Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito shprehu gjatë konferencës mbi Strategjinë Evropiane të Rajonit të Adriatikut dhe Jonit, në Bruksel, angazhimin e Qeverisë shqiptare për bashkëpunim të ngushtë me shtetet e rajonit në fushën e inovacionit.
Në këtë konferencë ishin të pranishëm edhe Sekretari i Pergjithshëm i Komitetit të Rajoneve Spinaci, Drejtoresha e Autoritetit Menaxhues të Programit IPA Adriatica Di Salvatore; Presidenti i Rajonit të Adriatikut-Jonit Z.Jakovic etj.
Strategjia Evropiane për Rajonin e Adriatikut dhe Jonit konsiston në konsolidimin e bashkëpunimit midis 8 vendeve të rajonit (Itali, Slloveni, Bosnje-Hercegovine, Serbi, Mal i Zi, Greqi, Shqiperi), falë programesh të ndryshme Europiane dhe rajonale të cilat nxisin iniciativat në rajonin e Adriatikut dhe Jonit.
Kjo strategji ka për qëllim zhvillimin ekonomik dhe social të zonës dhe krijimin e një bashkëpunimi sa më të ngushtë ndër rajonal të vendeve tona, në mënyrë që të përmirësohen politikat e përbashkëta të zonës dhe transferimi i njohurive dhe praktikave më të mira.
Ministrja Harito në fjalën e saj theksoi se “Shqipëria në këtë program ka rolin e koordinatorit për zhvillimin territorial. Bashkëpunimi për zhvillimin territorial është multidimensional. Ndër të tjera duhet të fokusohemi në mënyrën se si inovacioni mund të ndihmojë në integrimin e politikave lokale dhe rajonale të cilat mund të shndërrohen në motor zhvillimi në një shkallë makro-rajonale”.
Me rastin e vizitës së saj në Bruksel, Ministrja Harito, kreu edhe disa takime, ndër të tjera me Paquet Drejtor për Shqipërinë në Drejtorinë e Zgjerimit në Komision Evropian. Në këtë takim u diskutuan prioritetet e MIAP dhe mënyrat e asistencës financiare për implementimin e tyre.
Bravo Harito.. Pune per se mbari