Qeveria miraton Planin Kombëtar të Integrimit Europian 2014-2020

2 Korrik 2014, 19:21Politika TEMA

Qeveria ka miratuar Planin Kombëtar për Integrimin Europian 2014-2020 (PKIE). Vendimi është marrë sot gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Sipas vendimit, Ministria e Integrimit orienton, bashkërendon dhe monitoron zbatimin e PKIE-së, 2014 – 2020, për çdo kapitull, nga grupet ndërinstitucionale të punës (GNP). Po ashtu sipas vendimit Ministria e Integrimit raporton çdo 3 muaj në Këshillin e Ministrave për ecurinë e zbatimit të PKIE-së, 2014 – 2020.

Gjithashtu edhe Ministritë dhe institucionet e tjera qendrore në varësi të Këshillit të Ministrave raportojnë pranë Ministrisë së Integrimit, çdo 3 muaj (java e tretë e muajit të fundit), për realizimin e detyrimeve, që rrjedhin nga PKIE-ja, 2014 – 2020.
 
Ndër të tjera Ministria e Integrimit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, ngarkohen të monitorojë përfshirjen, nga ministritë dhe institucionet e tjera qendrore, në programin buxhetor afatmesëm, të nevojave financiare për zbatimin e përparësive afatshkurtra dhe afatmesme, të parashikuara në PKIE, 2014 – 2020.
 
Plani Kombëtar për Integrimin Evropian është përpiluar në të njëjtën linjë me Planin Legjislativ Vjetor të qeverisë si dhe me Strategjinë për Zhvillim dhe Integrim, ndërsa janë ngarkuar të gjitha ministritë dhe institucionet qendrore në varësi të Kryeministrit, për të cilat në PKIE, 2014 – 2020, janë përcaktuar detyra të veçanta, për zbatimin e këtij vendimi. 

4 komente në “Qeveria miraton Planin Kombëtar të Integrimit Europian 2014-2020”

  1. ATILA says:

    Do ishte nje ndermarje titanike nese Qeveria do arrinte qe ne 2020 d.m.th per gati 6 vjet Shqiperia te kaloje pragun e Evropes. Megjithate do isha shume entuziast qe ta besoja nje gje te tille me gjithe deshiren e kuptueshme. Gjithsesi duhet punuar fort nga te gjithe qe te arrihet ky objektiv kombetar.

  2. greta says:

    1990-2020,ta bejme Shqiperine si gjithe Europa!Turp,kaq vite,a do pergjigjet njeri per kete prapambetje?

  3. elinor says:

    Kater paragrafe vetem per te treguar se u miratua plani?!! Po plani ku eshte se s’po e shohim?
    Nqs nuk ka dicka ne lidhje me reduktimin sa me te shpejte te injorances qe i ka ngulur rrenjet thelle ne mbare popullesine, vecanerisht tek te rinjte, per integrim as qe behet fjale. Sa perzihet uji me vaj aq integrohet mentaliteti shqiptar me ate evropian. Duhet te gjejme nje menyre qe te heqim ujin nga vaji.

  4. hec aty mire se te pakten ne 2020 kalamajt tane do jene anetare te B..http://goo.gl/gWYop7

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje