OSBE i ka drejtuar një apel Kuvendit të Shqipërisë që të plotësojë vendet vakante në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe të ç’politizojë administratën zgjedhore. Apeli është bërë nga Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasadori Florian Rauning.
“Me afrimin e zgjedhjeve vendore të 2015 është pikërisht tani koha për për të marrë masat. Nevojitet ç’politizimi i të gjithë administratës zgjedhore. Organet e administratës zgjedhore duhet të jenë plotësisht të pavarura. Përgjegjësia për zgjedhjet bie kryesisht mbi partitë. Kuvendi duhet të marrë masa të menjëhershme për të plotësuar vendet vakante në KQZ, pasi përbërja e pjeshme e KQZ ka penguar ndjeshëm funksionimin e saj siç duhet duke përfshirë edhe administrimin e zgjedhjeve”, tha Ambasadori Rauning gjatë fjalës në konferencën me temë “Kodi Zgjedhor: Mundësi për Përmirësim”.
Kreu i Prezencës i drejtoi një apel partie politike për të respektuar gjatë proceseve zgjedhore Kodin Zgjedhor.
“Atmosfera e mosebesimit mes partive politike ka njollosur mjedisin zgjedhor. Partitë të përdorin kompetencat që janë të përcaktuara në Kodin Zgjedhor në mënyrë të përgjegjshme”, theksoi Rauning
Qëllimi i tryezës është mbledhja e rekomandimeve që më pas do ti paraqiten Kuvendit për diskutim dhe miratim.
Rekomandimet janë fryt i takimit të tryezave teknike të diskutimeve dhe sipas Kryetares së KQZ-së, Lefterije Leshi, ato do t’i propozohen Kuvendit së bashku me propozimet e OSBE-së.
Kryetari i OSBE-së, Florian Raunig tha se “KQZ-ja ka prodhuar një paketë konkrete propozimesh, mbi bazën e zgjedhjeve të fundit, që do t’ia dërgojë këto propozime Kuvendit me qëllim që të merren parasysh në zgjedhjet e ardhshme vendore së bashku me propozimet e OSBE-së”.
“Është pikërisht tani koha për për të marrë masat dhe në këtë kontekst, shpreh edhe njëhërë deklaratën e Ministrisë së Jashtme që ka thënë se do t’i marrë parasysh këto rekomandime”, tha Rauning.
Si hap konkret për depolitizimin e KQZ-së, OSBE-ja po punon për një platformë të përhershme pranimi komisionerësh.
“Përmbushja e kuotës zgjedhore është një tjetër çështje që duhet përmbushur me kujdes”, tha Raunig.
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Ilirjan Celibashi apeloi që politika të fokusohet tek cilësia dhe standardet zgjedhore dhe jo tek konsensusi mes forcave politike.
“Më së shumti politika shqiptare ka qenë e interesuar, me ndikimin e ndërkombëtarëve, ka qenë e interesuar sa i takon administrimit të zgjedhjeve, sasa standardeve që do Kodi. Mendoj se ka ardhur koha, që politika shqiptare të fokusohet tek cilësia dhe standardet dhe jo tek konsensusi mes forcave politike. Roli i opozitës është një faktor i rëndësishëm në procesin zgjedhor. Qeveria po ndjek me vëmendje të gjithë faktorët e përmbushjes dhe argumentimeve të OSBE-ODIHR, siç janë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, me numrin e ndarjeve të njësive zgjedhore. Rekomandimet e tjera të ODIHR vazhdojmë ti diskutojmë, dhe në fillim të sesionit tjetër do vijojmë bashkëpunimet me opozitën”, tha Celibashi.
Në vijim ai shprehu angazhimin e Qeverisë për të përmirësar regjistrin e gjendjes civile, mbi të cilin hartohen listat zgjedhore, ndërsa tha se për këtë proces përgjegjësia më e madhe i takon Ministrisë së Brendshme. Gjithashtu Celibashi shprehu vullnetin dhe angazhimin e qeverisë për të trajnuar administratorët të cilët do menaxhojnë procesin zgjedhor. Në këtë kuadër, ministri i Shtetit tha se ky është një projekt, i cili përmirëson standardet dhe mirëadministron procesin zgjedhor.
“Statusi i Shqipërisë, si vend kandidat imponon qasje të ndryshme të politikës sa i takon reformës zgjedhore dhe rekomandimeve të OSBE-/ODIHR”, theksoi ai.
Deputeti Oerd Bylykbashi, një nga ekspertët e Partisë Demokratike për reformën zgjedhore, ka vënë theksin në konsensusin që duhet të ekzistojë dhe vendoset mes forcave politike përsa i takon reformës zgjedhore. Bylykbashi i ka konsideruar rekomandimet e OSBE/ODIHR si një udhërrëfyes kryesor për hartimin apo ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Nuk mund te eci ai vend me bylyk bashi dhe me lleshi por zgjithni njeres te afte dhe te pregatitur.