Vrasja e Santos/ Forca të shumta policie kontrollojnë Fushë- Kuqen, prokuroria ka rezervat e saj për kushërinjtë Gjozi

3 Korrik 2014, 11:06Politika TEMA

Policia e Shtetit, e mbështetur nga trupat RENEA dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë ka nisur një aksion të gjerë në Fushë- Kuqe në vijim të hetimeve për vrasjen e bankierit, Artan Santo.

Kjo është hera e dytë në pak ditë që forcat e rendit kanë populluar zonën e Fushë- Kuqes, ku dyshohet se mund të kenë gjetur strehë pas vrasjes edhe vrasësit me pagesë.

Pak ditë më parë, gjatë aksionit u zbulua tre skafandra të ngjashme me ato të vrasësve me pagesë, por deri tani nuk ka të dhëna nëse i përkisnin apo jo atyre.

Skafandrat u gjetën në një magazinë së bashku edhe me një motor.

Në aksionin e sotëm kontrollet po kryhen në të gjithë zonën, ndërsa janë ngritur edhe postoblloqe përgjatë gjithë akseve rrugore që të çojnë në Lezhë dhe Fushë- Kuqe.

Ndërkohë që të gjitha banesat apo edhe ambientet e tjera po i nënshtrohen inspektimit të hollësishëm.

Deri më tani janë dy të ndaluar për këtë ngjarje. Bëhet fjalë për kushërinjtë Klodian dhe Sajmir Gjozi.

Por prokuroria ka rezerva për pretendimet e policisë se atyre iu janë gjetur mbetje baruti.

Burime nga grupi hetimor i ngritur pas vrasjes së 58-vjeçarit bëjnë me dije se lënda që është gjendur në pjesën e duarve të dy kushërinjve nuk është barut i mirëfilltë, por janë mbetjet të tij.

Sipas shpjegimit të ekspertëve, bëhet fjalë për elementë përbërës të nitrateve të kripës, ose ndryshe mund të quhet edhe blozë, e cila është një lloj lënde që nuk largohet lehtë edhe pas larjes, dhe shfaqet qartë pas ekzaminimit kimik në pjesën e duarve, krahëve apo fytyrë.

Por, ekspertët thanë se këto mbetje nuk mund të përdoren si provë për të lidhur dy personat me vrasjen, sepse mbetje të tilla mund të shkaktohen edhe nga duhani, guri fleksibël apo tymi i makinës dhe në kushtet kur dy të rinjtë punonin në një servis makine, këto elemente mund të gjenden shumë kollaj.

12 komente në “Vrasja e Santos/ Forca të shumta policie kontrollojnë Fushë- Kuqen, prokuroria ka rezervat e saj për kushërinjtë Gjozi”

  1. www says:

    Mashtrimet e policise!!!

  2. Duhet me shume pune nga policia

  3. drejtesia says:

    Po pse nuk thoni mashtrimet e prokurorise?

  4. miri says:

    po ndonjerit do ja mbeshtesin dhe ata

    1. tironesi says:

      Pse nuk thua ne 55 po ne 95

  5. alion says:

    polici amatore behen hetimet si 20 vjet me par, harrojn keta qe te kthyerit nga kurbeti jan shum perpara policis, me ka then njeri nga durrsi qe merret me grabitje se policija shqiptare eshte si policija greke e vitit 95, vetem neqoftese ndoth na nje rastesi do me kapin me tha. duhet qe policija shqiptare te zhvillohet qe te konkurojn krimin

  6. xeni says:

    nuk ka per tu gjetur kurr se kjo polici ka deshtuar gjithmone se nuk jane te varur si instuticion dhe nuk jane profesionista sic jane ne vendet ballkanike qe i kemi dhe afer

  7. Luan says:

    Policia po punon mire. Por edhe shteti tu plotesoje kushtet me mire. Te kene me shume trajnime dhe paga me te larta.

  8. bentirona says:

    Tanime cdo gje eshte e qarte qe ARTAN SANTON e vrane ato qe pasuruan me miljardat e fituara ne LAZARAT dhe frika se mos arrestimet e diteve te fundit do te nxjerrin dicka, e ekzekutuan.Edhe pse viktima SANTO e kishte deklaruar te mos e nxirnin nga shtepia te vdekur,e parandjente.Me pak kujdes mund ta kuptoni se kush e zevendesoi SANTON, si drejtor i banges, dhe kush eshte ai tek familja BERISHJANE,qe ishte i pari qe dha mesazhin e ngushellimit.

  9. lulash says:

    Postblloqe nuk ngrihen tani ka fluturuar zogu.
    Me e lehte do jet te gjejne trurin e vrasjes…

  10. AK-47 says:

    Nuk eshte barut i mirefillte, por mbetjet e tij…Pse cfare duhet te jete?? Eshte bloza qe shperthen nga tyta, dhe ne rastin konkret nga foleja e fishekut qe shperndahet ne ambient dhe normalisht perplaset ne objektin qe ka afet, duart, rrpbat e qitesit, ose trupin e viktimes, kur qitja eshte bere nga afer…

    Nese jane gjetur bloze baruti keta trimat duhet te tregojne armen me te cilen kane qitur, perndryshe (opinioni im) ata jane te dyshuarit kryesore, gjithmone e lidhur kjo me rrethana te hetimit e te tjera qe do behen me pas….

    Te kerkojne prokuroret ndihmen e ndonje eksperti britanik se nga filmimet e sekuestruara ua tregeon numrin e kembes dhe breket qe kane veshur motoristet…

  11. ardjani says:

    nuk eshte frika “se do te nxirrte diçka”, problemi eshte …mjafton te ndigjoni Barroson qe erdhi keta dite ne Tirane, ai tha: “qe duhet te ju sekustroni edhe parate atyre te droges e korrupsionit”.
    tani, ai zotnia, patjeter ka pastruar para keta vite, atij nuk i mjaftonte, perbile duhet te ishte i gezuar per politiken paraprake te sekustrimit te parave dhe patjeter do ta gjente mynyren te perfitonte nga keta operazione , jo me pastrimi, por nga keta operazione sekustrimi parash. Nga ana e tjeter, njerezit qe i kane dhene parate per ti pastruar ketij zoterise patjeter kane nuhatur diçka, realitetin qe mund te ndodhte me keta para … problemi eshte midis pastrimit te parave dhe sekustrimit te tyre qe eshte parshikuar te ndodhe nga ana e shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje