Gjosha-Music: Krijimi i një administrate eficente, një nga 5 prioritetet e Qeverisë

27 Qershor 2014, 14:59Politika TEMA

“Krijimi i një administrate publike eficente është një prej 5 prioriteteve që i është lënë qeverisë shqiptare nga Komisioni Evropian. Tashmë me marrjen e statusit të vendit kandidat, Shqipërisë do t’i duhet të punojë shumë për të pasur një Administratë   Publike të kualifikuar dhe që funksionin mbi bazën e standardeve evropiane. Ndaj, ne e shohim me shumë vlerë, asistencën që kjo shkollë i ofron vendit tonë”.

Kështu u shpreh ministrja e Integrimit Europian Klajda Gjosha gjatë takimit të zhvilluar me Suad Musiç, Drejtorin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA). Ministrja Gjosha falenderoi Music për vizitën duke e cilësuar rolin e kësaj shkolle mjaft të rëndësishëm për ngritjen e kapaciteteve  në Administratën Publike dhe qeverisjen e mirë.

Drejtori i Shkollës Rajonale të Administratës Publike, pasi bëri një prezantim të mënyrës si funksionon shkolla dhe gjithë gamën e aktiviteteve që ofron, theksoi se një prej qëllimeve kryesore të saj, është pikërisht mbështetja e vendeve që duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian për krijimin e një Administrate Publike sa më të kualifikuar.

“Për të qenë pjesë e trajnimeve që ofron shkolla, seleksionimi bëhet nga vetë institucionet e çdo shteti sipas nevojave që ata kanë në administratën publike. Prandaj ne jemi të hapur që të vendosim fokusin e punës, sipas prioriteteve që ju keni”, tha Music.

Ministrja Gjosha theksoi se në bashkëpunim me ministritë e linjës janë vendosur fushat prioritare ku është i domosdoshëm trajnimi i punonjësve

4 komente në “Gjosha-Music: Krijimi i një administrate eficente, një nga 5 prioritetet e Qeverisë”

  1. Mara says:

    MInistre, kujdes me termat!!!

    Se pari administrata te jete efektive e pastaj eficiente, ose te dyja bashke eshte e mira e te mirave.

  2. nuri says:

    Me LSI-ne administrata shteterore vetem do te shkaperdhehet, do behen me hajdute dhe te pacipe se deri me sot.

  3. Ajet Delaj says:

    Zonje apo zonjushe Gjosha jeni antare e qeverise Rama ku ka kaluar edhe ligji per menyren e rekrutimit te punonjesve per administraten publike ku nuk ka asnje konkurs kompjuterik online apo te korigjuar me kompjuter nepermjet skanerit me provime standart ne anglisht multiple choise. Qeveria Berisha ka bere nje dem ne administraten publike me 131 milion dollare dhe ju vazhdoni te nxirrni punonjesit ne rruge sipas aktit normativ te klasifikuar nga gjykata kushtetuese si antikushtetues. Sa eshte demi i qeverise suaj ne administraten publike gjer tani dhe kur do i stopni aktivitetin”kriminal” te komisioneve te punsimit qe jane thjeshte dallkauke politike qe vetem nderrojne ngjyren. Keshtu sic e keni nisur e po vazhdoni nuk keni per ti arritur kurre standartet europiane ju thjesht po vazhdoni projektin e lene ne mes te rruges Nano-Berisha-Meta shtoni ne fund edhe Rama dhe jeni OK

  4. faleminderit BE says:

    Administrata duhet te mesoje te sillet mire me qytetaret sepse kane nje sjellje skandaloze, dhe shume mosperfillse duke harruar se jemi ne qe i kemi vene aty…http://goo.gl/uZJXVO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje