Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim Presidentin e Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso me të cilin shkëmbeu pikëpamjet mbi punën e bërë deri më tani dhe sfidat e integrimit të Shqipërisë pas marrjes së statusit të vendit kandidat.
Basha i shprehu Barrosos mirënjohjen për kontributin që ai dhe Komisioni Europian kanë dhënë që Shqipëria të arrijë në këtë stacion të rëndësishëm të integrimit europian.
Presidenti Barroso vlerësoi lart kontributin e Partisë Demokratike në qeverisje të vendit dhe reformat e ndërmarra që mundësuan ecjen përpara të procesit të integrimit europian, dhe shprehu mbështetjen e plotë të Komisionit Europian për rolin e rëndësishëm të Partisë Demokratike në vazhdimin e rrugëtimit europian të Shqipërisë.
Duke shprehur keqardhje se mungesa e konsensusit nga opozita e djeshme vonoi miratimin e 3 ligjeve dhe shtyu për dy vite radhazi vendimmarrjen për statusin, Basha theksoi se Partia Demokratike e ka mbështetur pa asnjë kushtëzim procesin e integrimit që ditën e parë që kaloi në opozitë e do të vazhdojë ta bëjë këtë edhe në të ardhmen.
Zbatimi i Kushtetutës, ligjit dhe vendimeve të gjykatave mbeten një sfidë e madhe tha Basha, duke e njohur Presidentin Barroso me zhvillimet shqetësuese në vend, ku qeveria refuzon të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe gjykatave të tjera të vendit.
Basha u shpreh se konsensusi është arritur me vështirësi në këto vite në Shqipëri, por kur është arritur është zbatuar. Krejt e kundërta ka ndodhur nga mazhoranca aktuale, akti i parë i të cilës ishte prishja e konsensusit për ligjin e nëpunësit civil që u ndoq nga spastrimet masive duke larguar mijëra punonjës nga detyra pa asnjë motiv ligjor.
Pavarësia e institucioneve dhe e gjyqësorit është në rrezik, theksoi Basha, duke e njohur z.Barroso me kapjen e institucioneve nga qeveria dhe me faktin se në 10 muaj janë ndërprerë mandatet e dy krerëve institucionesh të pavarura, ndërsa Presidentit të Republikës i janë hequr kompetenca që sipas ligjeve dhe Kushtetutës i ka ushtruar prej 15 vitesh.
ik o Bashe….http://goo.gl/IQcAZu
Lulushi e priti presidentin Barroso ne bashkine e Tiranes se zyren ne Shqup ja ka zene ai qe ka dhene dorheqje nga drejtimi i PD.E Ke kthyer bashkine ne nje shtojce te Shqupit.Je kryetar i bashkise apo kryatar i PD. Ne bashki ke kohe qe nuk behesh i gjalle dhe punet per qytetin jane lene si mos me keq.Shiko rruget,tretuaret me pllakat cop cope,me fshatare qe shesin ne mes te pluhurit dhe policia bashkiake ben sehir.Keshtu nuk qeveriset Tirana.Zgjedhjet e radhes jane shum afer dhe do shohim se sa do te votojne.Trami dhe Terminali i udhetareve qe promovove para pak ditesh do te mbeten si iluzion ne leter dhe ne mendjen tende.Mos u hiq si lider se nuk je.Je nje vjedhes votash,vrases dhe mashtrues,hajdut fondesh per vepra te medha dhe asgje me shume.Kaq per sot.
Ik ne prishtine ben ato punet e pista qe ke per karakter.
Vazhdo ndyresire ndyje Shqiperine sa me shume me udhezime te Sali Pashe Toptanit.