Basha: Vrasja e Santos, alarm i madh qytetar për të gjithë. Blushi: Kapja e autorëve, detyrim ndaj çdo qytetari

26 Qershor 2014, 12:27Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në Facebook për vrasjen e biznesmenit Artan Santo. Basha e konsideroi një vrasje të tipit mafioz dhe një rrezik të madh për jetën e qytetarëve.

“Dhimbje dhe tronditje pertej fjaleve për vrasjen mizore të Tan Santos. Ky krim i pashembullt mafioz është një alarm i madh qytetar për të gjithë. Ngushëllime dhe solidarizim me familjen dhe miqtë e tij të shumtë”, është shprehur Basha.

Blushi: Kapja e autorëve, detyrim ndaj çdo qytetari

“Qeveria të bëjë gjithçka për të kapur autorët që i morën jetën bankierit Artan Santo“, tha nga foltorja e Kuvendit, deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi, ndërsa i shprehu dhe ngushëllimet e tij edhe familjarëve të të ndjerit.

Blushi u shpreh se kapja e autorëve është një detyrim karshi çdo qytetari dhe mbrojtje e sistemit bankar, pasi ky atentat është një goditje për sistemin financiar bankar.

Jam i tronditur nga vrasja e biznesmenit Artan Santo. Sistemi jonë financiar bankar është goditur. Qeveria të bëjë gjithçka për të kapur autorët. Ngushëlloj familjarët e zotit Santo, fëmijët, bashkëshorten, miqtë dhe kolegët. T’i shkohet deri në fund ngjarjes mafioze”, u shpreh Blushi.

5 komente në “Basha: Vrasja e Santos, alarm i madh qytetar për të gjithë. Blushi: Kapja e autorëve, detyrim ndaj çdo qytetari”

  1. fejzi says:

    Si nuk ju nda njehere gjakut (per kapital politik) kjo PD-ja aman.

  2. deti says:

    Kete fat patshin te gjithe,me Basha,Berisha,Blushi e Edi,qe na e paskerka patur nje mik te mire.Nuk mund te kete te pasur mik te mire per popullin e thjeshte qe thoni se qenka tronditur i gjithi.As na tundet fare kambana per njerez te tille perkundrazi,nga deklaratat e politikaneve shohim mardheniet e interesat e tyre te lidhura me biznesmenet e fuqishem e aspak me vendin e njerezit e thjeshte.Mos flisni ne emer te te gjitheve,maskarenj!

  3. miku i saliut says:

    Ko koqja e djathtë e Sali Kriminelit!
    E kuptojmë mërzinë tënde dhe të kruminelit të Viçidolit, po ju afron koha te merni atë që meritoni, burgun përjetë ose koqen në lule të ballit

  4. meri says:

    Nuk eshte aspak alarm per qytetaret,koqe gomari!Hajde ne koken tende!

  5. . says:

    *********************************************************************************

    E vrau dhe nje Tirons …..

    Jane njerez te rregjimit-krimit Ali Bishes,

    qe te “urdheruar” qellimisht kerkojne te perkeqesojne dhe turbullojne
    situaten pikerisht ne kohe te caktuar “Statusit” per
    te “larguar keshtu vemendjen” e Drejtesise ne arrestimin te Sali Bishes.

    **********************************************************************************

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje