Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha pozita dhe opozita duhet të mbështesin Policinë e Shtetit që të zbulojë dhe të vërë para drejtësisë autorët e vrasjes së bankierit Artan Santo.
“Të nxisim Policinë e Shtetit që të zbulojë vrasjen e bankierit Santo, një mik i mirë, një qytetar i zoti për Shqipërinë tonë. Shteti duhet t’i kapë ata dy kriminelë që e sfiduan në mes të ditës, por ne së bashku, pozitë-opozitë, socialistë e demokratë, duhet të jemi sot në mbështetje të policisë dhe jo të bëhemi zëdhënës të “Gates”. Ta mbështesim policinë që ta hetojë me përpikmëri këtë rast dhe menjëherë të arrestohen dy kriminelët e të vihen para drejtësisë”, u shpreh Balla në parlament.
Diskutimi i rezolutës së Prokurorisë së Përgjithshme mbi gjendjen e kriminalitetit në Shqipëri per vitin 2013 solli në qendër të debatit vrasjen një javë më parë të bankierit Santo.
Deputeti Balla tha se diskutimi i kësaj rezolute bëhet vetëm pak ditë ‘nga fitorja e shtetit me krimin në Lazarat”.
“Superaksioni në Lazarat ishte treguesi më kuptimplotë i rezultateve në rritje të Policisë së Shtetit. Lufta me krimin ka qënë dhe mbetet prioritet themelor i kësaj qeverie. Pjesa më e vështirë e betejës ka qënë kthimi i policisë në krye të detyrës brenda 300 ditëve të para të qeverisjes”, tha Balla në Kuvend.
Në vijim të komenteve për aksionin në Lazarat, ai akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha për lidhje me baronët e drogës.
“Lazarati nuk ishte thjesht një plantacion droge jashtë kontrollit të shtetit, por ishte më shumë se kaq. Ai ishte shembëlltyra e dorëzimit pa kushte të shtetit që opozita e sotme i kishte bërë për shkak të pazareve të ulëta të Berishës me baronët e drogës në Lazarat. Ai që sulmon sot për lidhje të fshehta të policisë me kriminelët i kishte vendosur vetë ato me ‘Gatet’ e shokët e tij. I vetmi njeri në këtë parlament që komunikonte orë pa orë me ‘Gaten’ e miqtë e tij në Lazarat, ishte vetëm Sali Berisha. ‘Vip’-at e Lazaratit e kishin shtetin vetëm një telefonatë larg dhe e drejtonin atë me telekomandë’, u shpreh Balla në parlament.
Lerini llafet po arrestoheni kafshen qe dhe ky popull te bie rehat.
Po cte arrestojne keta mer aman? Keta jane njeri me hajdut e kriminel se tjetri.
Plak llafazan duhet denuar me gjate eshte me qete parlamenti pa te.
Opozaita vetem per akuza pa lidhje eshte, As nuk eshte e interesuar fare ne zbardhjen e ngjarjes se ska me cfare te merret pasataj.
Po ilir meta komunikonte gje?
Zoti Balla,
Kur Ju e dini me fakte qe Sali Krimineli komunikonte me Gate e Gatet e Lazaratit, qe do te thote; Ato kishin mbrojtjen e Sali Protopapes, si rrezohet dhoje, me te drejte Ne-Populli, ju shtrojme pyetjen;
Perse nuk arrestohet atehere, Sali Droga???!!!
Faktet i keni, cfare prisni???!!!
Dijeni se populli i thjeshte, i cili deshiron ta shikoje kete Kriminel prapa hekurave, nuk ju kupton. Nuk ju kupton qe, edhe kur ka fakte per veprimtari Kriminale, te mos arrestohet???!!!!
Kesaj jepni pergjigjee ne Parlament.
Ndryshe, do ta keni shume veshtire mbas tre vjetesh te fitoni perseri votat tona!
Ska asnje llogjike qe ju mbron perse Sali Berisha nuk arrestohet, aq me shume kur ke fakte!
Reforma ne Drejtesi behet edhe po qe Saliu ne burg.
Mbylleni te poshterin mbrenda se e qelbi Shqiperine.
Ore ky eshte me…kar…Se berisha , vetem llafe ike re kor rrocke ,ke bythe fute Brenda ca bene kote,fliste me getet copa plerashe ike ore loqe
arrestojeni dhe denojeni pleren berish po keni fakte,mos dilni kot me ne deklarata te tilla