Ministria e Drejtësisë: KLD ka dalë jashtë kontrollit, duhet ndërhyrje urgjente e Kuvendit

30 Qershor 2014, 15:00Politika TEMA

Ministria e Drejtësisë ka akuzuar ashpër Këshillin e Lartë të Drejtësisë, se ka dalë jashtë kontrollit.

Shkak për këtë janë bërë vendimet e njëpasnjëshme të paligjshme që ka ndërmarrë KLD-ja, më i fundit në mbledhjen e sotme.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë gjatë mbledhjes së sotme vijoi të shkelë ligjin me marrjen e një vendimi që përmbyll një proces të nisur në mënyrë të kundërligjshëm. Ky proces i kundraligjshmën nisi që me shpalljen e vendeve vakante në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, dhe përfundoi me votimin e ditës së sotme që përveç se është në kundërshtim me ligjin, mbetet edhe i ndikuar politikisht, përsa kohë që u konfirmuan si kandidatura fituese njerëz që kanë shërbyer në funksione politike”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Ministria është ndalur tek rasti i Gjykatës së Lushnjës, ku gjyqtarët po bëjnë 200 ditë që nuk kanë marrë rrogën:

Këshilli i Lartë i Drejtësisë tregoi me vendimin e sotëm se është i paaftë dhe inefiçent, në një kohë që prej dy vitesh nuk arrin të përmbylli prosecin e riorganizmit të gjykatave, dhe nuk arrin as të zbatojë dekretin e Presidentit të Republikës, nr. 7818 datë 16.11.2012 “Për caktimin e numrit të gjyqtarëve për çdo Gjykatë të Shkallës së Parë dhe të Apelit”.

“Pasojë e kësaj mungese efiçence është fakti se në Gjykatën e Lushnjës prej më shumë se 200 ditësh, vijon një situatë absurde dhe e paligjshme, ky gjyqtarët nuk paguhen për detyrën që kryejnë. Rasti në Gjykatën e Lushnjës përbën një situatë të papranueshme dhe është tregues i qartë i mungesës së aftësisë dhe vullnetit të KLD-së, e cila mund të përbëjë një premisë të rrezikshme për veprime korruptive”, shpreh Ministria.

Ajo ka kërkuar ndërhyrjen urgjente të Kuvendit në lidhje me situatën e krijuar në KLD.

Në kushtet e moskryerjes së detyrave funksionale, si dhe në vijimin e shkeljeve të ligjit nga ana e këtij këshilli, Ministria e Drejtësisë inkurajon Komisionin e Ligjeve dhe Kuvendin që të ndërhyjë në mënyrë të menjëhershme për të ndaluar shkeljet flagrante të ligjit nga ky institucion”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Ndërkohë, përmes një reagimi Këshilli i Lartë i Drejtësisë bën të ditur se në mbledhjen e sotme kishte në rendin e ditës shqyrtimin e kandidaturave për plotësimin e 4 (katër) vendeve në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vende të shpallura vakant me vendimin nr. 41, datë 11.04.2014 të Këshillit.

Sipas KLD, procedura e ndjekur në përzgjedhjen e tyre, ka qënë totalisht konform ligjit “Për organizimin dhe funksionimit të pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, konform të gjitha standarteve të përcaktuara nga Këshilli, si dhe në një proces votimi të hapur për të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret ligjore për emërim në këtë gjykatë.

 “Gjejmë rastin të informojmë opinionin publik se vendimmarrja e sotme apo dhe ajo e datës 11 Prill 2014, me anë të së cilës janë shpallur vendet vakant, janë kryer në respektim të plotë të Kushtetutës e cila i ka atribuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë të drejtën e patjetërsueshme të propozimit për emërim apo edhe të transferimit të gjyqtarëve nëpër gjykata. I gjithë kuadri ligjor në fuqi në zbatim të Kushtetutës, i ka dhënë Këshillit dhe jo Ministrit të Drejtësisë autoritetitin e duhur për të qënë administruesi i sistemit gjyqësor dhe njëkohësisht i kontrollit të tij përsa i përket gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit. Përkundrazi, ministri i Drejtësisë në veprimtarinë e tij, nuk ka respektuar detyrimet për të propozuar shpalljen e vendeve vakant, jo vetëm në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, por dhe në të gjithë gjykatat e vendit, duke shtyrë gjykatat drejt një anormaliteti në funksionimin e tyre. Nëse Ministri do kishte shqetësim mirëfunksionimin e pushtetit gjyqësor, do të kishte vepruar prej kohësh në caktimin e ndihmësave ligjorë në gjykatat administrative”, thuhet në deklaratën e KLD .

“Nëse Ministri do kishte shqetësim mirëfunksionimin e pushtetit gjyqësor, ekzkluziviteti që ai ka në fillimin procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve nuk duhet të bazohet në standarte të dyfishta, me qëllim në fakt për të goditur vetë KLD. Përkundrazi kjo kompetencë duhet ushtruar nga Ministri me transparencë, objektivitet dhe larg çdo lloj dyshimi të arsyeshëm për afera të çdo natyre. Deklarimet e Ministrit të Drejtësisë, bërë publike sot në media, se KLD ka shkelur hapur ligjin, apo thirrjet e tij për “ndihmë” drejtuar Komisionit Parlamentar të Ligjore vërteton edhe një herë se qëllimi i tij nuk është përmirësimi i sistemit gjyqësor, por vendosja e tij në kontroll”, shton KLD.

REMOTE_ADDR:[]

20 komente në “Ministria e Drejtësisë: KLD ka dalë jashtë kontrollit, duhet ndërhyrje urgjente e Kuvendit”

    1. elona says:

      pyetja eshte:pse nuk jane ndjere deri tani keto gjyqtare?apo s’u hyn ne sy ata leke ketyre?

      1. Xha Temja says:

        Kot lodheni qe te fusni ne rruge te drejte disa te paudhe(KLD).

        Beni nje inisiative per shkarkimin e presidentit dhe cdo gje futet ne rrugen e duhur.

        1. Shefqet Cela says:

          Thoshin dukur: “Me te lumte more cjap, qe e bere dhine zap”.
          Ashtu eshte! I ke 4ene pikes! Tumori i poilitikes ne Shqiperi eshte tek koka. Rrenjet i ka shtrire ne gjykata, prokurori e deri tek ajo kushtetuese.
          Do thote ndokush: Nje cope kapter eshte. Kapter, kapter, por prapa qendron qoftelargu. Ky cope kapter zbaton, vetem urdherat. C’pret nga nje njeri qe ka mohuar edhe mbiemrin e vet per interesa ose nga frika!?
          Them edhe nje here qe i ke rene pikes. Te fillohet nga ai dhe pastaj sipa radhes.
          Me mire akoma do ishte opsioni i referendumit. Popullit i ka ardhur ne maje te hundes!
          Pershendetje!

    2. Devolliu says:

      Rrogat gjyqtarët e Saliut të Viçidolit i kanë vetëm për kafe se për çdo ditë iu shkojnë milionat në shtëpi.
      Duhet filluar përmbysja që nga sakatnishani i Presidencës ky kamikaz i Salih kriminelit.

  1. ufot says:

    Urgjentisht te shkrihet ky pseudo keshill i mbushur me plehra dhe keta anetare aktuale mos te kene kurre te drejte me te bejne pjese e nje institucioni te tille, bile t’ju hiqet e drejta e punesimit ne organe shteterore te rendesise se veçante.

  2. Kendveshtrim tjeter says:

    Kur thoni ju rrush(reforme)Berisha ka ngrene nje kosh !
    Plotesimi i vendeve ka te beje me emerimet e fanatikeve partiake,per ti perdorur si bunkere,ndaj çeshtjeve te familjes Berisha dhe rrethit te tij te ngusht politik.Shkurt kapje e pushteteve.
    Qeverisje tjeter,nuk do te thote paaftesi per te emeruar ne institucione dhe dikastere,njerzit e perkushtuar.

  3. ed snobisti says:

    shume shpejt e kuptuat more rilindas.
    si mund te jete ndryshe kur shpeton nje hajdut si iliri …

  4. eda says:

    Duhet shkrire, eshte vegel ne sherbim te plote te zotnise radha 3, karrikja 4.
    Duhet riformatuar me profesioniste dhe jo lakenj.
    Po keshtu duhen hequr edhe disa nga gjyqtaret ne te gjitha rrethet e Republikes, te cileve nuk u drfidhet qerpiku ne vendimmarrje te antiligjshme.

  5. alby says:

    Sa me pare Sali-kerma pas hekrave.eshte baza e bastardeve

  6. Shkelzen Demiri says:

    Ne kete rast kemi nje situate sa qesharake aq dhe absurde dhe te rrezikeshme .

    Zyrtarisht nje nivel qe duhet te jete elitar ne zbatimin e ligjit kryen ne menyre aspak aksidentale veprimtari te paligjshme dhe jo vetem nje here .

    Te mendosh se kemi te bejme me njerez qe nuk e njohin ligjin dhe e shkelin ate pa dashje praktikisht me duket e pamundur.

    Besoj se ka kohe qe ka ardhur momenti qe ky institucion te pastrohet nga anetaret e tij abuzive te cilet ne emer te pavaresise institucionale po kryejne zullume duke shkaktuar kete ngerc ne sistemin e drejtesise.

    Per sa kohe qe ne kete keshill do te jene njerez te kallepit Gjin Gjon reforma ne sistemin e drejtesise nuk mund te hedhe qofte edhe nje hap perpara.

    Eshte plotesisht e dukshme se reformat duhet te fillojne nga ky keshill i cili ne menyren me absurde duket me abuzivi.

    1. Selim says:

      “Shkeljet flagrante ne detyre” zoterinj te Ministrise se Drejtesise edhe kur kryhen prej anetareve te KLD ne ushtrim te detyres ne thelb, ne kundershtim me te, denoncohen ne organin perkates te sanksionuar ne Kushtetute, kompetent per te filluar ndjekjen penale qe eshte Prokuroria dhe jo Kuvendi. I vetmi i “papergjegjshem” para ligjit prej pjestareve te atij Keshilli eshte Kryetari i tij.

  7. andromeda says:

    Kjo KLD me Nishanlliun, Gjinin etj është më qesharake në historinë e drejtësisë shqiptare. Kjo KLD komandohet totalisht nga kryeshpellari i Viçidolit,ndaj nuk presim që të bëjë drejtësi. Jo vetëm që duhet shkrirë kjo por dhe presileshi duhet shfronëzuar. Andaj sa më parë ndryshimet kushtetuese që t’i hapet rrugë zgjedhjes së presidentit me votë plebishitare.

  8. tourkofagos says:

    largoni korraket nga KLD,nga cdo post gjyqsor,sepse nga vet natyra ata jane shkeles te ligjit[me bekimin e PD islamike],nje gjyqsor pa korrake do te sillte revolucion ne drejtesi………..

  9. Koco says:

    Kjo gjendje tregon se Shteti eshte bere nje me Korupsjonin anti ligjin dhe se kryetari i shtetit , eshte pashme shembelltyra e djallit . Nuk eshte morale qe kryetari i shtetit te perfaqesoje te keqen e ketij vendi.

  10. Bentirona says:

    Siker e kisha deklaruar edhe me pare se ndryshe nuk ka si kuptohej qe gjygjtari Gjon gjiniiiii apo si quhet,me llogari ne zvicer. Ne Shqiperi cdo gje eshte jashte pentagramit.

  11. Bentirona says:

    Sikure kisha deklaruar edhe me pare se ndryshe nuk ka si kuptohej qe gjygjtari Gjon gjiniiiii apo si quhet,me llogari ne zvicer. Ne Shqiperi cdo gje eshte jashte pentagramit.

  12. albania says:

    ti Turkoleshi qenke trap fare. njeri injorant. pse c’do gje e lidh me fene??? Nuk ka faj feja,fajin e kane vete shqiptaret qe u japin pushtetin lloj – loj plehre. Kto plehrat mrapa krijojne perandorine e tre te krimit , duke blere te ghihe gjyqtaret me kurse 6 mujore.

  13. faleminderit BE says:

    KLD nuk po kryen as detyrat kryesore te saj edh eshte super e korruptuar…http://goo.gl/8Uy2kr

  14. . says:

    ======================================
    Z.Rama,

    BE-ja te urdheroi te fillosh reformat,
    pra nenkupton s’pastrimet ne

    Drejtesi,
    SHISH-in,
    Prokurorin.
    KLD-ne,
    Kushtetusen …. etj.

    “Perndryshe do deshtosh dhe kurre s’do ta harrosh”
    ========================================

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje