Komisioni i Ligjeve miratoi në parim 2 projektligje, për armët dhe përdorimin e tyre.
Ligji rregullon pronësinë e armëve, pasi deri sot ato ishin ekskluzivisht shtetërore, ndërsa me miratimin e nismës së re, pronar do të jetë subjekti që e blen armën.
Ligji ndalon shpërndarjen e turmave duke përdorur armët. Në ngjarjen e “21 janarit”, kur opozita e kohës protestoi para Kryeministrisë, nga armët e Gardës së Republikës u vranë 4 protestues.
Hartuesit e draftit thonë se kjo gjithësesi nuk do të thotë liberalizim i së drejtës për të mbajtur armë, por liberalizim i së drejtës së pronësisë mbi armën.
Palët në Komision ranë dakord me variantin e Ministrisë së Brendshme, qëtë bjerë përfundimisht e drejta e pajisjes së armës automatikisht dhe pa asnjë kriter, për personat që deri dje ligji i pajiste me armë për shkak të detyrës.
Kështu nuk do të mund të kenë të drejta të veçanta për t’u pajisur me armë deputetët, gjyqtarët, kryetarët e Komunave apo Bashkive. Nëse ata duan të kenë një armë, duhet të plotësojnë kriteret njëlloj si të gjithë qytetarët e tjerë.
Nga ana tjetër, në projektligj janë saktësuar kriteret e pajisjes me armë që janë:
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri shpjegoi në Komision para deputetëve, se me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, do të hiqen përfundimsht nga qarkullimi armët luftarake, të tilla si kallashnikovi apo pistoleta TT. Të tilla armë nuk do të ketë më asnjë Polici, por vetëm Forcat e Armatosura.
Për të ndihmuar në zbardhjen e ngjarjeve kriminale, armët që do të blihen nga qytetarët, do të kryejnë një qitje paraprake dhe gëzhojat do të ruhen për krahasim në një databazë të Policisë.
Në ligjin e ri është parashikuar prevalenca e fuqisë së armëve të Policisë së shtetit. Asnjë subjekt nuk mund të ketë armë me forcë të njëjtë ose më të madhe se Policia e Shtetit.
Për herë të parë, është futur në ligj koncepti i autorizimit të armës së ftohtë duke i dhënë fund shitjes në treg të armëve të ftohta si thika, doreza, bajoneta.
Gjithashtu me këtë ligj, ndalohet përdorimi i armëve për të vrarë kafshët.
Hahaha sa e fort tu ndalohen armet deputete gjygjetareve qe kriminelet te armatosen dhe ti vrasin me kollaj
Dhe jo te bejne foto si triumfatore me arme si policet ne Lazarat.
Vetëm Saliut mos ia hiqni jelekun antiplumb, pasi pa atë ai nuk shkon dot as në hale kështu që do ta bëjë në brekë e do qelbë dynjanë.
Nese ky eshte varianti i ligjit, a me sqaroni dot:
1. si evidentohet se nuk ke hasmeri apo gjakmarrje? Ku mund te marresh nje vertetim te tille? Sa i fresket duhet te jete ky vertetim?
2. Si evidentohet se ke ushtruar apo jo rezistence te dhunshme? ndaj kujt? ku leshohet ky vertetim? a ka kuptim qe ky vertetim te zevendesoje vendimin penal te gjykates se kerkuar ne piken me siper?
Me ckuptoj une ky ligj ka nje qellim te mirefillte financiar te fshehur. Legjitimimi i ngritjes se poligoneve private ku ata qe do duan arme do ju duhet te marrin certifikaten e aftesise teorike dhe praktike. Do shikoni si do licensohen menjehere pas saj biznese rilindase…
Mire ky ligj,po cdo behet me ato armatime dhe municione qe jane pa leje,se vetem ne lazarat jane gjetur mbi 500 kallashnikov,mitroloza,murtaje,granat hedhesa,kunder tak e tje,po ne gjith shqiperine.
Eshte mire qe me perjashtim te arm eve te gjahut armet e tjera te taksohen me nje task vjetore.
Per trajnimin ne perdorimin e armeve te mbar pergjegjesi kompania qe shet armen e cilia te kete polygon per trajnimin dhe te ruaje gezhojen e armed qe shet.
Meqenese ato kalojne ne prone private te percaktohet me ligj menyra e dhurimit apo rishitjes sepse mund te kalojne ne drejtim te paditur.
pershendes qeverine per kete ligj ne mbrojtje te jetes
geraldi keto vertetime te duhen per me vone sepse ai vertetim qe ke dorezuar ne qofte se eshte i pa sakte [ne qofte se ben veper penale]do denoheshe me 1 vit aty shtohet dhe behet 3 .a me kuptoni
Reperkusionet negative te ketij drafti:
1-Lende e pare e re per korrupsionin: licensa importi, licensa dyqanesh, licensa poligonesh trainimi, leje per armembajtje.
2-Lende e pare e re per grabitesit, tani e tutje edhe dyqanet e armeve, por dhe vete armembajtesit do te jene pre e grabitjeve.
3-Rritje e sasise se armeve te zjarrit ne qarkullim, si rrjedhim rritje e potencialit te perdorimit te dhunes letale, vdjekjeprurese.
4-Rritje e trafikut te armeve. Do ta shesin armen dhe me pas do ta deklarojne te humbur ose te vjedhur ne polici.
5-Xhelozia dhe dhuna ne familje do te finalizohen ne shkrepje koburesh.
6-Çdo grindje, ne gjaknxehtesi e siper, do te finalizohet me shkrepje koburesh.
7-Nen kercenimin e armeve, duke perdorur edhe arme-lodra, (pasi te gjithe kane drejte te mbajne arme zjarri), do te shtohen grabitjet e bankave, supermarketeve, shtepive, automjeteve, etj, por edhe perdhunimet, marrjet peng…
8-Do te shtohet dhuna ne mjediset shkollore. Nxenesit do t’ia vjedhin armen babit dhe do te dhurojne spektakle tragjike ne shkolla. Dhe me thika e doreza hekuri, shihet se ç’bejne…
9-Etj, etj…
Shkurt:
Çdo ligj duhet te marre parasysh mentalitetin, profilin psikologjik, tiparet intelektuale-komportamentale te popullsise ne fjale, aftesine institucionale per te perballuar ne realitet. (Shihni ligjin antiduhan dhe paramendoni se çdo te behet nese ky ligj do te kaloje…)
Ketu nuk do behet si ne Amerike, keto ligje i ka dhe Evropa, po nuk i japin arme kujtdo qe ja ka qejfi, apo qe mund te plotesoje kriteret. Po nuk e dime akoma nese keto rregulla do i hapin rruge abuzimeve te tjera.
se dyti, deri tani nuk ka qene ndonje problem i madh ketu te gjeje nje arme per te kryer vrasjet apo kercenimet
Jane vrare kot me kot femije duke lujtur me arme, burri gruan e anasjelltas, jane vrare plot edhe pa hyre ligji ne fuqi. Kane vrare para dyerve te shkollave, neper gardhet e komshiut e plot te tjera. E perseris nuk besoj se do jepen armet sipas deshires, po te pakten te kete njefare kontrolli, nje regjister qe te dihet se ku jane e kush i perdor ato.
Eshte e kote te flitet pa fund per gjera qe nuk dihen mire ose perdoren interesi personal. Ne Shqiperi do te adoptohen ligje Europiane deshi apo nuk deshi dikush,se sic e moret vesh jemi vend kandidat. Nuk ka te keqia ligji pasi deri me sot e gjithe jeten ai qe don te vrase te vret me arme zjarri, me arme gjahu, me lende shperthyese, me arme te ftohte, me gure etj. Pra nuk eshte posedimi i armes qe e ben nje person kriminel ( se nuk vrasin as policet e as deputetet qe kane arme me leje). Jane kushte psiqike, sociale etj qe te dergojne te vrasja. Jane aresyet, arma eshte mjeti . Ama ligji duhet si ne te gjithe boten. Mu kujtua nga keto komentet e meparshme kur tha Berisha para disa vjetesh ne mbledhje te Qeverise qe mqns po vetevriten shume njerez nga helmet bujqesore ( herbicidet e insekticidet) te nxjerrim nje ligj nga Qeveria qe i kufizon ato nga perdorimi. Kjo ishte shume komike. Njerzit duan ligje te tjera te mos vetevriten. Duan pune, rroga e pensione te mira, dikush kurim, dikush burgim etj. Nuk ishte zgjidhje ajo e Berishes per ndalimin e shitjes helmeve bujqesore ! Po te shikosh pas atij rasti te fjales se Berishes si per ironi te fatit, ka patur vetevrasje me hedhje nga pallatet e me varje ne litar. Pse kjo eshte zgjidhja te mos kete ndertime me shume kate !!! apo te mos shiten litare !!! Ky ligj disiplinon perdorimin e armes ne Shqiperi. Pse kriminelet ordinere te kene arme e nje qytetar i ndershem qe nuk e don per vjedhje me dhune ose gjakmarrje te mos kete arme per te mbrojte nderin e pronen e tij nga keta keqberes ? Pse kjo ceshtje te mos jete sic e ka Europa e rregulluar me ligj po te ngelet pronesi e policise si ne monizem me tarafe e spiunlleqe ? Mendoj se ligji eshte i drejte dhe korrekt.
ME KETE LIGJ SHTETI NUK JEP ARME,LESHON TE DREJTEN PER TE MBAJTUR ARME,ESHTE E NJEJTE ME NJE MAKINE,KUR PLOTESON MOSHEN 18 VJEC KE TE DREJTEN TE MARRESH PATENTE (PER ARMET 22 VJEC), MAKINEN (ARMEN DO TA BLESH) DO KESHE LIBRIN E MAKINES (DOKUMENTIN E BLERJES SE ARMES) MAKINEN PA LIBER MAKINE DHE PA PATENTE NUK MUNDE TA NGASESH, KESHTU DO TE JETE EDHE PER ARMET, KUR TE KESHE LEK DO BLESHE KARBURANT PER MAKINEN OSE FISHEK PER ARMEN PO SPATE LEK PER TE BLER FISHEKE KTHEJE NGA PRAPA E FUTE NE B…..
nuk jam dakort…http://goo.gl/HuzSHu
Eshte normale qe dhenja e armeve me leje te kene kritere,por kur cdo i ri ka nje arme pa leje te cilen ai e perdor por sa ti vije rasti,nuk jane armet e dhena me leje ato qe cenojne rendin e qetesine por jane armet ne duart e krimineleve dhe njerezve qe shteti nuk mundi ti mbledhe kurre sepse gjykimi nga gjykatat ka qene skandaloz, ku vetem ndonje fshatar i lodhur eshte futur ne burg sepse te tjeret nuk eshte bere fjale pasi kane paguar,
MUA NJE TANK ME BEN PUNE SEPSE ESHTE DHE ARME DHE TRAKTOR PER TE PUNUAR TOKEN.
Nuk po ju kuptoj zoterinj komentues.A doni qe qeverija te bej punen e
saj,se per keto probleme {akute} e kan votuar shqiptaret rilindjen.
Doni apo nuk doni qeverija do ta beje punen e saj,dhe parlamenti,i
shqyrton dhe vendos -plusin apo minusin.. Nje gje me ben shum pershtypje per komentuesit,se 70% e komenteve te tyre jane tedencioze.
Duhet te bindemi,se dhe ne duhet te luajm nje rrol pozitiv ne mbarvajtjen e problemeve, qe qeverit, ti ndmojme sado pak,me kultur qytetarije,dhe jo me mentalitete barbaresh…