FOTOT/ Ai nuk ka krahë, por i jep makinës me këmbë

3 Korrik 2014, 09:20Lifestyle TEMA
FOTOT/ Ai nuk ka krahë, por i jep makinës me këmbë

Një person pa krahë, që e drejtonte makinën me këmbë, u kap nga policia në Kinë dhe iu konfiskua makina.

Megjithatë, ai tha se ka bërë mbi 100 mijë kilometra në timon dhe kjo është hera e parë që e kapin.

Policia në Kinë tha se Wo Guo, 45 vjeç, është një rrezik për veten dhe shoferët e tjerë.

Guo i humbi krahët kur ishte vetëm shtatë vjeç.

Pasi iu amputuan krahët, ai mësoi të kujdesej për veten duke përdorur këmbët.

Aktualisht është i martuar dhe ka një djalë.

Jetesën e siguron duke shitur fruta në treg dhe thekson se është i lumtur.

Por makina i duhej për të bërë transportin e frutave.

“Makina me marshe automatike më duket e lehtë. Një mik ma mësoi për një javë. Nuk kam marrë dot patentë për shkak të paaftësisë sime,” tha ai.

2 komente në “FOTOT/ Ai nuk ka krahë, por i jep makinës me këmbë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje