Dy javë para se të vritej në atentatin me armë para bankës që drejtonte, Artan Santo kishte folur për një motor të dyshimtë që e ndiqte pas makinën e tij shkruan gazeta Panorama.
Më datë 12 qershor ai ishte nisur nga Tirana për te Mali i Robit në Durrës, ku do të darkonte me disa miq. Përgjatë gjithë rrugës ka pikasur një motor të madh sportiv që ecte gjithmonë pas makinës. Këtë ai ua ka treguar miqve të tij, me të cilët ka darkur në një restorant në Durrës, por pa i dhënë shumë rëndësi, pasi siç ishte shprehur ai, kjo mund të ishte edhe një rastësi dhe asgjë më shumë, raporton “Panorama”.
Duke qenë se nuk e ka vlerësuar këtë situatë, ai madje e ka mbyllur në atë tavolinë bisedën, duke mos preferuar që t’i drejtohej policisë për të bërë denoncim. Megjithatë, pas ngjarjes së djeshme kanë qenë disa miq të bankierit ata që kanë dëshmuar rreth atyre që u kishte shprehur Santo gjatë darkës te Mali i Robit. Këto dëshmi ende nuk janë marrë në formë zyrtare nga grupi hetimor, megjithatë pritet që të konkretizohen me persona që do të pyeten më tej gjatë hetimeve.
Vrasja ishte kurdisur mbas marrjes se statusit !!!!
Ato jane polic te veshur me xhinsa ,qe sot shkojne dhe
ngushellojne familjaret dhe neser gradohen nga Rilindja .
E megjithate nuk ka denoncuar ne POLICI sepse EDI RAMA nepermjet SAIMIR TAHIRIT e ka vene POLICINE ne sherbim te MAFIES
mafje eshte Sali-qeni dhe vetem ai.
po si more duke qene me gjithe ate pushtet nuk merr nje bodygard…http://goo.gl/3UCkMD
Po ja denoncoi, mos te vencin ne kryq se ne mos sot neser do te ta gjejne rastin. Prandaj duhet qe keta qe e kane mizen nen kesule te mbajne si garanci jete rregjistrime, dokumenta, dosje me te dhena kompromentuese per kedo qe i lidh puna dhe kane konflikte. Per cdo pisllek qe kane dijeni apo kane bere.eshte forme shantazhi qe te ruan koken i ndershem apo i pandershem te jesh.
Une nuk e kuptoj, se si nuk i ka pare perseri dje qe e kane ndjekur. Ketu ka dicka qe nuk shkon.