Dy persona humbën jetën në një aksident tragjik të ndodhur në aksin Fushë Krujë- Vorë.
Burime policore bënë të ditur se viktimat po udhëtonin me një motor, i cili është përplasur me pjesën e prapme të një automjeti tip “Ford”.
Sipas policisë, viktimat janë Sadri Beja 23 vjeç, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme, dhe Renald Tema, i cili humbi jetën gjatë transportit për në spital, pasi ishte plagosur në gjendje të rëndë.
Nga hetimet paraprake viktimat po udhëtonin me motor pa kokore, çka ka sjellë edhe pasojat tragjike të aksidentit.
Ndërkaq shkak për aksidentin mësohet të jetë shpejtësia e lartë me të cilën dy personat po udhëtonin me motor, deri sa janë përplasur edhe me pjesën e prapme të automjetit.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.