Vrasja e Santos/ Sekuestrohen disa celularë, motori i policisë mbeti pa karburant

28 Qershor 2014, 09:50Politika TEMA

Për më shumë se 40 minuta, dy personat që ekzekutuan me tre plumba bankierin Artan Santo, kanë bërë disa xhiro në zonë me motorin tip “Suzuki V-Strom”, derisa ‘objektivi’ i tyre ka dalë nga shtëpia, ku dhe i janë vënë në ndjekje.

Një fakt i tillë pohohet nga grupi hetimor, i cili ka sekuestruar disa pamje amatore, të personave të ndryshëm, frekuentues të lokaleve në zonën e Liceut dhe afër TVSH-së. Hetuesit kanë shkuar pranë bizneseve private për të sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë, prej të cilave kanë mundur të shquajnë se persona të shumtë, klientë të lokaleve, mbase të kuriozuar nga tipi i motorit, “Suzuki V-Strom”, ngjyrë e zezë, e kanë filmuar atë.

Filmimet, në shumicën e tyre janë kryer përpara se të kryhej krimi i rëndë, në kohën kur vrasësit po prisnin biznesmenin 58- vjeçar të dilte nga shtëpia dhe të nisej në drejtim të zyrës së tij të punës, ku dhe e goditën.

Ndërkohë në aksionin e kapjes së dy atentatorëve, që qëlluan mbi Santon, policinë nuk e ka munduar vetëm fakti se motori i tyre ka qenë i cilësisë shumë të mirë dhe ecte me shpejtësi mbi 200 km në orë, ndërsa efektivët me motorët e tyre kanë mundur që të ecin vetëm me 120 km në orë.

Por, fati i keq e ka prirë policinë edhe në të dalë të Rinasit, ku policia ka humbur nga sytë dy autorët.

Mësohet se aksioni ka vijuar deri në afërsi të Urës së Gjoles dhe më tej nuk kanë mundur, pasi motorit që ka qenë më afër ndjekjes së autorëve, i ka mbaruar karburanti.

Zyra e shtypit në Ministrinë e Brendshme, e kontaktuar për këtë informacion, ka deklaruar se nuk ka dijeni nëse kjo gjë është e vërtetë apo jo, raporton GSH.

17 komente në “Vrasja e Santos/ Sekuestrohen disa celularë, motori i policisë mbeti pa karburant”

  1. Fredi says:

    Kjo eshte e turpshme. Policit i ka mbaruar karburanti. Nje polic ka ne qytet? Po barrikada policore nuk ka? Po radio nuk ka? Shtet eshte ky apo nje tribu-fshat?

    1. grigor says:

      Do i kene mbaruae edhe plumbat.

      Kush i ka vjedhur parate e tenderit te karburantit????

      1. Raimond Vlonjati says:

        Po helikopter ka policia ?—

        Se kur ndodh nje krimi tille eshte mire te ngrihet helikopteri menjehere dhe nen vezhgimin e helikopterit ,kriminelet nuk kane ku te shkojne …

        Ky ishte nje krim diletant,ne mes te dites dhe ne mes te kryeqytetit
        dhe keta police nuk e kapen dot kriminelin. Turp !

        Saimiri duhet shkarkuar se eshte nje karagjoz i jashtezakonshem
        Ai nuk e ka haberin fare

    2. sit back and relaks says:

      te zgjidhen fotot me cilesore e me te qarta mundesisht ballore te autoreve e ti cohen laboratorit te fbi-se. dine ata se si tja u heqin skafandren motorristave.

  2. Gezimi says:

    Shtetin e ka gjunjezuar mafia! Ajo urdheron, shteti zbaton! Nuk ka si shpjegohet ndryshe fakti, qe mjaft ngjarje te kesaj natyre jane ende pa autore. Ku eshte forca e shtetit qe e mbajme ne kembe me sakrifica dhe mundime shume te medha, duke hequr kafshaten e gojes per te bere punen per te cilen paguhen? Vazhdoj te jem mjaft pesimist per te ardhmen…..

    1. andoni says:

      MOS E KA BERE TENDERIN E SCOOTERAVE TE POLICISE AI QE KA POROSITUR EDHE VRASJEN

      EDHE PREZANTIMI QE I BENE SCOOTERAVE U BE PERPARA TEATRIT KOMBETAR TE KOMEDISE

  3. Bravo Cuna! says:

    Motorin e ngiste Doktori ne sediljen e pasme ishte Basha I cili edhe shtiu kunder Santos!Une telefonin e mbaj gjithnnje hapur!

  4. Eti says:

    Polici leshi, u mesua ti kape vetem kur i prishet rrota, atehere quhet super aksion. 40 minuta duke xhiruar nga Tirana deri sa humben gjurmet, fokusimi i hetimeve tek disa fukarenj qe skishin lidhje me motorin e ngjarjes, zhdukja e motorit si avioni malezian, etj. dhe mundohu ti mbushesh mendjen vetes se vrasesit skane pasur suport nga keto struktura

  5. ali says:

    Policia ka pasur gjithe kohen ne dispozicion per te kapur vrasesit nga Tirana deri te Ura e Gjoles ,policia mund te kish bllokuar rrugen disa here qofte edhe me barrikada me mjete motorrike te rastit.E padiskutueshme qe vrasesisit nuk kan dashur ti kapin, po i kan ndjekur deri diku dhe mepastaj i kan lene te ikin.Ka nje domethenje kjo qe te ben te mendosh se vrasesit NUK DO TE KAPAEN KURRE.
    Vrasja si obsjion : nje llogjike e verber e njerzve qe kan sot parane e pushtetin ne kete te mjere Shqiperi.

  6. hashimi says:

    Kejo eshte policija e Ram Rilindjes dhe Sajmir mustaqes po pse nuk thon se e kan len vet te ikin motorri i kriminelit si per 40 minuta dhe pastaj u iku nga syt po grupe e tjer te policve ku ishin per 40 minuta vijen nga Durrsi nga Fush Kruja apo ku ta di une po si duket ky eshte krimi i organizuar i Ram karafilit po ça do thot ky Sajmiri per pelicin apo do i lavderoj prap po policija mbase nuk kan faj se mbase keshtu i kan len pa karburant dhe pa radjo

  7. Kola says:

    Porositesit kane qene perballe vendit te krimit per te vertetuar kryerjen e krimit.

  8. nuk eshte e vertet qe i mbaroi benzina policise por ishte e pamundur te ndiqje ate motorr me ate shpejtesi, pikerisht kete me tha nje mik prane policise…http://goo.gl/p8lzhj

  9. . says:

    ====================================================================

    SANTO
    Pse kunder veprimeve politike dhe parave qe bente me sekser si ty, Berisha e vret ne aksidet me arme kete intelektual Tirons.

    OLDASHI
    Pse nuk pajtohej me veprimet politke dhe mos pajtim me drejtimin e PD-se, Sali Bisha e vret me aksident per vdekje kete intelektual qytetar.

    XHINDI
    Pse kundershtonte politikat dhe kercenimet e Berishes, e vret me arme ne prite para shtepise.

    TREBICKA
    Pse tregoi lidhjet mafioze te familjes me Gerdecin, Berisha e vret me aksident te qellimshem.

    TANI TOP-CHANNELIT
    Pse transmetonte gjithe mashtrimet dhe skenaret e Berishes, e vret me aksidet te qellimshem.

    ….. e shume e shume vrasje makabre te tjera te ketij krimineli verior.

    ===================================================================

  10. shefi says:

    polici trafikut tek vendi ngjarjes jep direkt alarmin per vrasje ne bllok me radio dhe autoret perseri arijne te zhduken????? ketij shteti mund ti jepet vetem statusi i xhungles, shtet vrases, parlamentare hajdute qe ne i mbajme aty me taksat tona. MOS PAGUANI ME TAKSA POPULL PER KETA KRIMINELE.

  11. XXL says:

    Jeni bere aq qesharake sa po e beni kete gazete per te fshire…. Nje lajm perpara na thoni se policit i humben nga syte te liqeni. Tregoni pak me shume respekt per te ndjerin dhe familjen e tij dhe mundohuni te arrini parametrat minimal te nje gazete qe ka per qellim vetem informinin…

  12. tralalala says:

    Dmth vrasesit sipas kesaj qe po thuhet, kane pire edhe nje kafe rruges, e pastaj kane bere nje gare me policine qe u thoshte, po he do te ikni ju apo si e kini hallin. Pa radio, me nje motorr qe i mbaron karburanti, me ndonje makine qe i shpohet goma. Thone qe shteti e kap lepurin me qerre po aha kesaj rradhe e shume here te tjera as qerre nuk kishte. U be gjithe ai shou per Lazaratin ku te gjithe i rrihnin shpatullat nj-tj, pergezonin, lavderonin. Nuk u zgjati shume. Me gjithe ato patrulla policie qe sillen kot neper Tirane nuk paskan pase mundesi ta ndalnin, kete pyetje duhet ti bejne vetes, e mos te merren me spektakel se per ate pune paguhen televizionet.

  13. Gentti says:

    Policia eshte vetem per selfie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje