Teksa drejtësia, veçanërisht pas aprovimit të statusit të vendit kandidat ka dalë në krye të detyrimeve dhe angazhimeve të Shqipërisë, institucionet në vend nuk arrijnë të gjejnë pikëtakimet konsensuale për emërimet e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.
Prej disa muajsh procesi i emërimeve të tre gjyqtarëve të kësaj gjykate mbetet i bllokuar mes Presidentit dhe Kuvendit. Megjithëse janë konsumuar tashmë konsultimet e kreut të shtetit me krerët e grupeve parlamentare për kriteret e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës së Lartë, për mazhorancen qasja e Presidentit ndaj këtij procesi mbetet larg detyrimit që Nishani ka për të zbatuar kompetencën e Kuvendit për dhënien e pëlqimit për dekretet e emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.
Për këtë shkak dy grupet parlamentare të mazhorancës, PS e LSI i janë drejtuar Kreut të Shtetit me një letër të siguruar nga Top Channel, ku edhe njëherë ata i apelojnë Presidentit t’i përmbahet sipas tyre detyrimit ligjor për këtë proces, “duke sugjeruar në mënyrë të njëkohshme rihapjen e procesit të kandidimit për emërimet e reja në Gjykatën e Lartë”.
Deri në këtë sugjerim, Gramoz Ruçi dhe Petrit Vasili mbërrijnë pasi i kanë parashtruar Presidentit një sërë argumentash ligjorë që sipas tyre duhet të mbahen parasysh nga Bujar Nishani në këtë proces.
Duke i risjellë në vëmendje Presidentit të Republikës vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që sipas tyre e detyron përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë përmes një bashkëpunimi luajal dhe institucional kushtetues mes Kuvendit dhe Presidentit, në letrën drejtuar Nishanit, krerët e grupeve të mazhorancës theksojnë se nga Presidenti “kërkohet një proces përzgjedhës bazuar në kriteret ligjore dhe jo në perceptimet personale e as në parapëlqimet politike”.
Konsultimet e deritanishme të Presidentit me krerët e grupeve parlamentare kanë shmangur diskutimin e kritereve shtesë bazuar në listën e kandidatëve siç detyrojnë ndryshimet ligjore, takimet e Presidentit kanë qenë formale dhe ata nuk janë njohur se cila është shkalla e plotësimit të kritereve objektive të secilit nga emrat që Nishani ka përzgjedhur theksohet në letër.
Të bindur se kandidaturat për Gjykatën e Lartë, duhet të përmbushin nivelin më të lartë cilësor, të bindur se korrupsioni i kudogjendur në strukturat shtetërore e vecanërisht në sistemin e drejtësisë, kërkon angazhimin e gjyqtarëve me integritet moral dhe profesional, thonë ndër të tjera Ruçi e Vasili, ata i kërkojne Presidentit të rishohë qëndrimin e tij në këtë proces.
“Në mënyrë që ai të mos mbetet peng i listave të mëparshme të kandidaturave”, sic theksohet në letër , mazhoranca kërkon rihapjen e kandidimit për anëtarë të Gjykatës së Lartë, ku në besimin e saj gjetja e figurave me integritet moral dhe profesional është çështje e Presidentit dhe po aq e përgjegjësisë së madhe kushtetuse, ligjore, morale e politike e Kuvendit./TCH
Futja pordhës, gri sallatë, sa të shkojë edhe kjo natë…(?!)
sepse jai eshte ushtar i saliut.. e fut saliun nga dritarja ne presidence.. turpi zotit
Ky eshte persidenti me deficent qe kemi patur ndonjehere, une do sygjeroja ta shkarkoni fare sepse eshte nje lopate e saliut
PO ky eshte turpi yne.. ky fare presidenti qe fut njerezit qe ju ka borxhe politike ne pune.. Ky eshte nje militant i PD dhe kaq
Akoma se hoqet kete te mbaruarin? Ky po e le drejtesine ne batakun qe e la saliu e se le me ngrit krye sepse jane te gjithe njerezit e Berishes qe mbulojne zullumet
Ore kapeni e nxirreni nga ajo zyre kete se ndryshe vetem probleme do keni.
hiqeni e beni reformat qe kerkon standarti i BE-se.. populli me 23 qershor votoi kunder Nishanit
Pirdh o Muco bej perona, ca te trasha, ca te holla
Nishani nuk njeh ligje dhe nuk respekton asnje me perjashtim te Salit
Epo ç’të bëjë nishansakati i shkretë; ai për atë punë është vendosur në atë karrike që t’i thotë lepe peqe Saliut të Viçidolit.
Në çdo 3-4 muaj na bën edhe ndonjë vjershë që i mbush detet me anije, qiellin me aeroplanë, rrugët me makina, fushat me misër, lumejtë me varka e me peshq, sepse tru peshku ka edhe vetë.
Ore ky me votat e Pd u zgjodh president, tani qe pozicioni ka ndryshuar cfar karin do ky qe i del kundra kuvendit. Ore Edi ke koqe apo ske smund te bej loja luftash ky antikapat me kte popull te vuajtur. Nxitoni se koha iken shpejt dhe heren tjeter ste beson njeri.
Akoma adoleshent ti, o Edi? Piqu pra dhe shkelmoje këtë sistem drejtësije të kalbur. S’e kuptojmë pse se bën? Mjaft na bëre show me cingërima. Presim reformën në drejtësi që të krijojmë një shtet për të qenë. I nis punët e mira por si bitis dot e i le në mes të rrugës pikërisht sepse ke një superstrukturë të kapur nga Sali bisha, sinonim i korrupsionit dhe imoralitetit shtetëror.
kur antari i KQZ qe zevendesoj Ate te LSI deklaroj:
“Une jam perfaqesues politik” nuk foli(pipetiu) as nje njeri.
Ky ishte skandal
bejeni anetar te LSI qe te jete ne rregull se ata jane te paster te pakorruptuar dhe simpatike e te bukur dhe patjeter me afer Partise se Punes qe eshte me kryesorja
Parlamenti duhet t’a shkarkoje kete president me motivacionin ”i pafte per detyren” dhe maksimalisht
i politizuar !!! 85 votat i keni ,kur per te shkarkuar presidentin mjaftojne vetem 71 vota ! ”ACT NOW ” ARVIZU .
pirdh o laze pirdh se mesuesi nuk thote gje