Lajmi për dhënien e statusit kandidat të BE Shqipërisë tërhoqi vëmendjen e të gjitha medieve qendrore gjermane. Vëmendje ato i kushtuan këtij lajmi që të martën, kur u mblodhën ministrat e jashtëm të BE. Informuan mediat publike, kanali i parë i televizionit publik gjerman ARD, radioja kombëtare gjermane Deutschlandfunk, më tej mediet e landeve, WDR, MDR. Po të martën, informuan në botimet online revista e njohur ‘Der Spiegel’, gazetat ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung’ (FAZ), ‘Die Zeit’, ‘Stern’ dhe ndonjë gazetë tjetër. Të gjitha këto medie, me një përjashtim (FAZ) dhanë një lajm të zgjeruar, jo komentues. Ishte një lajm në hyrje dashamirës, që një anëtar i ri po i afrohet BE. Por paralelisht theksohen detyrat për Shqipërinë.
Në thelb mediet gjermanë dhanë këtë përmbajtjeje, në versione të ngjashme: që “Shqipëria e kaloi pengesën e parë për një anëtarësim të mëvonshëm në BE”. Citohet pastaj komisari i zgjerimit të BE, Stefan Füle, që tha se “me statusin kandidat vlerësohen përpjekjet për reforma të Shqipërisë- por nevojiten reforma të tjera”. Të gjitha mediet gjermane citojnë edhe sekretarin e shtetit në ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth. Ai tha se “anëtarësimi i Shqipërisë në BE nuk do të ndodhë automatikisht”. “Pa shtet juridik të qendrueshëm dhe luftë konsekuente kundër korrupsionit nuk mund të ketë anëtarësim”, tha Roth.
Qytetarët gjermanë për statusin kandidat i BE Shqipërisë
Nga ana tjetër, interesant është edhe mendimi i qytetarëve gjermanë për statusin e kandidatit për Shqipërinë – pasqyruar në forumet e medieve, që dhanë lajmin.
Komentet më të shumta, të përqendruara te Shqipëria, shoqërojnë informacionin e publikuar në faqen në internet të kanalit të parë televiziv gjerman, ARD. Nga 40 komente, statusin kandidat për Shqipërinë e mbështesin vetëm 11. Pjesa më e madhe, 29 janë të rezervuara, deri në kundërshtim për dhënien e statusit.
73 vetë e kanë komentuar lajmin që jep “Der Spiegel” për Shqipërinë. Në mbështetje të statusit kandidat për Shqipërinë janë vetëm 5-6 komente. Të tjerat ose merren në përgjithësi me BE, ose e kundërshtojnë statusin për Shqipërinë.
Me gjithsej 4-5 komente, dhe kryesisht jo në mbështetje të Shqipërisë është komentuar në forume lajmi për statusin në gazetat ‘Die Zeit’ dhe ‘Hannoversche Allgemeine Zeitung’.
Ku ushqehen argumentat kritike të qytetarëve kundër Shqipërisë?
Kur vjen puna për afrim të një vendi ndaj BE, qytetarët gjermanë shtrojnë pyetjet: na i shton problemet tona ky vend i ri, apo na i pakëson? Do të detyrohemi të luajmë zjarrfikësin për këtë vend, duhet ta mbajmë me para, apo përfitojmë dhe ne nga ai?
Argumentet kritike ushqehen nga imazhi jo i mirë i Shqipërisë në Perëndim. Si dhe nga mosnjohja e Shqipërisë. Ose edhe leximi me paragjykim i lajmeve për Shqipërinë. P.sh.nga lajmi që dhanë mediat gjermane për aksionin e suksesshëm në Lazarat, shumë vetëve në forume u kishte mbetur në mend sasia gjigande e drogës së kapur në këtë aksion. Pra, Shqipëria si burim droge për Evropën. Më tej ata ndalen në dobësinë e shtetit shqiptar dhe shprehin drojën që Shqipëria mund të varet nga ndihmat e BE, siç ndodhi me Greqinë dhe Spanjën. Ndërsa komentet pozitive veçojnë burimet natyrore të Shqipërisë. Dhe të drejtën gjeografike e politike të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE. Padyshim që skepticizmi ushqehet edhe nga momentet që kalon Evropa, siç e pamë në fitoren e populistëve në shumë vende evropiane, në zgjedhjet e fundit evropiane.
Gazetarët gjermanë për statusin kandidat i BE Shqipërisë
Për Gjermaninë: formuesit e opinionit, gazetarët, u shprehën këtë herë në komentet e gazetave qendrore ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung’ dhe ‘Handelsblatt’. Janë këtë javë dy komentet e vetme të shtypit gjerman për Shqipërinë.
‘Frankfurter Allgemeine Zeitung’ veçon që Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe e arritën që ta vendosin Shqipërinë nën një vëzhgim të veçantë të Komisionit Evropian. Vëzhgim që e tejkalon shoqërimin normal të një vendi kandidat. Ky vëzhgim nënkupton verifikimin „e gjerë dhe shumë të detajuar“ të përparimit të reformave në drejtësi, kundër korrupsionit, në mbrojtjen e minoriteteve dhe në frenimin e azilkërkuesve.
Pse ky vëzhgim ndaj Shqipërisë?
E para sepse Shqipëria afrohet me BE në një kohë kur janë ashpërsuar kërkesat ndaj gjithë kandidatëve. Edhe ambasadori gjerman në Shqipëri, Helmut Hoffmann i tha DW, se vëzhgimi ka të bëjë, sa me gjendjen e Shqipërisë – aq edhe me përvojat negative, që tashmë Evropa i ka mbledhur nga anëtarët e rinj të BE. Sidomos me Bullgarinë e Rumaninë.
Së dyti, sepse sipas ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung’, Shqipëria shihet si një nga vendet më të korruptuara të Evropës.
Gazeta me drejtim ekonomik, ‘Handelsblatt’, e quan në komentin e së enjtes që në nëntitull të gabuar dhënien e statusit të kandidatit të BE Shqipërisë. Komentatori pranon se për këtë status shqiptarët kanë ëndërruar prej kohësh. Por përballë rezultatit të zgjedhjeve evropiane, ku u forcuan partitë populiste, zgjerimi i BE qoftë edhe pas disa vjetësh me Shqipërinë, është sinjal i gabuar ndaj elektoratit evropian, konkludon ‘Handelsblatt’. BE duhet të thellohet, pra të integrohet më mirë, jo të zgjerohet, shkruan ‘Handelsblatt’.
Politikanët gjermanë në deklarata publike për Shqipërinë
Edhe politikanët gjermanë i janë referuar në disa deklarata publike dhënies së statusit kandidat të BE Shqipërisë. Kancelarja Angela Merkel e përmendi Shqipërinë në një deklaratë qeveritare në Bundestag, në parlament. Merkeli konfirmoi të martën (24.06.2014) se takimi i së premtes (27.06.2014) i nivelit të lartë të BE, pritet t’i hapë Shqipërisë rrugën për në BE. „Por deri në nisjen e negociatave të anëtarësimit do të na nevojiten ende shumë reforma të tjera dhe përparime në zbatim nga Shqipëria. Në mënyrë që të kalojmë në hapin tjetër,“ shtoi kancelarja Merkel para Bundestag-ut.
Nga opozita parlamentare, politikania e të Gjelbërve, Marie Louise Beck u prononcua në një deklaratë dërguar mediave. Ajo e quajti vendim të duhur të BE dhënien e statusit kandidat Shqipërisë. Marie-Louise Beck e cilëson më tej me rëndësi vendimtare që BE të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë./DW
Pse cuditeni nga komentet e shtetasve gjermane? Te ndergjegjshem qe Shqiperia nuk eshte kurrkund jemi edhe vete ne.
Shkoni ne Maqedoni, ne Bullgari, Rumani apo Serbi. Ka shtet.Fabrikat nxjerrin tym, dmth punohet, prodhohet.Kur te ndalon polici, qendron sus, pa folur, pa levizur.
Sherbimet dhe pagesat kryhen me perpikmeri. Respektohen rregullat e trafikut.
Mjafton vetem te thuhet se ne Shqiperi 40 % e popullsise nuk paguan energjine, 50 % e bizneseve nuk paguan taksat, 30 % e automjeteve qarkulojne me dokumenta fallso ose pa dokumenta, ku nuk prodhohet per tregun masiv kombetar e nderkombetar, atehere c’na do Europa ne shqiptaret?
sepse nuk e kane idene se ku bie shqiperia.
Qendrimet skeptike, jo vetem te gjermanve por te gjithe evropjanve ,vijne nga cfaqjet e politikamve shqiptare ,nga mos njohja e realitetit ,nga disinformimet keqdashese te vendeve fqinje si dhe nga disa vizitor te rastesishem ose kalimtare neper teritorin shqiptare .ketu nuk duhet te lem pa permendur dhe prapambetjen urbane qe eshte shume e prekshme nga kushdo qe viziton ose shohin pamje te vendit tone .Nga ana tjeter ne nuk bejme kujdes fare me ato cka duhet te ekspozojme.Ka kroniuka te TV qe dhe breket i nxjerrim ne sheh.Po u jap nje shembull qe ta kuptoni me qarte .
Ne 2002 kam qene ne Portuga.Mbasi i rash larte e poshte Lisbones shpreha deshiren te vizitoje dhe periferine .Troc doja te shihja nje fshat.Po ua them pa medyshje pash fshatra q
Po po nga shfaqet e politikaneve vetem se ata qe shesin droge jane tregetare ata qe cojne vajza per prostitucion jane ndihmes social per qytetet ata qe vrasin jane bisnesmene etj
Po ci keni keto me thoni nje shtet ku flitet me fjale te mira per shqiperine ???
Ate status qe na dhane seshte gje fare se ne Evrope nuk futemi pa kaluar nje 10 vjecar e te shohim
Po thuaj mire qe ne jemi te zote e thurim lavdi per vete
Ne jemi nje vend qe perjashtu ata qe emigruan e ndruan disi mentalitet e mesuan ceshte puna te tjeret rrojne per nje kafe per thashetheme dhe po paten mundesi edhe per nje makine.
**********************************************************************************
Populli gjerman,
Vertete Ju keni pare nje Shqiperine te mare peng me dhune, arme nga njerez te eger shpellash, maloke-Veriore te krimit, droge-korrupsion,
mashtrime-genjeshtra ….
Sot Ju populli gjerman,
duhet te jeni me te duruar, te qete duke pare dhe kuptuar se
shtetin “sot” po e drejtojne njerez qytetare dhe te civilizuar qe jane
totalisht te ndryshem nga Ata para 23 Qershorit.
Ju faleminderit per mirekuptimin, me shpres te degjojme perseri nga Ju
Me respekte
Shqiperia Europiane.
**********************************************************************************
Mllef ka dh ne Shqiperi:
” Statusin s’ma dhane mu, jo ta japin ty!.
Pershendetje komentuesve gjermane pro shqipetare (und alles gute )
shum e vertet kjo per portugalin kam shkuar shgum her ne portugali per arsyje pune dhe qendroja ne nje fshat qe quhej regengos afer me qytetin evora, ishin rrug kryesore dhe me keq se rruget e shqipris njerzit sikur kishe vajtur ne na nje fshat te humbur shqiptare te ter pa pun rrinin neper kafenijo pleqesh, pervec lizpones e portos portugalija ne veri eshte me keq se shqiperija me derra ushqehen. am ne televizor portugest nuk i ncjeri kete prapambetje qe kan
Edhe ne Shqiperi , kohet e fundit ,Fabrikat e Lazaratit po nxjerrin tym te bardhe , dhe qe nuk demton dhe ambjentin si ato fabrikat perendimore !
Qendrimet skeptike, jo vetem te gjermanve por te gjithe evropjanve ,vijne nga cfaqjet e politikamve shqiptare ,nga mos njohja e realitetit ,nga disinformimet keqdashese te vendeve fqinje si dhe nga disa vizitor te rastesishem ose kalimtare neper teritorin shqiptare .ketu nuk duhet te lem pa permendur dhe prapambetjen urbane qe eshte shume e prekshme nga kushdo qe viziton ose shohin pamje te vendit tone .Nga ana tjeter ne nuk bejme kujdes fare me ato cka duhet te ekspozojme.Ka kroniuka te TV qe dhe breket i nxjerrim ne sheh.Po u jap nje shembull qe ta kuptoni me qarte .
– Ne 2002 kam qene ne Portuga.Mbasi i rash larte e poshte Lisbones shpreha deshiren te vizitoje dhe periferine .Troc doja te shihja nje fshat.Po ua them pa medyshje pash fshatra qe me nxorren mallin e Shqiperise .
-Nje fakte tjeter .Ne kohen e Dulles rojet bregdetare suallen nje skaf te huaj ne port.Ekujpazhi i skafit na shikonte sikur te ishim eksogjine .Kur u pyeten pse kaq kureshtare thane :Po kerkojme cfare ngjashmeri keni me kanibalet .Si ka mundesi u thane perfaqsuesit e portit te kini kete imazh .Na falni por kur u nisem nga porti i Dubrovnikut (ish Jugosllavia )na porositen qe te lundrojme large bregut se dalin kanibalet shqiptare dhe ju hane .
-Rastesishte, kur cfletos faqet e internetit ne punimet e parlamentit shqiptare ,nje miku im me ndali faqen dhe me tha :Lere lere se qenka karagjoz i madh .Me beri te qesh me te madhe .Dhe faktikishte po qeshte me lote .Bravo me tha kini satire te kendshme .Nga turpi nuk i thash qe jane pamje nga punimet e parlamentit .
-Ne veren e 2011 po beja banjo ku pran meje dhe nje maqedonas.Si po kalon e pyeta .Mire me popullaten vendase por me ambjentet dhe sherbimin nuk ja vlen qe te vijme perseri . Nuk dua te fus ketu dhe sjelljet arogante me te huajte si dhe prapsite qe kane qelbur Evropen Te gjitha keto bejne qe Evropa te jete skeptike me ne .Nuk u duhet vene faje por, cdo shqiptare ,shteti ,politikanet , Medjat ,biznesmenet duhet te punoine qe te jene shume te kujdesshem ne kontaktet me boten e huaj.Te punojme qe ta ndryshojme si permbajtejn tone dhe paraqitjen per ta fshire kete ngurim te Evropes .Grekerit qe po ndryshojne me shpejtesi situaten ne te cilen u futen kane bere progres qe po thithin cdo vite me shume se 20 mijlon turista .E pane se pa reforma ne kete sektore dhe ne sherbime ndaj te huajve nuk ecet perpara .Po ne qe jemi pak me kavaljere pse te vuajme mendimet keqdashese te propagandes e ekspozimit te dobesive tona qe i bejme terkuze ne sy te botes .Kjo duhet te filloje ne radhe te pare nga Parlamenti qe dhe femijte tane habiten me ato qe shohin e degjojne nga ekrani i TV.Shteti dhe organet e tije te kene nje kulture e paraqitje teper te kujdeshme ne cdo fushe dhe aktivitet si brenda dhe jashte.E kam perseritur :Nese Opozita nuk na pelqen me sjelljen e cfaqen e saje Mazhoranca te jete teper e durushme per te mos e kaluar mosmarveshjen ne cfaqe cirku ,ofendimesh e konfrontizem armiqsor .Vetem kjo eshte e mjaftueshme qe evropjanet te jene skeptike me ne sa qe nuk thone :Lerini ata majmune te shohim prejardhjen tone .
sa i duan dylberet keta gjermonet,Erdogani ka ndikuar shume ne kete dashuri…….
Ky lajm do sjelli turiste me Luftancen Europa do vi te bej kuren e Djellit”.
Kur i ka djegur qulli i fryn dhe kosit,gjermaneve i bie ne mend Greqia dhe parate qe dhane per te prandaj i bejne keto komenteper dhe per shqiperine.Sa per dylberet qe thote ky trapi me siper e dine mire se dzlberet nuk kane lypur para si greket.Rendesi per ne eshe qe nuk kemi politikane dhe burra shteti se nuk ja kishim dhe kaq shume nevojen europes,shikoni Yvicren qe nuk eshte ne europe dhe ku eshte.Keta politikane i kane vdekur nervin e punes atij populli dhe flasin per europen si te jete kishe ose xhami.
shqipnija s ka industri!?
kemi industrrin e sherbimeve ne,sherbimet e seksit. e bejm europen te lumtur.
kemi edhe industrin e endrrave.i bejm europsat te endrrojn me sy hap.malli lazaratit esht me fam.
Ju komunistet keni pervoje qe vini nga shpellat. Ju dolet malit partizane. Ti o “popull gjerman” me pseudonim, mos shaj verioret, shqiptaret e vertete , ariane. Pa verioret do ishit ne komunizem. Kultura juaj hapi burgje dhe u mbylli rrugen shqipareve.Persa i perket races gjej origjinen tende. Verioret jane raca me e bukur shqiptare. Kete nuk e mohon. Mos je lushnjar a fierak qe sic keni domatet jeni dhe vete.
Jeni shum te ri ne kete sporte ju te shqiperis ne kosovaret kemi 30 vite qe luftojm me propaganden Sllave ne Gjermani, Mos i merni seriozishte ato komente pasi shumica jane te sllaveve qe jetojn ne gjermani numri i te cilve eshte shum i madhe vetem serbe ne gjermani ka mbi 500.000 ne pergjithsi propaganda sllave ne gjermani eshte shum e forte edhe per shkake te numrit te madhe te tyre ne gjermani dhe ne shumicen e rasteve te ndihmuar ose perkrahur edhe nga Greket dhe rumunet qe po ashtu jane me shumice ne gjermani.
Megjithate ka stereotipe te gjermanet per shqiptaret por me rendesi eshte se gjermanet i urrejne Sllavet Turqit Rumunet dhe Moldavet ndersa neve shqiptarve nuk na urrejne, Po ashtu pake shqiptare e dine se sherbimi sekret gjerman BND e ka ndihmuar Mafian shqiptare ne gjermani egzakte ne hamburge per ta shkatrruar Mafian Russe Sllave ne pergjithsi pasi gjermanet nuk e durojne dote Mafian Sllave ndersa sikure e pranojn ne heshtje ate shqiptare.
Gjermanet nuk i shqetson shum varferia apo mos zhvillimi i nje vendi te vogel si shqiperia nuk e shofin kete si problem pasi ata kan perballuar nje Rumani super te varfer me 24 milion banore ndersa shqiperia eshte kafshate e vogel ne kete drejtim nuk paraqet shqetesim apo rrezik kjo per gjermanet, Por gjermanet jane shum alergjike dhe strikte ne sistemin e drejtesis dhe funksionimin e shteti ligjore.
Apsolute gjermanet nuk paragjykojn dhe nuk shqeteohen pse shqiperia eshte nje vende i varfer fundi nuk eshte turpe te jeshe i varfer turpe eshte te jeshe hajdute shtet hajdute dhe ne duhet te jemi te sinqerte se shumica e vendeve te ballkanit jane shtet dhe vende hajduteshe por ne shumicen e ketyre vendeve disa nga institucionet baze te shtetit funksionojn shum me mire se ne shqiperi si sistemi i drejtesis gjygjesori policia edhe ushtria ndersa shqiperia ka dhen prova keto 24 vite demokraci se bremda 24 orve munde te permbytet si shtet evropa nuk e harron asnjeher ate qe ndodhi ne shqiperi me 1997.
Perndryshe gjermani brenda ketyre 24 vite ka arrite te integroje dhe zhvilloje 20 milion te gjermanis lindore ka arrite te zhvilloje Polonin me 30 milion banore pastaje Qekin Slovakin po ashtu ka ndihmuar edhe Spanjen Portugalin Kroacin Rumanin dhe Bullgrin e ka mbajte Greqin pra gjermania i fute ne binare te zhvillimit per te arrite standartet evropiane disa qindra miliona bankre keshtuqe shqiperia eshte nje pike uje ne det per gjermani atyre ju intereson vetem shteti ligjore ne shqiperi
Ju njohin kta gjermant juve se ju jeni rebela drogjagji kriminela nuk keni besim ne ZOT i nenqmoni fet tjera per ate juve kur ska me ju leju me hy Be nje gjermania e dy Anglia me gjith zemre ju urejn se jeni rebelaaaaaaaaaaaaa