Argjentina e Mesit kalon në gjysëmfinale

5 Korrik 2014, 20:05Sport TEMA

Argjentina është gjysëmfinalistja e radhës e Botërorit të Brazilit.

Ndeshja është vendosur që në minutën e ‘8, kur Gonzalo Higuain ka shënuar një gol mjaft të bukur.

Belgjika është treguar e pafuqishme dhe nuk e ka ngritur dot nivelin e lojës.

Përgjatë gjithë ’90 minutave, belkët kanë bërë një lojë apatike, duke mos arritur dot të krijojnë asnjë rast të pastër për të barazuar.

Madje, kanë qenë argjentinasit, që, pavarësisht se kanë luajtur shumë dobët pas golit të shënuar, duke administruar vetëm rezultatin, kanë pasur dy mundësi shumë të mira.

Fillimisht ka qenë sërish Higuain, i cili pas një aksioni spektakolar personal, ka goditur traversën.

Në fund, Lionel Mesi ka pasur një rast të artë për të mbyllur ndeshjen, por përballë portierit belg Tibua Kurtua, nuk ka arritur dot të shënojë.

Kurtua në fakt duket se është kthyer në një makth për argjentinasin, pasi në nëntë ndeshje që janë përballur mes tyre, 8 mes Atletikos së Madridit dhe Barcelonës, Mesi nuk ka arritur dot të shënojë asnjëherë ndaj tij.

Edhe pse një ekip me shumë talente, Belgjika ka zhgënjyer shumë përballë Argjentinës.

Ndërkohë, as këtë radhë Adnan Januzaj nuk është aktivizuar.

Tashmë Argjentina pret fituesin e Holandë-Kosta Rika, për të mësuar se me kë do të ndeshet në gjysëmfinale.

16 komente në “Argjentina e Mesit kalon në gjysëmfinale”

  1. vlora.aj says:

    Mesi ia rruan kti portieri e jo iben gol.

  2. Gezimi says:

    Po Jonuzajn pse nuk e aktivizuan. Me und te vlkete rast, u be e qarte se sa mund te vleje ky lojtar qe nuk u la gje pa u shkruar…….

    1. Arden says:

      Babai manxher i Januzujat ka menduar se beri zgjedhjen me te mire per interesat e familjes e djalit te tij kur zgjodhi Belgjiken. Nuk dua te bej profetin por jam i mendimit se nuk do ta kete te lehte aktivizimin me Belgjiken. Belgjika e mbushur me talente dhe te gjithe ne moshe shume te re pothuaj aq sa Januzaj.Te gjithe ata do jene egoiste e kurre nuk do ta pranojne ate kollaj ne gjirin e tyre sidomos pas Telenoveles se stergjatur te tij per te percaktuar se me ke do te luaj. Si duket Vilmots donte thjeshte ta kishte ne stol si perforcim, por sic e thashe as qe nuk ju desh fare. E futi vetem disa minuta sa per ta djegur qe te mos kete mundesi te kaloj me as nje ekip tjeter. Kjo ishte e gjitha. Tani le te presi rradhen.Ndoshta kjo do ti beje mire sidomos te atit te tij meghithse per Januzajn me vjen keq se ai nuk pati as nje mundesi per te thene fjalen e tij ne kete ceshtje meghithse duhet ta thoshte.

  3. kanan jonuzi says:

    Vlen sa nje lojtari stoli… u be me belgjiken qe te ishte pjese e stolit brazil 2014… LOSER

  4. emigranti says:

    ndeshje koti, argjentina luajti dobet, belget te emocjonuar e te trembur nga emrat e medha te argjentines .. tifozet belg kerkonin me ngulm futjen e Januzajt, si duket trajneri se pa te aresyeshme … Januzaj eshte lojtar klasi megjithese i ri vetem 19, e kam pare ne fushe por si duket nuk funksjon me lojtaret belg (eshte futur vone ne skuader dhe pothuajse nuk i njef, dhe nuk ka eksperjence me kombetaren belge) sepse ne ndeshjen qe u angazhua nxori shum topa por askush se ndiqte topin, dhe sja merr askush dot topin nga kemba… ai do te funksjononte me Fellaini,Origi, Hazard, po jo me Mertens, siç e futi ne ndeshjen me Koren e jugut. Mertens eshte egoist dhe ne ate ndeshje luajti keq. Si ti binte topi ne kemb nuk kishte haber per pasim .. Nuk ka futboll pa loje kolektive .. Gjithsesi dhe vet belget e dinin se nuk shkonin me larg. Ata e arriten objektivin e tyre.

  5. Best says:

    O Vlora
    Messi Kurtuas i ka shenuar sa per 10 vjet deri tani
    po ti aq e ndjek futbollin
    vetem kete vit nuk i shenoi se ishte i demtuar dhe se Barca ra fizikisht
    Ajo e sotmja ishte fat i portierit jo zotesi se i kapi topi ne trup
    po hajt ma
    se po ti kishte dhene edhe pak me teper parabel ia ngopi
    nejse rendesi ka argjentina kaloi me merite te plote

    1. vlora.aj says:

      Tashty eshte.

  6. MIRDITORI says:

    Ndeshjen e fitoj mafja e FIFA-s.Vetem duke pare albitrin skandalo-mafioz RIZOLI e dinim sa perfundonte ndeshja.Ne kombetaren argjentinase ka 14 lojtare me shtetesi italiane:

  7. Albi says:

    Messi ësht akoma në botror e ky portieri jo, sa për të kuptuar kush ësht më i mirë. Januzaj nuk ka klasin qe kujtuam se kishte e nuk do bëj diferencën asnjëherë

    1. vlora.aj says:

      Mesi mund te jete akoma e mund te fitoj Argjentina, po ky spo shohim te bej ndonje gje si lojtari me i madh ne bote. U lumte qe kenaqeni me kaq, duket qe jeni me skede te limituar.

  8. Halla e turkofagosit says:

    Qysh u tallen me ate supertalentin kosovar Januzajn.E futen 60 minuta ne nje ndeshje pa vlere qe te mos nderronte dot me kombetare dhe pastaj e lane te ngrohte stolin.

  9. Tajson says:

    Belgjika na zhgenjeu..highlights http://goo.gl/JNiALd

  10. fatmiri says:

    Bekgjika e ka treguar talentin e saj ne kete boteror. Ne ndeshjen me Argjentinen dukesh qe lojtaret ishin te lodhur, por prape si loje beri ate qe i takonte. Ma merr mendja qe Vilmots duhesh te kish vepruar taktikisht. Ne pjesen e pare te kish futur stolin qe ishin te shlodhur dhe pastaj te bente tre nderrimet ne sulm me lojtaret baze, megjithese i ka te gjithe njesoj.Nuk ka vend per kritike. Fifa e kishte vendos nepermjet arbitrave qe ne gjysem finale te shkonin keto qe shkuan. E njihni Blater? Mafja vete, atehere mos prisni nga skuadra serioze e me loje te bukur, por nga huliganet e kapot. Kjo eshte koha. jetojeni dhe mos u deshperoni. harrojeni ate qe ndodhi dje dhe mendoni per te nesermen;

    1. Klajdi says:

      O Fatmiri cfare ndeshje ke pare ti se Belgu nuk kishte asnje rast te paster per shenim ne 90 minuta loje dhe ne fund nxorri ata pellat e gjate si Partizani ne nje kohe me Safet Berishen.Ricoli sa per dijeni ka bere arbitrimin me te mire gjer tani ne kete boteror.Blater mund te kete kusure te tjera por ne kete rast mos ja fut pordhes kotBelgjika duhet te hante dhe dy te tjere apo e kam gabim.Sa mire e njhke Blaterin e ke pas shokun e plakes e paska mashtru me pagesen prandaj e quan mafioz iko loqe shkruaj vetem per sport.

  11. niku says:

    me behet qejfi per januzajn, babait te tij i paten hipur pordh te medhaja para boterorit por belgu ja dhjeu me ne fund, nje person qe nuk respekton vendin e tij nuk ka se si te besohet qe do te respektoj nje vend tjeter, pra ne loje ishte interesi dhe jo shpirti, por babai burravec i januzajt kujtoj se jau fut belgeve. nga pedestralja qe do te ishte djali i tije nese luante per shqiperine e coj te mbledh topat e grekut belg turp,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje