetojnë rreth Fushë Krujës.

Vetëm kaq.

Krimi sot mund të godasë këdo, se ndihet i mbrojtur.

Artan Santo ka tepër gjasë të jetë seriali i parë i vrasjeve. Kot e mendoni krimin në rrugë: ai është në qarqet e larta të sektorëve të ndryshëm të jetës shoqërore.

Ç’punë ka krimi i rrugës me drejtorin e një banke?

Jo… e vranë ose ata të fuqishëm që duan të fshehin diçka… ose ata të tjerët që kanë dashur të marrin diçka…

Policia ka detyrë morale, politike dhe historike që të kapë killerat e paguar dhe paguesit që kanë dashur të fshehin ose të marrin diçka.

Artan Santo, bankier i shkëlqyer, i ditur dhe human… demokrat në ide dhe human në veprim… poet i heshtur dhe financier krijues… i dashuruar pas tregut dhe lirisë, modern dhe ithtar i Qytetërimit Modern…

Ti miku im i veçantë, më lejo që, bashkë me dhimbjen time, të të uroj qetësinë eterne…

Qofsh i kujtuar ashtu siç me dhimbje ju përshkrova realisht në këtë shkrim përmorteje…

Do të kujtoj gjithmonë si të gjallë miku im…

LAMTUMIRE…

60 komente në “Krimi nuk është në rrugë, por në qarqet e larta”

  1. POPULLI says:

    Fjale e sakte dhe e argumentuar

    1. shtjefen palushi says:

      ti sh. Spartak je pjese e ketij sistemi. veshtire te vecohesh. veshtire te behesh MILIONER pa i ngjyer duart ne gjak. ose ne rastin me te mire te LOZESH ME PARA TE PERGJAKURA. FAKTI QE E “HEMGREN” KAQ THJESHT…..TREGON SE BARBARET GJITHMONE JANE ME TE FORTE. DHE NE PER VITE UDHEHIQEMI NGA BARBAR… a meritojme dicka me te mire?
      NUK E BESOJ. CDO POPULL MERITON BARBARET E TIJ.

  2. clirimi i Shqiperise says:

    Saliu eshte pergjegjesi kryesor i krimeve.Po deputetet pse nuk ngrini zerin te shkoje ne Hage per krime kunder njerezimit;cfare prisni juve z.Ngjela

    1. mushkonja dhe ngjala says:

      qlirimi i shqiperise .me ty qelbesire e shqiperise.vet i mblodhet qelbesirat dhe hajnat me ze dhe figure.tash oj qelbesire ha ndyresira si ky lopa ngjela qe kerkoi 13 mije te vdekur per karriken e rames.ky eshte pislleku.

    2. raimond vlonjati says:

      C’pune ka Saliu ketu mor gomar ?

      1. kashi says:

        raimond. nuk ka vlonjat me saliun.
        ti vetem vlonjat nuk je

  3. sorry says:

    Ne fakt, une kete njeri nuk e njoh, por kur e lavderon ti me le nje shije te keqe..sorry

    1. raimond vlonjati says:

      Pp nik ka azgje per tu cuditur ,Ngjeles i vjen keq se eshte miku i tij,por para ketij mikut jane vrare me qindra bij nenash dhe nuk e ka rujt njeri.
      Ngjela perfaqson ate kategori njerezish qe ju vjen keq vetem per njerezit e tyre,per kasten e tyre…

      1. Lilium Albanicum says:

        Hiqe ate mbiemer “vlonjati” ti ore, se nuk e felliq dot Vloren me komentet e tua pro Saliut dhe kastes se tij. Vlonjatet nuk thone “nuk e ka rujt njeri”, thone “se ka rruajtur njeri”. Dhe thotë mire Kashi… s’ka vlonjate me Saliun. Edhe vlonjatet demokrate jane kunder Saliut.

  4. antishpellari says:

    e vrane shpellaret — duhet te arrestohet urgjentisht cuni i shpifur i shiqeres prej vicidolli… ai ka paguar per ta vrare…

    1. arberia says:

      Me kete gjuhe qenke jo shpellar por i kalbur nga mendja. Gjynaf qe ekzistojne kafshe te tilla te ndyra.

  5. Gimi says:

    Spartak Ngjela foli me mire se kushdo.

    Avokat,

    Duhet te organizosh shqiptaret per te permbysur kriminelet me pushtet te majte dhe te djathte, qe jane metastazat e komunizmit vrastar te kohes se Enver Hoxhes. Monstrat komuniste vertiten neper zyrat e tyre duke menduar vjedhje, krime, imoralitet. Shpellare e gjatovina duhet te pergjigjen para popullit.

    1. Realiteti! says:

      Por, mirë mor Gimi, por para kujt populli të pergjigjen, kur vetë këta shpellarë i ka pjellë dhe janë bijte e këtij “gjysëm-populli” shpellar! Po, ku ke gjetur mor Gimi ndojë “popull” që siç është “gjysëm-populli” shpellar shqiptar, i cili të jetë dakort me ligjet e shpellarëve, kur fle rehat e shumë i qetë mbi pronën e grabitur të tjetërit????!!! Ja, ky është “gjysëm-populli” shpellar shqiptar dhe bijtë e tyre shpellarë në politikë dhe në pushtet! Një fjalë popullore thotë : “Shoshoqin e i pasmi veten”, ndryshe nuk shpëtojmë dot ne njerëzit e ndershëm, kur ky vend kishte dhe riti akoma më shumë shpellarë, të quajturit në mënyrë të moderuar, “bisnesmenë”, që në fakt nuk janë gjë tjetër veçse “kapitalistat e kuq” të Shqipërisë! Pra e keqia nuk qëndron tek Berisha, dhe berishët e tjerë, por e keqja qëndron vetëm tek “sistemi” që ata ndërtuan, dhe sot fajtori kryesor është direkt Kryeministri Edi Rama, që ka deklaruar dhe denoncuar “sistemin” që të parët e tij ndërtuan, pasi nëse ai vërtet do rrëzonte “sistemin” plotësisht të kriminalizuar dhe të korruptuar të gjithë fajtorët si thotë fjala tjetër popullore, “atje tek gurri me vërrë, një nga një do shkonin të tërë” ! Ja, për këtë sot fajtori kryesor është vetëm dhe vetëm Edi Rama, kur në kundërshtim me atë që ai deklaron dhe denoncon, përsëri denoncon veten e tij kur deklaron se ai për “udhërrëfyes ka ligjin kriminal 7501”. Faleminderit Gimi dhe gjithë gimërit e tjerë nëse mund të më kuptoni se pikërisht e keqia krimi dhe korrupsioni shkakun kryesor e ka vetëm dhe vetëm tek mohimi dhe grabitja e tokës së trashëguar !

  6. traumatic says:

    Po e the ti… duhet te jete e kunderta!

  7. Drejtesia eshte larg.... says:

    Profesor i ke rene pikes, respekt!

  8. komunizmi nuk ka vdekur says:

    Cdo qytetar e ka te qarte qe KILLER eshte ne qarqet e larta.
    Kemi frike se mos i ndodh gje Kryeministrit i cili shkon ne pune
    ne kembe i pa mbrojtur ,si edhe gruaja e tij .
    Sot cdo qytetar eshte i pa mbrojtur.Si ta quajme RILINDJE apo SICILIE ???

  9. long live enver hoxha says:

    ngushellime familjes

    por ky cuni i kico ngjales po del cdo dite ne faqet e kesaj gazete.deri tani kemi pare mbi 50 qeveritare,deputete etj deri te krykrimineli berisha qe derdhi lot krokodili.

    e rende dhimbja po kur shikojme kete qe bente orgji ne bllokun e 1971-73 ti jape mend shqiptareve themi qe EH ka bere vetem nje te mire qe i shtypi keto ngjala..

  10. Treviso says:

    Zoti Ngjela, e mbeshtes mendimin tend. Shqiperia ka nxjerre politikane qe te vrasin naten dhe te qajne diten. Populli i njeh shum mire keto politikane. Dhe pasi te vrasin te bejne dhe hero. Te ngrejne dhe labidare. Kam besim te madh tek policia e shtetit se vrasesit do ti gjeje shpejt, dhe te dali ne drite e verteta, kush fshihet pas vrasesve?

  11. ........ says:

    UNE JAM ARKIVA

    Nje hipoteze mund te jete largimi i vemendjes dhe pakesimi numerik i forcave poicore ne lazarat ,duke krijuar mundesi shpetimi per ta nga kordonet policore por sidomis nga grupet e hetimit te specializuara qe duhet te merren me rastin konkret. Nese do te ndodhe nje tjeter ngjarje probabiliteti rritet fort ne drejtim te kesaj hipoteze.I cuditshem fakti qe dy atentatoret jane nga zona e Fushe Kruje,Mamuras . Zone e bandave te tritolit dhe e hedhjes ne ere te Shtyllave elektrike qe ne vitet 2002 e tani. Dihet boterisht kush i kontrollon ato banda.

  12. ufot says:

    Leri qarqet e larta o taku po thuaj qe ne kete vend te marre fund pergjithmone praktika e qarkullimit me makine apo motorr pa targa si ne afganistan. Po te kishte police siç i ka bota ata legenent nuk duhet te kishin dale nga bulevardi pa u bllokuar minimumi dhe arrestuar. Duhen pezulluar ne vend te gjithe policet qe shohin gjera te tilla e nuk reagojne ndryshe ska dhe sdo te kete shtet.

  13. Anonim says:

    zoti Njgela kam pas e ka shume respekt per ty na cmendete demokracia demokracia leshi dhe preshi enveri ishte krimenel dhe ok po tani kush eshte kriminelii zoti ngjela por gjithmon e ka ne prizmin e sistemit jo te individit. me shume vriten tani ne siste,im e demokrcise se ne sistemin e diktatures po sinqerisht te gjith demokratet te mbyllin gojen ne kuptimin e mire te fjales lerini ngjyrat politike jo leshi jo preshi se ka vaj muhabeti atje ku smban me se dhe policia nuk ben dot e veteme do mbeshtetje lerinei propagandat e politikat e keqia se ka vaj situata atje lu smban me.

  14. ben says:

    90 perqin ky krim I eshte bere nga bashke ortaku I tij ne tv

    1. fff says:

      Kur nuk gjenden autorët, zgjidhja është po ti përgjigjesh pyetjes : Qui Bono? ( Kush përfitoi?)

  15. tani says:

    Artani paska qene miku i Sales, Edit, Taku, Nishanit….miku i politikaneve dhe pushtetareve. Shqetesimi i madh tregon se ky (Artani)me sa duket ka sherbyer per larjen e parave te pushtetareve dhe politikaneve.

  16. Jimi says:

    Nuk di cila banke do te bente transaksionin e lekeve per llogari te kolumbianit qe u kap ne Rinas per heroinen e sekuestruar ne Mal te zi?
    Ngushellime familjes se te ndjerit.

  17. Luan says:

    Ngushellime familjes , te afermeve dhe bashkepunetoreve te Artan Santos per vdekjen e tij makabre. Eshte nje vrasje qe ka shokuar cdo shqiptar te vertete dhe ka shkaktuar nje dhimbje dhe trishtim per te gjithe. Shteti sa po vjen e po forcohet, po shtrengon daret rreth krimineleve dhe ata po godasin. Drejtesia duhet te veproje pa meshire. Nuk duhet te kete leshime per kriminelet se pastaj krimi gjene hapesire. Populli ka nevoje per vende te reja pune, per rritje page e pensionesh, per qetesi e harmoni. Poshte terrori dhe ata qe e nxisin dhe perkrahin ate.

  18. lavirja e bulevardit says:

    e mor Avokat duhet nje kokeshkrete si ty ne krye te drejtesise, qe nuk ka as Familie (dmth s’ka se c’humb), qe t’i fusi te ai i s’emes te gjithe keto plehra.

    Nje si ty do i bente mire ketij Kombi dhe do te kujtonin breza pasardhesish.

    me nje gure vrane dy zogj, edhe personin e ndjere ne fjale, po me menyren e vrasjes te bere ne mes te Tiranes dhe diten per diell, kjo ishte vrasje me e madhe per te gjithe shoqerine.

    kane dashur te thone: “ne nuk pyesim per askend……?”

  19. Dr. John says:

    Si mundet qe nje nga te paktet intelektuale, per te mos thene i vetmi me vizion pasionant biznesi perendimor dhe i suksesshem ti merret jeta ne mes te Tiranes. Kush do ishte me shume i interesuar per kete? Nuk mendoj se mund ti kete ardhur nga inati i ndonje hakmarresi sepse drejtori ekzekutiv nuk i ka dhene kredi ose se po i kerkoka leket e dhena per kredi. Ky eshte hashiqare nje krim i paguar mire nga njerez interesat e te cileve nuk duhet te prekeshin ose nuk duhet te beheshin publike nga ekzistenca ne jete e Artan Santos. Vrasja tregon se Artan Santo ka qene shtylle e forte dhe e frikshme per urdheruesit e krimit. Mendoj se derguesi i nxituar nga frika se qarku po mblidhet me shpejt sec e kane menduar, ti kete bere hesapet gabim dhe te pergjigjet perpara drejtesise sa me shpejt. Perndryshe krimi, kriminelet dhe investitoret e krimit do behen me krahe, nderkohe qe njerezit te frikesuar do ulin koken dhe do mbyllin syte para cdo lloj krimi. Nje gje eshte e sigurte ama, frika ka pushtuar krimin dhe anti-ligjin. Ata po e kuptojne se skane shume kohe per te pastruar provat e krimeve te tyre pasi po e ndjejne mire eren e shtetit qe shume shpejt do ja beje atyre te veshtire ose te pamundur krimin e paidentifikuar nen parrullat bajate te drejtimit te paditur ose per motive te dobeta.

    1. raimond vlonjati says:

      Mirpo kriminelet kane biseduar me te para se ta vrisnin….

  20. Ertp28 says:

    Me falni se po shkruaj ne nje dite zie.
    Ppr nuk mund te rrij pa folur.
    Ju litem mund te me thoni se ku e ka marr kredine Rezart Taci?

  21. . says:

    Pse jane vrare kaq shume shqiptare ? ****************************

    Kush dhe pse u lejua te zhvillohej ky krimi ? *******************

    Kush dhe pse nuk jane zbuluar gjithe kriminelet ? ***************

    ************************************ Pse nuk hetohet Sali Bisha ?

    ******************* Pse nuk ka vepruar Drejtesia dhe Prokuroria ?

    1. berti says:

      Sepse keta jane ata qe ai i quante miq po te ishte gjalle tani. Sepse keta jane ata qe sot qajne dhe thone na vjen keq per mikun tone , tironsin, te kulturuarin etj etj. ..Ky vend eshte krijes mafiozesh e kete ta thone te tere ata qe e kane provuar pak me pare se shqiptaret. Shqiptaret tani sa kane filluar ta shijojne. Italianet thone kush rri me calamanin meson te caloj. Tani – nje nga Tanet shqiptare – ndoshta ishte njeri i mire po paret i kishte bere me keta qe do e qajne neser e qe te tere i njohin se nga u vijne parat. E ne shqiptaret themi me thuaj me ke rri te te them kush je. E tani i kishte shoket si vetja besoj…Perfundimi eshte ata qe jane ne loje te piste te presin fundin ose po qene te zgjuar e me pak fat te dalin duke lene ate qe nuk e hane dot se ndryshe do te kete plot motora me e pa targa verdalle…

  22. besniku says:

    Keqardhje te pakufishme, te sinqerte dhe te thelle per largimin nga kjo

    jete e nje prindi, bashkeshorti dhe nepunesi model dhe te pashoq!

    Kam pershtypjen e keqe se u be viktim e politikes se Sali Berishes!

    Dhe kjo mos qofte kurre e vertete!

  23. gjeti says:

    cosa nostra shqiptare nje krim i tille ne qender te Tiranes, ne mes te dites dhe ne zone te mbuluar me kamera ne shume pika eshte shume domethenes dhe tregon fuqine e krimit i cili eshte i pa trembur nga ligji dhe policia pasi ka ndodhur krimi si kahera teper profesionale i le te pershkojne gjithe tiranen deri ne fushe kruje pa ngritur dot nje postbllok pa le me shume,sigurisht jane bisnese me risk te larte pas ketyre vrasjeve le te shpresojme se do te jete nje shkundje e forte per gjithe sistemin – polici, prokurori por edhe per gjithe legjislativin duke i lene politikes me pak vend

  24. DETARI-vl says:

    Ngushellime familjes
    sot eshte dite e trishtushme per te gjithe
    nga neser te bejme komemtet

  25. caci says:

    Gjerat jane te thjeshta!Prokuroria te marri nen kontroll Banken Credins,specialist te fushes te kryejn inventarin,te kontrollojne levizjet e medha jashte vendit,te vertetojne asetet e bankes ku ajo ka investuar jane reale apo piramida dhe ne fund te japin nje konkluzion per biznesin e suksesshem Santo.Lepuri fle brenda ne Banke dhe jo ne Fush Kruje.Edhe po u kapen vrasesit gjerave nuk u shkohet deri ne fund,pasi ata nuk i njohin porositesit.Santos nuk i kishin kontrolluar as xhepet as makinen,e vrane dhe iken qe do te thote nuk eshte krim ordiner,Policia po e trajton si krim ordiner,ve edhe 100 mije Euro per asgje.Hyni ne Banke nje ore e me pare,perndryshe jane te gjithe ne tave dhe kjo eshte hakmarrie kundra njeriut qe mund ti kete percjell CIA Amerikane te gjithe veprimtarin e krimit qe luhet ne Tirane.

    1. Kundra GjinGjoneve says:

      Caci, me pelqen shume komenti yt. Shume i mprehte. Do doja te shtoja ne lidhje me nje salle me kamera qe Basha inauguroi kohe me pare, perse u vendosen ato kamera, a punojne ato apo jo. Pa diskutim qe vrasesit kane gabuar diku. Duhet te shihen kamerat ne nje perimeter shume me te gjere.

  26. Kasemi says:

    Tani cdo gje ne rregull. Presidenti ka urdheruar e ka thene qe ky krim nuk duhet lene pa ndeshkuar. Ky eshste fat i madh per neve

  27. berti says:

    jam plotesisht dakort me ty caci. Po jam shume i sigurt se nuk do ta bejne kete qe thua ti ndoshta edhe sepse sikur te jete e vertet ajo qe shkruan ti ne fund ajo “CIA” eshte aq e forte sa tu thoje ketyre taneve ose ti bej nje mendje qe kjo qe keshillon ti nuk duhet bere..cudia me e madhe tre dite zgjat..

  28. Laveri says:

    Avokat kerkoja atyre pak me siper qe ishin duke pare ndeshjen e futbollit se e dine mire qe te dy se kush i ka bere

  29. Korabi says:

    Ata qe terhoqen kembezen edhe mund te kapen, por ata qe dhane urdhrin zor se dalin, aq sa u gjeten ata qe vrane Vajdin Lamen. Me vjen keq per familjen dhe per te ndjerin si njeri, por besoj se dikujt i ka shkelur ne kallo qe e ekzekutuan, dhe duke qene se ai nuk ishte as tutor prostitutash dhe as dealer droge por bankier, ketu bie era pastrim parash ose transferta te dyshimta.

  30. Lleshi says:

    Kurse une nuk kam keqardhje fare ! Keqardhje mund te kesh per nje qe e vrasin ne rruge per nje pasqyre makine , apo per nje te share apo per nje femer , apo qofte edhe kot si kalimtar !

    Por zoti Santo , ishte pjese e sherbetoreve te kupoles ! Nje “pjese ndrrimi” , ose “vegel” e cila sigurisht do t’i vinte koha e “ndrrimit” ! Dhe mafia , perbetoju sa te duash se nuk do te flasesh , nuk ka shance te te zej bese , prandaj nje rruge dhe dy pune : edhe te largon nga detyra , edhe “shkarkimin” ta ben nje here dhe pergjithmone !

    Ky eshte çmimi i cdo veprimtarie kriminale ! Eshte rregull ! Edhe ata qe jane me te “fortet” , po me jete e paguajne sepse nuk duhet te flasin !

    Santo Santuçio i dinte mire keto !

  31. tiransi says:

    Lexova me shume kujdes artikullin e avokatit te nderuar Zotit Spartak Ngjela…..cdo fjale e tij eshte aq e ndjere dhe delicate e bazuar ne njohjne e tij reale dhe qe percon urtesi, dhimbje, delikatese, intelektualizem, force dhe tolerance….si eshte e mundur qe shqiptaret nuk preken nga asgje ???????Shqiptaret ne vend qe te kuptojne qe krimi I troket ne dere merren vec me te shkuaren duke nxjerr mllef nga goja. Ne podiumin e qeveritareve tane duhej te ishin DJEM TE QYTETERUAR si z.Ngjela, njerez te ndalur dhe jo te rrembyer qe me perpara flasin se sa mendojne.
    Ngushellime familjes se Intelektualit dhe progresistit Artan SANTO ! u PREHTE NE PAQE !

  32. tullactullumbaci says:

    shkrim me vend jo si ai i atij katundarit dhe trapit Blendi Mane

  33. Albana says:

    Shume e tmerrshme kjo qe ndodh ne Shqiperi. Cna gjeti ne me keto kriminela te udhehequr nga mafia politike Shqiptare e te dyja kraheve. Ngushellime familjes!

  34. MOKO says:

    Perse grini sallate kot?Ky sistem e ka vertetuar se per pasuri,vriten bizesmene,presidente,ministra,ambasadore e soj sorollop i tyre.Vriten femijet e tyre,te aferm,miq.Sa qindra e mijere raste ka ne shtetet qe thuhet se jane demokratike?Krimin e ka ne gen vete sistemi,e nxit dhe mbron,e ushqen dhe e shperblen.Kjo eshte demokracia ne Europe,Azi,Amerike,pa folur per Afriken,ku pasojat i paguajne me jete miliona njerez.

  35. lezhjani says:

    Te hetohen ortyaket dhe konkurentet ne media dhe bisnes. ka munesi qe vbrasesi te jete i brendeshem , nuk vritet ne kete menyre nje njeri kaq i mire. mafja eshte akoma ne pushtet, edi rama kam nje sygjerim ke promovuar njerez te lidhur me krimin dhe korrupsionin. po flas per qytetin tim kukesin . drejtoret e emeruar ,kohet e fundit jane 70 perqind analfabet, te perfolur , me diploma te blera dhe te lidhur me krimin. cfar pret prej tyre. a keni pyetur valle ke ke ne drejtim te institucioneve? besoj se jo. prandaj deputetit, balles dhe haritos tu kerkosh skanimin e njerezve te emeruar. jam i bindur se do zbulosh nje skandal te tmershem. drejtuesit e ps jane njerez te lidhur me shume fije me krimin. po ju jap nje argument. eshte emeruar drejtor ne privatizim nje person qe para pak vitesh eshte denuar per dekonsperim te kolegeve,antimafia. jo vetem qe eshte jasht profilit ,pasi ka mbaruar ose jo shkolle nje vjeqare ,policie ,por emerohet ne nje pozicion ,ingjinjeri, financieri, juristi, kur keta te fundit jane me shumice dhe bredhin pas deputeteve duke kerkuar pune. kjo eshte e tmershme. reflektoni . ndryshe keni per te pare se sa shpejt do ju braktisin.

  36. Bodigardi i Temës says:

    Jam dakord, që krimi fshihet në “sferat e larta”… Më shumë anoj, se “dikush” (“i panjohur” i njohur), ka dashur t’i mbyllet goja, biznesmenit… Zaten, kjo nuk ndodh për herë të parë… Sa më shumë do ngushtohet “laku” i Drejtësisë, aq më shumë bishat mafioze (që na kanë qeverisur), do të tregojnë kthetrat…! Po të dojë shteti, e gjen anën e fillit “të Ariadhnit”… “O kosmos tohi toumbano ke mis krifo kamari”…thotë një fjalë e urtë greke. (Bota e ka kambanë dhe ne e kemi sekret) Pra, e gjithë bota e di, por ne “e mbajmë sekret”…(???!!!)

  37. Safo says:

    Per te gjetur shkaqet e vrasjes, per mendimin tim ka dy pista: 1. kush perfiton ekonomikisht (follow the maney) nga asgjesimi i ketij bisnesmeni eshte pista kryesore 2. pista e dyte kush perfiton politikisht

    Midis ketyre varianteve eshte verteta. Varianti politik-eshte viktima e rradhes e zgjedhur random per te sfumuar pritjen qe beri Rama me kreret e policise ne pallatin e brigadave. Atehere kjo feste se bashku me ate te priteshmen e futjes kandidature per EU jane goditur rende -ne kete rast kemi nje krim politik dhe autoret e vertete te vrasjes jane ata me kollare qe shkruajne ne facebook apo japin intervista. Ju beni ceremoni per vendosjen e rendit ne … mender Lazarat, ne po ju dhje… ne mes te Tiranes dhe madje ju bejme pergjegjes per kete vrasje. (Berisha qe gjate epokes se tij ka te regjistruara nje varg vrasjesh spektakolare, nga te cilat nuk eshte zbuluar asnje deri tani, ku shquhet ajo gjygjtarit Ikonomi dhe vrasja e shekullit Azem Hajdari “perjashtohet” nga kjo mundesi, ai ka duar te bardha, pa njolla gjaku, vetem operacione ka bere i shkreti njeri).

  38. nardi says:

    Motorri me dy kriminelet pas vrasjes u zhduk pa asnje gjurme.Si eshte e mundur qe nuk e ndaloi askush?Ka ardhur koha qe policet tane te dalin ne pencion.Policia ka nevoje per djem te rrinj,te stervituar te afte,me barkalecet dhe pijanecet polica jemi per turp.

  39. alban says:

    Ky ngjela di shume gjera dhe nuk flet , Historia e te pasurve pas viteve 90 dihet. duhet qe te vritet dikush qe te gjithe te flasin vetem per nje person . Le te hapen letrat , qe nga bashkpunetoret e sigurimit te shtetit dhe te pasurit e sotem . Mafia ka qene eshte dhe do te mbetet …

    Ngushillemi familjesh , te pakten nuk i ka lene femijet pa buke :(,

  40. buna says:

    AJO DOSJE QE E MBYLLE E KA FAJNE ZOTI NGJELA…….PRA EDHE JU…..?????

  41. I.iri says:

    Se pari ngushellime familjes per humbjen e njeriut te tyre te dashur!
    Per Spartakun do te thosha se shkruan sikur i di te gjitha , por nuk thote as gje.
    Te thuash se vrasja eshte mafioze e qe mafja nuk eshte e rruges, po i ka lidhjet ne sferat e larta nuk do shume mend e as shume shkolle. Ti Spartak je politikan e di shume gjera. Mbase i di lidhjet e mafjes me ata lart ( kete pershtypje te jep) na ndrico dhe ne te thjeshteve. Ne shkrimin tend shtron disa pyetje qe duket se u a di pergjigjet. E… Ne te thjeshteve na duhen pergjigjet e jo pyetjet se ato i bejme dhe ne. Ne se ben dot, qendro vetem tek ngushellimi a tek hidherimi qe ndjen. Keshtu nuk do te dukesh se i di te gjitha por…….

  42. Adi says:

    Shikoni motoristin ai mban kepuc te BARDHA !!!!!! Jo rastesisht

  43. Bodigardi i Temës says:

    Jam dakord, me një komentues, që thotë “se lepuri flë në bankën e biznesmenit të ndjerë”…

  44. vezhguesi says:

    Dhe ja ku jemi ne ket siutate. Atentatoret largohen ne drejtim te pa ditur. Edhe sikur ti kapin denimin kapital (me vdekje) e kemi hequr me kohe sepse shkelen te drejtat e njeriut. Ehhh. Gjithmone shteti mbrrin me vonse. Me kujtohet ai shteti tjeter kur policia arrinte ne vendin e ngjarjes nje ore para. Me kujtohen vrasjet e presidenteve amerikane e komisareve italiane. Ja pra kemi edhe ne tonat. Mesa duket ishim me mire kur ishim me keq

  45. shqipetaret e vertete says:

    Parlamenti shqipetar para ligjit per vrasjet e sali berishes,te Azem Hajdarit,Sokol Olldashit.Artan Santos etj.Nje milion shqipetare dhane nje milion plumba per te vrare grupin fashist te sali berishes qysh muajin e pare.Grupi fashist i hajduterise te sali berishes duhej te digjeshin te gjalle ne muzeumin e zogut bashke me nipin e hajdutit dhe nexhmije hoxhen.Parlamenti shqipetar nuk e beri kete.Priti nga fashistet e sali berishes ne drejtesi.forcat speciale te policise ta kishin bere kete.Do kishte shpetuar jeta e Santos dhe e shume te tjereve.Parlamenti para drejtesise.Parlamenti te shperndahet.policia te vrasi grupin fashist te sali berishes,Bashes,Nishanit,Topallit,Nanos,Islamit,Meidanit,KLD(kshillit te larte te fashizmit shqipetar).Ky eshte ultimatumi i nje milion shqipetareve.

  46. agostin says:

    Vrasja eshte pafalshme,por mos harroni se sa njerez te pafajshem po vrasin Bankat, ne gjithe Boten. “Grabitja e nje Banke nuk eshte asgje ne krahasim me hapjen e nje Banke”.(Komenti nuk ka te bej me personin e pafajshem siq ishte i ndjeri.)

  47. loli says:

    Avokat ,te pergezoj per mencurine qe ke ,nen syzet tende me te kaluaren tende vetem komenton ,kur tu dha mundesia qe bere gjithe ate debat me Salin e kishe shume te lehte te hiqnje dore dhe te shikoje punen tende ,jep mendje por pa mu merzitur lexoj diku nje thenie ku thoshte >Njeriu qe ska mend shet mend ,aludimet e te gjithe komentuesve me bejne te ndihen shume keq ,kemi ne dore ta regullojme kete situate sepse krimi i mbjelle prej 22 vjetesh ne kete vend zor se shkulet ,por su beme ne mendje prehte ,larg korupsionit ,nje drejtesi e polici model sikush te punoje te jetoje me djerse e ndershmeri .Parate e shqiptareve qe kane punuar si skllver ne keta plera bizesmen do shkojne ne fund te detit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje