Reforma në sistemin e burgjeve/ Rauning: Kosto për një të paraburgosur, 439 euro në muaj

2 Korrik 2014, 10:12Politika TEMA

Mbipopullimi në sistemin e burgjeve vazhdon të jetë problematik, fatkeqësisht, edhe pas punës së lavdërueshme të Shërbimit të Provës, por edhe pas zbatimit të ligjit për amnistinë, mbipopullimi në sistemin e burgjeve vazhdon të jetë problematik. Kështu u shpreh Kreu i Prezencës së OSBE në Tiranë Florian Rauning.

Duke folur në konferencën mbi reformën në sistemin penintenciar, Rauning tha se çdo person në sistemin e burgjeve u kushton pará taksapaguesve shqiptarë, kostoja e një të paraburgosuri është 439 euro në muaj dhe të pasurit e më pak personave në burgje do të thotë më shumë fonde të përdorura për shërbime për qytetarët shqiptarë.

Sipas tij, kjo nuk do të thotë se personat që dyshohet se kanë kryer vepra penale duhet të ndiqen gjithmonë në gjendje të lirë, por  masa e sigurisë “arrest në burg” duhet të përdoret vetëm si mjet i fundit nga gjykata gjatë dhënies së masës së sigurisë dhe jo si një vendim rutinë.

“Arresti në burg duhet të jepet si masë sigurie vetëm në rastet e parashikuara në legjislacionin procedural penal që janë: rreziku i shkatërrimit të provave; rreziku i largimit të të pandehurit dhe rreziku që i pandehuri të kryejë një vepër tjetër penale. Dhënia e kësaj mase sigurie përtej këtyre tri kushteve është cenim i së drejtës themelore të njeriut për lirinë vetjake, nuk është në përputhje me frymën e legjislacionit procedural penal, si dhe është e kushtueshme për ekonominë e vendit”, theksoi Rauning.

Në vijim ai shtoi se situata në sistemin e burgjeve në Shqipëri ka shënuar përmirësime të ndjeshme gjatë viteve të fundit.

“Gjithsesi, ka ende shumë për të bërë, kryesisht në fusha specifike si gjendja e të dënuarve me probleme të shëndetit mendor, por edhe nevoja për të përmirësuar programet individuale të rehabilitimit dhe riintegrimit, sikurse parashikohet edhe në ndryshimet e fundit në ligj”, theksoi Kreu i Prezencës së OSBE.

6 komente në “Reforma në sistemin e burgjeve/ Rauning: Kosto për një të paraburgosur, 439 euro në muaj”

  1. klidi says:

    bobo sa shume qe qenkan me shume se rroga me e mire e nje shqiptari te thjeshte…http://goo.gl/3j3s4u

    1. Xha Temja says:

      Shifra eshte e ekzagjeruar sepse brenda ka edhe abuzimin financiar qe shkon ne xhep te drejtuesve te burgjeve.

      Sikur te burgosurit te ishin koke me koke me policet,pra sa te burgosur aq edhe police,edhe ndoshta do te kishte nje kosto te tille.Sa me i lart numri i burgaxhinjve,aq me e ulet kostoja per person.
      Sikur ti konvertojme keto euro ne lek,i bie qe me mire ushqehesh ne burg sesa ne shtepi.

      Mos beni abuzime te tilla.Nese shpenzohen kaq para realisht per te burgosurit,me mire na fusni te gjitheve ne burg se do jetojme me mire, ne kuptimin e te ushqyerit.

  2. zambi says:

    Ne france shteti te mbulon nje trajtim me shume pak kushte(ushqim dhe kushte jetese) dhe kosto minimale. Nqs do trajtim me te mire ose duhet te paguash ose te punosh.

    Edhe tek ne duhet te hapen burgjet me pune te detyrueshme dhe te punojne.

  3. Makarov says:

    po ndaj nuk u trembet syri se ne burg i kane te gjitha. televizor me digitalb, frigorifer, celulare e cfare tu doje bytha. ndaj cfare jane te denuar per vrasje futu plumbin kokes dhe shpetojme.

  4. Kris says:

    te burgosurit duhet te punojne per te Uluru shpenzimet.Te denuarit me pak rrezikshmeri shoqerore mund te punojne Brenda burgut ose te grupuar jashte tij.Ne amerike shikon te burgosurit duke pastruar anet e autostradave apo territory te tjera si dhe ne mirmbajtje siperfaqesh te gjelberuara,makinat e policise etj.
    pse duhet te merret ushtria me pastrimin e plazheve kur fare mire mund te aktivizohen te burgosurit?

  5. islam says:

    dmth. me mire kriminel se puntor,ata se vrasin mendjen ushqim po kushtet po e c’fare do me teper nje dembel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje