Reforma Territoriale/ Fino: U zhgënjeva, prisja hartën nga PD. Zgjedhjet nuk shtyhen. Reagon Halimi

3 Korrik 2014, 12:15Politika TEMA

Mazhoranca duket seka mbetur e zhgënjyer nga vendimi dhe qëndrimi i Partisë Demokratike për të mos paraqitur asnjë variant apo hartë të ndarjes së re territoriale. Një ditë pas publikimit të rezolutës nga Partia Demokratike dhe drejtuesit vendorë të saj në lidhje me reformën territoriale, bashkëkryetari i Komisionit parlamentar, deputeti socialist Bashkim Fino theksoi se kërkesa e demokratëve për të shtyrë zgjedhjet lokale nëse nuk bëhet decentralizimi nuk është zgjidhje.

“Ngela i zhgenjyer  pasi prisja dhe shpresoja një hartë nga ana e opozitës. Të mbledhesh tre ditë konferencen e të thuash se dua decetralizim për të shtyrë zgjedhjet, nuk më duket zgjidhje kjo”, theksoi deputeti socialist.

Sipas tij, edhe pse shumica i ka dhënë disa herë mundësi opozitës për të kontribuar në këtë reformë nuk ka asnjë propozim konkret prej saj.

 “Ne kemi hedhur treg pesë variante dhe nuk ëhstë faji i mazhorancës që ne jemi një hap përpara. Po opozita çfarë ka hedhur? Unë nuk shoh asnjë variant të opozitës në treg. Ne si komision duke respektuar Kushtetutën duhet që brenda 22 Korrikut të mbyllim procesin e konsultimeve me të zgjedhurit vendorë”, u shpreh Fino.

Në vijim ai konfirmoi se reforma do të mbyllet brenda korrikut, ndërsa shtoi se në shtator do të paraqesin një amendament për ligjin e centralizimit.

“Jam dakort qe reforma territoriale që duam të mbarojmë brenda sesionit është e lidhur me reformën e decetralizimit. Po punojme për një ligj të ri për decetralizimin bashke me USAID, por koha në dispozicion është shumë e paktë për të kaluar dhe miratuar të dy ligjet”, theksoi Fino.

Deputeti demokrat Eduard Halimi e ka konsideruar si një imagjinatë të Edi Ramës kërkesën e opozitës për shtyrjen e zgjedhjeve vendore. Në një reagim për mediat, Halimi tha se PD nuk ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve, sikundër i ka drejtuar apel mazhorancës për t’u ulur me opozitën për të diskutuar në lidhje me reformën territoriale.

“Ne nuk e konsiderojmë këtë reformë thjesht një hartë, sikundër përpiqet ta bëjë mazhoranca. Ne kemi vënë theksin tek shërbimet ndaj qytetarëve, tek transparenca. Për ne 3 komponentët e parë të kësaj reforme janë qytetaratë, ndërsa komponenti i 4-të është harta. Por duket se mazhoranca e ka mendjen tek harta elektorale”, theksoi Halimi.

Në vijim ai shtoi se Kryeministri Rama për t’iu shmangur një përgjigjeje mbi ftesën e bërë nga opozita, nxorri nga imagjinata e tij sikur PD kishte kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve.

“Ne s’kemi kërkuar aspak shtyrjen e zgjedhjeve, pasi nuk e konsiderojmë këtë process të lidhur me reformën tërritoriale, por për mendimin tonë kjo reformë ka lidhje me qytetarët dhe me atë se çka ne do u ofrojmë atyre”, tha Halimi.

13 komente në “Reforma Territoriale/ Fino: U zhgënjeva, prisja hartën nga PD. Zgjedhjet nuk shtyhen. Reagon Halimi”

  1. drejtesia says:

    Eshte injorance te kerkosh hartimin dhe aprovimin e projektligjit per autonomine teritoriale para reformes teritoriale sic kerkon PD-ja sepse autonomia teritoriale eshte e lidhur me ndarjen teritoriale perkatse.

    1. dull says:

      Si per cudi,,iken lajmet per detin,nga te gjitha bloget,???

  2. matteo says:

    Pse, Z.Fino, prisnit vertet variant nga Luli?! Ate e kupton edhe me teveqeli qe gjithcka e ben per te shtyre ne Kalendat Greke reformen.

  3. Kendveshtrim tjeter says:

    Basha ne kerkim te mandatit te 2-te,ne tavoline !
    Vjedhjet ne rrugen e kombit dhe te mandatit te pare nuk perseriten.

  4. Lumi says:

    Z.Fino ! PD-ja kerkon vetem lodra fjalesh dhe jo pune te drejtperdrejt ! Z.oti Basha nuk mund te jape asnje mendim pa folur Sala ! Qe ta pyesi ,nuk ja mbane , dhe vete hidhet sa ne nje dege ne tjetren ,duke u ruajtur qe te mos cenoje eprorin e tij( Salen) Indirekt ai thote se ata nuk jane per kete lloje reforme edhe pse me pare ishin shume dakort ,por tani nuk i len xhelozia !

  5. Vazhdoni me reformen se kryetaret e komunave jane bere rrezkishmeri per Kombin.Populli eshte me ju per reformen.Me kete qe po ben PD-ja po tregon se eshte parti e kryetareve te komunave qe shpallen fitues me 300 vota apo me pak.Keto kryetare kane shkaterruar gjithçka.Reforma territoriale eshte çlirimi i dyte i Shqiperise.Po te ishte per PD-ne ajo nuk do ishte bere kurre.Prandaj vazhdoni punen se popullin e keni me vete.Mos beni tryeza me vendoret se ato kerkojne komunat me 300 banore vetem per te vjedhur e per te shkaterruar.Beni mbledhje me popullin se e keni me vete.E them edhe njehere PD-ja eshte parti antireforme.Eshte parti e katunareve, alias kryetareve te komunave

  6. zambi says:

    Te dy palet po ja futni kot. Reforma territoriale do anize te thelle dhe te detajuar. Nuk behet nga zyra me nje harte dhe laps ne dore.

    1. matteo says:

      Kur e thote Zambi, s’e luan as topi. Degjojeni kete krijese fantazmagorike.

  7. Halim Pilafi says:

    Ke ben budalla ky thuthuqi!! Basha doli me ze dhe figure duke thene qe mund te kerkohet shtyrja e zgjedhjeve. Mire i tha Fule ketij gomari :”-mbylle mjaft degjuam budallalleqet e tua”.

  8. Franz Kafka says:

    reforma qe do paraqesi basha eshte qe kamzen ta perfshije ne tirane dhe tiranen aktuale ta perfshije ne bathore, pra tirana aktuale do varet nga juridiksioni bathores kurse kamza do shnderrohet ne tirane

  9. mond says:

    Jam dakord me Zambin

  10. . says:

    ===========================================================
    Po pse cfare pritni nga Ceta-Veriore PD ?

    Ata jane injorante, nuk dine te ecin, flasin pale te drejtojne
    apo te zhvillojne Shqiperine.

    23 vjet e vodhen, vrane, degjeneruan me droge dhe kurva Shqiperine.
    ===========================================================

  11. diti says:

    Vazhdo punen Ti o FINO se rrozga jan keta te PD nuk duan qe vendi te behet – e kan leshuar momentalisht shpellen keq vetem flasin e shgkruajne keq e me keq- ate pune kan keta delenxhinje .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje